Rama, Thaçi e Vuçiç do të luajnë futboll bashkë në Vjenë

20 Gusht 2015, 10:13Rajoni TEMA

Në samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet me 27 gusht në Vjenë, si vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, do të ketë një ngjarje të pazakontë.

Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”, raporton Tanjug.

Në ekipin “BE e ardhshme”, do të luajnë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçic, ministri i Jashtëm malazez, Igor Lukshic, homologu i tij maqedonas Nikola Popovski, ministri i Jashtëm boshnjak Crnadak, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministri i Ekonomisë nga Shqipëria, Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç.

Isa Mustafa, si kryeministër i Kosovës, nuk do të jetë përkrah homologëve të tij nga Shqipëria e Serbia.

Ndeshjen do ta gjykojë Komisioneri Europian Johanes Hahn, ndërsa në ekipin e BE-së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz.

11 komente në “Rama, Thaçi e Vuçiç do të luajnë futboll bashkë në Vjenë”

  1. Fieraku Suedi says:

    8-2 direkt fitore qe ne start….para ballkani ? ?

  2. AGRON says:

    Kokrat e Idioteve !!!

    1. Argita_B says:

      Nuk jane kokrrat e idioteve, paasi ne princip futbolli eshte nje sport qe bashkon popujt dhe jane te paret qe duhet te japin shembullin.
      E vetmja gje qe mund te kritikoj per Ramen ne intervisten e dhene per nje gazete italiane eshte termi qe perdori per kryeministrin serb Vuçiç ku e quajti “miku im”!! Dhenese eeshte e vertete, Rama duhej te kishte perdorur nje sinonim te kesaj fjale, pasi shqiptaret e Kosovs nuk jane akoma te gatshem te konsiderojne “mik” kryeministrin e nje vendi qe jo vetem nuk i ka njohu si shtet, po qe akoma nuk u ka kerkuar falje per krimet qe ka bere ne Kosove!
      Mik eshte nje fjale e madhe, dhe pse eshte afer mendjes qe Vuçiç eshte i kondicionuar nga shume parametra ne politiken e jashteme me Kosoven, nuk mendoj se Vuçiç mund te konsiderohet sot si Mik i Rames, e thene ndryshe si mik i shqiptareve.
      Gjithessi iniciativa e ndeshjes se futbollit duhet te pergezohet.

  3. Ju jeni te turpshem!!!! says:

    ishalla thejne kembet dhe kokat se nder shtetet e tyre 90% e popullsise eshte ne pike te hallit per arsim, shendetesi dhe ekonomi plus qe edhe ndonje miqesi e madhe nuk eshte se ekziston ndermjet tre popujve mjafton te kujtojme se cfare behet cdo vere me kosovaret neper plazhet shqiptare.

  4. zzzz says:

    Sa do ta ket koeficentin

  5. Kol Tivari says:

    Injoranca dhe idiotësia, nuk kanë brirë…! Ato i gjen me bollëk, këtej nga anët e “Ballkanit Perendimor”, sidomos nga anët tona…! Tallin bythën gjermano-austriakët me ne, siç kanë bërë gjithmonë…

  6. xyz says:

    Lozni dhe festojeni realizimin e kurbanave te PAQES se shtirur ne KUMANOVE e gjetke………Ec atyyyyyyyyyy

  7. Tema says:

    Jo pa njohur republikën e preshevës

  8. Inspektor says:

    Se mos na fluturoni ndonje dron, ore… se iku e la ndeshjen Vucici! Provokacia!

  9. riti says:

    mos mbani stola portative se po na rrihen si ne beograd
    ,megjithse do te luajne ne nje skuader, asnje provokacije se pastaj platini te jep te kuqen ,kujdes ndeshja nuk duhet te shitet por duhet te dale ;2 me 2,3 me 3, 4 me 4 ,ose 5 me 5 , asnjeri te mos fitoje ,

  10. koco says:

    Ju lumte ketyre ideatoreve per kete aktivitet, mendoj shume domethenes te trajtuar edhe si spektakel kulturor , perballjesh njohje e miqesimi . Jo , larg frymes se urejtjes , kapadaillekut , fryrjeve dhe shtirjeve, , percarjeve dhe karshilleqev keq dashese . Kjo fryme , kjo kulture e re esht per tu pershendetur dhe shume dobi prurese , Sjellja e zbukuron njeriu , shoqerine , edhe politike berje e shkriferon e afron e miqeson , dhe sherben si nje pasqyre ku edhe popujt vete do mundohet ta pranojne dhe te behen pjese te ketij bashke udhetimi drejt nje shoqerie me te hapur, bashkepunuese , dhe perfitimi reciprok . Ndryshe shikoni modelin e politike berjes se Kriminelit Berishe ne Parlamentin e Shqiperise, dhe No Coment Ky takim eshte me rendesi historike dhe produktiv te konkretizuar me marveshje dhe investime te medha nder ballkanike .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje