Reagon Andrea Stefani: Ja pse i vogli Dritan Hila më gjuan më gurë

19 Gusht 2015, 19:34Politika TEMA

Andrea Stefani ka reaguar pas një shënimi të Dritan Hilës kundër tij.

Stefani shkruan për gazetën Dita, se Hila nuk e kritikon atë, por e shan.

Ai jep edhe arsyet pse Hila e “gjuan me gurë”.

Dritani sapo me ka sharë në facebook. Do më kish pëlqyer të më kish kritikuar dhe jo sharë. Sepse kjo më detyron të bëj analizën e sharjes duke zbuluar hiletë e saj. Pra, Dritani më ka sharë për një kritikë që i bëra para pak ditësh shkrimtarit të shquar Ditero Agolli në lidhje me një vlerësim për Sali Berishën si politikan. Vetë shkrimtari i madh ma mirëkuptoi kritikën. Por Dritani i vogël jo. Sepse paska një dashuri aq të madhe për monumentet, sa nuk përmbahet dot para një sakrilegji të tillë sikundër qënka kritika e një “monumenti”.

Në fakt, shtiret kinse i vjen keq për Dritëroin. Kjo është hileja e parë tij. Sepse në të vërtetë, nuk mbron Dritëroin (që s’ka nevojë ta mbrojë Dritani) por Berishën. Kritikën time, Dritani, e quan injorancë që gjuan me gurë një monument si Dritëroi. Një tjetër hile kjo që kalon nëpër disa faza. Së pari, njeriun e gjallë e shndërron në monument. Së dyti, kritikën e shndërron në gur. Së treti, nga ngatërrimi me hile i këtyre premisave, arrin në konkluzionin hileqar se është gjuajtur me gur një monument! Në fakt, po kritikohej një njeri, që sado i madh, edhe mund të gabojë. Sepse të gabosh është njerëzore, “errare humanum est”. Volteri ka thënë: e urrej pikëpamjen tënde por do ta mbroj me jetën time të drejtën që ke për ta shprehur atë. Vetë poeti i madh u ngrit në lartësinë e këtij volterizmi kur pas kritikës u shpreh: Eshtë liria e gazetarit!

Por sipas Dritanit, që e mban veten për një lloj gazetari, paska ca raste qe kritika qënka mëkat. Madje, akoma më keq, një krim që “s’të lë të vdesësh”. Por nuk është fare kështu. Kritika dhe cinizmi janë gjëra krejt të kundërta. Dhe po të kish prirjen për tu thelluar pak edhe Dritani do kuptonte se kritika ime për shkrimtarin e madh, nuk kërkonte poshtërimin e “monumentit” por mos zhyerjen e tij. Por, e përsëris, meraku për “monumentin”, është thjesht një hile, një lojë. Problem i madh me disa njerëz qe hilet i shtyjne pa shpëtim drejt shtrembërimit të gjërave.

Sepse nuk e kam kritikuar Agollin, sikundër me hile shkruan Dritani, pse nuk kritikon Berishën (gjë që në fakt Dritëroi e ka bërë ca kohë më pare, madje më fort se unë) por pse, në kontekstin e asaj interviste, e lëvdonte, në mendimin tim jo me meritë, atë. Shtrembëron, prapë me hile si dhe duke përvetësuar një akuzë që kanë vite që ma bëjnë fanatikët e Berishës, kur thotë se shaj Berishën. Në fakt, vetëm e kritikoj. Por berishistëve i duken kritikat si sharje nga dashuria fanatike që kanë për Berishën si për një monument. Dhe dashuria e fanatikëve për liderin mund të jetë veçse “monumentale”, e paluajtëshme, si ajo e Dritanit.

Edhe ata mendojnë si Dritani që paska njerëz (në rastin e tyre Berisha) që është injorancë t’i kritikosh se kanë gjithmonë të drejtë. Si Duçja për shembull. Ky është gjymtimi i fanatikëve dhe idhujtarëve të çdo ngjyre. Migjeni fliste për “idhuj pa krena”. Dritani kërcënon të mos preken “idhujt me krena”. Reagimi i Dritanit është fiks në një gjatësi vale jo vetëm me reagimet e fanatikeve të Berishes sa herë i gjuaj “me gure” “monumentit” te idhullit te tyre “me krena”, por edhe me sharjet që më lëshuan pikërisht sapo kritikova Agollin lidhur me vlerësimin për Berishën.

Kam përshtypjen se nuk e ka nga që është fanatik i Dritëroit. Shtiret kinse i tillë. Dyshoj se kjo harmoni me berishistët i ka rrënjët në disa zhvillime të kohëve të fundit. Ndoshta me faktin se Dritani nuk është më zëvendësministër. Prandaj, më gjuan me gurë. Por objektivi është tjetërkund. Në kampin përballë Berishës.

Gjithsesi i vjen më për mbarë të gjuaj me gurë një gazetar. Por sharja është si guri. Madje më e keqe. Siç thotë njê shprehje e vjetër: Gjuha eshtra ska po eshtra thyen. Dritani mendon se ka të drejtë të më gjuajë me gurë. Mesa duket nga që nuk jam një monument. Dritani respektoka vetëm monumentet. Se përsa i përket lirisë së kritikës, veti kjo e të gjallëve, shihet se nuk ka ndonjë rëndësi për Dritanin. Dhe nuk ka si të ketë. Ngase hileja nuk lyp të drejtë. Pra, as edhe liri. Sepse drejtësia dhe liria janë anë të së njëjtës medalje”, shkruan Stefani.

26 komente në “Reagon Andrea Stefani: Ja pse i vogli Dritan Hila më gjuan më gurë”

  1. dardan says:

    ky Stefani nje idiot sahan lepires

  2. e ema zeqos ne maje te thanes says:

    Po pse kohe per te lexuar edhe keta kemi ne? Na leni rehat ju lutem.
    Kamarier. Ma sill kafen pa sheqer te lutem.

  3. Harroje Andre ,cfar shkruajn kta kurvat e dovletit ,
    kta jane kanceri shqiperise ,ti e bere tenden si nji qytetare i vertet ,
    ja plase qurret pseudoqytetarit bythlepirsit surrat vrerit gogolli ,
    me kte zagar qe jan rrac nga zagart e beut ,mos u merr kot ,sja vlen jane funderina te cdo shoqerie .
    e kuptuat s?e cfar fare ndyt jane muzullmanet

  4. studenti says:

    E paske tjerre shume gjate. E kesaj i thone kur s di te thuash shkurt i bie gjate. Kete paske bere o Andrea.Duke qene keshtu po me shijon me shume ato tre rreshtat e Dritanit se gjithe ky falli yt.

  5. Tema says:

    Goditja ësht mur berlini

  6. duno says:

    Nuk e besoj te egzistonte Andrea Stefani gazetar po mos egzistonte Sali Berisha. KY Berisha nuk njihet dhe per qejfli mor jahu qe ti kete bere gj mamit te Andreas ,apo mos eshte e kunderta ,ajo ja ka lypur e ai nuk ja ka dhene.

  7. Xhaxhi Ariu says:

    Driteroi njeri eshte shume i vogel krahasur me Driteroin shkrimtar. Kujtoni shkrimin e tij para shume vitesh te titulluar “Shkerdhatokracia” dhe rrethanat ekonomike kur u publikua ky artikull. Fatos Nano (Kryeminister ne ate kohe) donte ti hiqte te drejten e perdorimit te Piramides (ish muzeu “Enver Hoxha”) si qender organizimi panairesh kompanise qe kishte si bashkepronar nje familjare te Driteroit. Pas shkrimit te Driteroit dhe pergjigjes se Edi Rames ne mbeshtetje te Fatos Nanos te gjithe e dime fundin: Familja e Driteroit arriti te mbante te drejten eskluzive te zhvillimeve te panaireve tek Piramida.
    Po tani cfare e shtyn Driteroin te shkruaje? A ka ndonje tjeter interes financiar familja e Driteroit qe kerkon nje nderhyrje apo mosnderhyrje nga qeveria aktuale?

  8. Grideria says:

    Stefani thote te verteten. Ai e ka kritikuar Berishen edhe kur ishte ne pushtet qe te bente gjemen me polici, me SHIK e me lloj lloj horhanesh. Berisha eshte e keqja me e madhe e ketij vendi per 500 vjet. Shkaterroi nje popull te tere. Dhe kete e bejne vetem diktatoret kriminele.

  9. nolian says:

    andrea eshte me i vijter ne tru se dretoroi!

  10. emigranti says:

    Andrea ke te drejte te shfaqesh mendimet e tua ne liri te plote. Do te te lutem vetem per nje gje : Mos vazhdo ti servilosesh Rames si deri sot se na hap barkun. Na detyron te nderrojme kanal sic bejme kur del Rama, Berisha e Meta.

  11. altin says:

    Dritamin e ka degjeneru gjeneram hametaj – nje megalloman i dalldisur qe i ka hyr vedi ne qejf,

    . .. kjo puna e monumenteve dhe qe dritani mban krahun e berishes qe thote stefani jane hicmosgje por produkt i mendjes se semure te andreas me mesimet e marksit .

    Andrea stefani dhe hila jane e njejta gjelle e felliqur dhe e helmatisur

  12. lufter says:

    Vleresimet e qendrimet e gazetarit Andrea Stefani ne te dy keto raste per kritiken e bere Driteroit jane te drejta,llogjike e te pranueshme nga mbi 90% e komentuesve dhe per tu theksuar eshte se edhe Driteroi e vleresoi.Por per cudi doli nje diletant ne gazetari dhe shan Andrean dhe nuk di apo nuk do qe te bej krike.Vertet eshte se me kete qendrim ky Hila nuk e ka qederin per Driteroin por per Berishen.Berisha po paguan nga parat e shumta qe i grabiti ketij populli ata njerez kamikaz te pershtatshem si ky Hila qe te sulmojne Andrea Stefanin, gazetarin e pakomprementuar e i papajtueshem me shtremberimin e te vertetave,konsekuent ne mbrojtje te vertetave dhe kritika te rrepta per shkelsit e ligjeve dhe te keqijat,vuajtjet qe i kan sjell ketij populli e ketij vendi dhe ne krye te tyre qendron Berisha.Pra Hila po jep alarmin “Ndaloni Stefanin se ai nuk po pyet,deri sa fut ne shenjester edhe Driteron”.Por kete ja ka kerkuar pala e grupimit qe ka bere gjemen ketij vendi dhe eshte ne alarm.Le ta dij bota mbare ti o hil me samar qe ta vune per ugare,Driteroi gaboi edhe kesaj here te tre kater viteve te fundit.Por Stefani e con ne qiell per ato qe i meriton Driteroi dhe me dhimbje i thote pse ma bere kete,pse me godite zemren,T’i vite me pare ke thene ndryshe per Berishen ashtu si them une sot.Stefan vazhdo si gjithmon se popuuli keshtu te don se te drejtin e njef dhe e kupton ndersa Dritan Hila eshte atje ne kampin Berishian,te keqijte dhe te poshterit do grupohen e do cgrupohen se keshtu e kan ne zakon e ne soj.

  13. Ishe says:

    Andre ti shkruan per te qene ne unitet me shqiptaret dhe problemet e tyre. Pune e madhe se I ngelet hatri njerezve se paskan interesat e tyre. Gazetar I mire eshte ai qe I sherben vendit te tij.

  14. Realisti says:

    Hila, si një gazetar i vockël dhe i shitur, bën sikur nuk e kupton se superluxi i familjes e detyron Driteroin të ngrihet kunder vetes dhe deklarimeve të më parëshme për Saliun. Dritani duket se është gazetar pa gazetari.

  15. dardan says:

    me shum tru ka bytha e dritanit se sa koka e stefanit

    1. Vasiliqi says:

      Po pse e shan kaq shume Dritanin o derder kur e paska trurin tek bytha e jo tek koka???
      Andrea nuk kritikon trute e bythes se Dritanit, por ato te kokes!!!
      Sic duket ti i merrke shume ere bythes se Dritanit qe paske keto mendime pozitive per ate!!
      Me vjen keq per Rudinen se eshte zonje gazetare,por nuk ka shkelur kurre ne keto BANALITETE e SHERRE IDIOTESH!
      Drtitan!
      Gjej ndonje pune,se paske rene ne depresion!
      Ne se nuk mundesh te gjesh,hajde me shetit qenin mua e ta jap nje rroge te mire mujore me gjithe siguracionet!!!

  16. krenar says:

    Andrea je vlere. Je i forte se the vetem te verteten dhe te arsyeshmen. Cfare ke thene eshte shprehur thjesht servilet hileqaret dhe berishistet jane e keqja e ketij vendi. Servilet dhe hileqaret jane te neveritshem sado para dhe fame qe te kene.Populli nuk pranon lojra fjalesh por vetem qendrim realist dhe te ndershem. Me shkrimin e tij Dritani mori duartrokitjet e Saliut dhe urrejtjen e popullit.Vetem e verteta nuk te le ne balte.

    Andrea respekt per ty.
    Sa per Dritanin une kam lexuar disa shkrime te tij dhe me jane duker vertet realist. Respekti im per te ishte vetem realizmi dhe forca e tij eshte e padiskutueshme. Me kete shkrim Dritani me befasoi. Si ka mundesi te jete ne anen e krimineleve si Berisha e per me keq ti mbroje ata e tu japi vlera. Kush mbron krimet Berishiane ben pjese ne mallkimin e ketij populli.

  17. mynyr says:

    Opo çna çatë trapin me këto kalamanllëqe.
    Po patët bythë zgjidhini privatisht.
    Legena.

  18. hasan says:

    Mynyr.ke te drejte Sjan gje tjeter por vecse LEGENA Po.po me te vertete legena Anrea Stefani of kompani nje tupe servilash e sahan lepiresish Aty e keni Berishen e gjithe ish pushtetaret e PD dhe deri tash po i rruani sumen si thot populli Lerini me lojen me dy porta ,nbani premtimet ,lemi 2 vjet she spo fusni dot ne burg nje ish pushtetar Ku je bre ANDREA qe me hidhesh neper emisione si nje putane e regjur ,ku me jeni ju te gjithe ju sahanlepires gazetare Aty e keni Berishen,Boden ,Imamin,Bashen,Bregun e te tjere dhe nje gjemn nuk po i hyne ne kembe Dhe ti o Stefani me merresh me Hilen E Driteroin dhe na hidhni hi syve medemek ja po zbardhim lojrat e fjaleve Turp te keni ,por nje dite ky bumerang do tju zere poshte dhe zemerimi popullor nuk keni per ti shpetuar Me te rrezikshem jeni ju gazetare sahanlepiresa se sa pushtetaret hajdute

  19. Poradecari says:

    Po ky Stefani e din veten te madh? Sa qesharake, le te beje nje dush se duket si i dale nga kazani i plehrave e pastaj le te flase.

  20. Mergimtari says:

    Andrea, mose u mer me Adria Hilen, eshte kohe e humbur. Hila tani qe u largua nga ministria e mbrojtjes, ka filluar te meret me shkrime analitike, pre i krahasuar me ju, ai mbetet nje nxenes qe mezi kalon klasen. Prandaj mose humiit kohe me shkrime per D. Hlen. Urime dhe pune te mbare, artikujt tuaj mezi i presim.

  21. besi says:

    Do te me pelqente titulli i kesaj pergjigjie :DRITAN HILJA(hila)ME GJUAN ME GUR!

  22. serveti says:

    Me duket se Andrea Stefani sa vjen e krijon nje fizionomi shume te qendrueshme gazetareske dhe eshte per tu marre shembull ne per menyren e te shprehurit dhe logjikes si per kritikat dhe per mbrojtjes qe i ben kritikes. Pa e ekzagjeruar, i jap shume te drejte ne ato qe ai thote (kam komentuar dhe kritikat qe i beri Driteroit, me te drejte) dhe i uroj qetesi ne menyren se si i pret ndonje “rromuze” te njerzeve qe penetrojne per tu dukur, por ne fakt i sherbejne fijeve te dukshme e te padukshme. Me vjen keq se kam pase tjeter mendime me pare per Dritan Hilen, por ja, duhet kujdes,as nje njeri mos beso sot ne Shqiperi se turperohesh me konkluzionin tend sot me kete gjenerate qe s’merret vesh se nga i merr mesimet, nga toka apo stratosfera. Shume keq Dritan!

  23. agron domini says:

    ANDREA;PEMET PLOT PRODHIM GJUHE ME GURE.VAZHDON TE JESH I SAKTE DHE I VERTETE.QENDRIMET E VLERESIMET TUAJA KANE QENE KOHERENTE,KETE E KONFIRMON EDHE HESHTJA E VETE DRITEROIT TE MADH-nazmiu-durres

  24. doku says:

    ike ore komisar politik i zall herrit u bere ti analist shko meso si ngrihen breket

  25. Azis says:

    Stefani ka plotesisht te drejte –eshte Realist dhe gazetari me korrert me Mero Bazen ,
    Respekt te pa tundur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje