Ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier ka bërë thirrje për një dëbim sa më të shpejtë të azilkërkuesve të refuzuar nga Ballkani.
Ai tha dje për Bild se për këto shtete situata nuk është e njëjtë si për vendet ku njerëzit janë të persekutuar.
Duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të numrit të emigrantëve nga Balllkani, ministri gjerman dëshiron riatdhesimin e shpejtë të azilkëkuesve të refuzuar nga rajoni.
“30-40% e azilkërkuesve vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për këtë grup vendesh nuk ka asnjë shans që t’i njihet azili,” u shpreh Steinmeier.
“Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk mund të trajtohen njëlloj si shtetet ku njerëzit janë të persekutuar”.
Veçanërisht refugjatët e Ballkanit janë ata që kërkojnë të punojnë në Gjermani
Edhe më herët, lideri parlamentar Thomas Oppermann i klasifikoi vendet si Shqipëria, Mali i Zi e Kosova si vende të sigurta:
“Krahasuar me Sirinë, Irakun, Eritrean e Sudanin ato janë vende shumë të sigurta.
Janë të shumtë refugjatët e Ballkanit që kërkojnë të punojnë në Gjermani.
Ne duam të mbrojmë kryesisht emigrantët në vendet e të cilëve ka luftë“.
Festoni sepse ra muri i Berlinit!!!!
Qendrim skandaloz dhe tregues i paaftesise se shtetit gjerman. Ne fillim i pranon dhe i fut ne procedure azili, pastaj kerkon tu veje fshesen. Nga njera ane njoftojne publikisht se kane nevoje per fuqi puntore, pastaj i debojne punonjesit. Gjermania parate tona i do, ka me dhjetra kompani VIP gjermane qe u marrin leket shqiptareve, kurse punen tone nuk e dashka?! Do te ishte mire qe ne te gjithe shqiptaret, te bojkotojme te gjitha produktet gjermane, duke filluar nga Telekom (ish AMC), Dast, DeutchCOlor dhe Benzi.
Gjermania ka nevoje per punonjes (jo punetore krahu), por per specialiste! Kur dikush kerkon azil, ata jane te detyruar ta shqyrtojne kerkesen. Ai po ta thote qarte “mos hajdeni se nuk ka shance per azil” Ku eshte problemi? Nuk eshte Gjermania qe “i merr” leket shqiptareve, jane shqiptaret qe duan mallra gjermane! Punen tuaj te doje Gjermania? Qe ta beni ju si bete Shqiperine?
Ha ha ha shqiperia bojkot produkteve gjermane.ku ke shans te kesh produktet gjermane ne shqiperi.ju rroft made in kina se per tjeter ske fuqi
Politikanët tanë s’jan të bindur për antarsimin në be
“Po bllokuam produktet gjermane ,Gjermania do te kete nje krize te papare me pare,prandaj sa me shpejt bojkot mallrave tedesche.”
Po ku kemi ne Shqiperi neve mallra gjermane e italiane , apo evropiane , ne i kemi te gjitha kineze e sidomos turke , qe sapo e ble (mallin turk) , te mbetet ne dore , pa e vene akoma ne perdorim .
a i kane dhene demshperblimet e luftes keta hajdutet e modernizum,mos i bleni makinat gjermone ,kjo eshte e vetmja rruge per ti fut ne pozite te veshtire,ishte Amerikoni qe i ngrejti se u shune fare e tani hedhin pordhe.