Kriza e emigrantëve që ka përfshirë të gjithë Europën, është shfaqur edhe në Maqedoni, duke detyruar autoritetet maqedonase të shpallin gjendjen alarmante. Më shumë se 4 mijë emigrantë kanë bllokuar hekurudhën Selanik- Shkup, në pjesën e kufirit me Maqedoninë. Për shkak të kësaj situate, në territorin grek janë bllokuar një tren udhëtarësh dhe një tren mallrash.
Alsat. mk shkruan se në zonën kufitare midis dy vendeve janë grumbulluar mbi 3 mijë emigrantë , të cilët po tentojnë të hyjnë në Maqedoni, por që janë të penguar nga forcat speciale maqedonase.
Ndërsa agjencia e lajmeve Ina raporton se policia po pengon turmat e emigrantëve për të hyrë në territorin e Maqedonisë. Në zonën kufitare ka mbërritur edhe njësia speciale greke e cila ka informuar për situatën në anën greke të kufirit.
Mijëra emigrantët, kryesisht të rinj të moshave prej 20 deri 30 vjeç synojnë që përmes Maqedonisë të shkojnë në Serbi dhe më pas drejt vendeve të BE.
Dhe ne jemi viktim e ksaj gjëndje eksplozive