Greqia do ta njohë Kosovën këtë vit

17 Gusht 2015, 18:28Rajoni TEMA

Portali pan-evropian “EurActiv” ka botuar një artikull të radhës rreth zhvillimeve më të fundit në raportet mes Republikës së Kosovës dhe Greqisë.

EurActiv citon mediet serbe sipas të cilave njëri nga kushtet për marrjen e ndihmës financiare nga Perëndimin përfshin njohjen e Kosovës, raporton Telegraf.

E përditshmja serbe “Blic” pohon se janë shfaqur indikacione të qarta se gjendja e rëndë financiare e Greqisë nënkupton se “Kosova përbën një betejë të humbur për Serbinë”.

Në artikull theksohet se shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me përjashtim Greqinë, Spanjën, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas burimeve të medieve serbe, “Do të ishte një mrekulli që Greqia të mos e njohë Kosovën në muajt në vijim, e më së voni brenda një viti”.

“Nevojiten përpjekje serioze nga ana e diplomacisë serbe që Athina zyrtare të heqë dorë nga njohja e Kosovës, ose të paktën të shtyjë atë”, Blic citon një burim anonim.

Analisti politik Dushan Janjiq është cituar të ketë thënë se njohja e Kosovës nga Greqia “do të arrijë qysh në vjeshtë të këtij viti”.

Ai u shpreh se “Tsipras do të luajë në mënyrë pragmatike”.

“Ai do ta njohë Kosovën për të vonuar zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Për shkak të gjendjes së përkeqësuar në vend, ai nuk do të mund të zhvillojë politikat e tij. Ai do të duhet të bëjë lëshime, dhe, në këtë rast, kjo nënkupton njohjen e Kosovës”.

Bashkimi Evropian do të mirëpriste njohjen e Kosovës nga Greqia dhe zgjidhjen e të ashtuquajturës “mosmarrëveshje rreth emrit” me Maqedoninë, gjë e cila, sipas zyrtarëve evropianë, e pengon përparimin e këtij vendi drejt BE-së.

5 komente në “Greqia do ta njohë Kosovën këtë vit”

  1. Tema says:

    E din greqia që kosova s’ka det?

  2. Ajaxs says:

    E çfare rendesie ka ne se Greqia e njef Kosoven? A jemi ne ne gjendeje te ndertojme shtete ?

  3. Arber Arjan 100% i paster says:

    Nuk i plasnjeri nese kombi fallco i neo evgjiteve greke te ndertuar nga cifutet e britanise ne 1831 e njef kosoven apo jo, eshte krejt e parendesishme, greqiea eshte a parendesishme.

  4. greku jevg nga azia says:

    Do ta njohe Grreqirja, pasi te lidhe breket qe i kane rene ne fun te kembeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje