Një gjykatë në Kosovë ka dënuar një qytetar, i cili njoftoi mbi një rast korrupsioni.
Bëhet fjalë për Abdullah Thaçin, nga Prizreni, i cili gjatë kohës që punonte në një bankë tregtare i është qasur pa të drejtë llogarisë së drejtorit të Arsimit komunal, Nexhat Çoçaj, për të dëshmuar se ai ka paguar kredinë me paratë publike dhe një pjesë të tyre e ka transferuar në llogarinë bankare të fëmijëve.
Gjykata Themelore në Prizren dënoi këtë të martë Abdullah Thaçin me një gjobë prej 5 mijë eurosh, të cilën ai është i detyruar ta paguajë në 5 këste mujore, raporton TCH.
I akuzuari për veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare” e ka pranuar fajësinë dhe është penduar për veprimin e tij. Sipas aktakuzës, Abdullah Thaçi e kishte futur në një zarf gjendjen e llogarive të dy klientëve, të cilin më pas ia kishte dorëzuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Para tri vitesh, Vetëvendosja i ka përdorur këto të dhëna për të ushtruar kallëzim penal ndaj zyrtarit komunal. Pikërisht për këtë rast, drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Vendimi i sotshëm i gjykatës ka nxitur reagimin e njohësve të standardeve të krijuara nga Gjykata europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e informatorëve, apo siç njihen në anglisht “whistleblowers”, për të denoncuar dukuritë negative.
Kjo ndodh edhe ne Europen Perendimore dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. FBI psh, mund te kete prova te forta per te inkriminuar dike, por per sa kohe keto prova nuk jane marre ne menyre ligjore, nga burime te lejueshme per ligjin, ata nuk mund t’i perdorin per akuze direkte keto prova. Mund t’i perdorin per te mbledhur prova te tjera, apo per te kuptuar qe personi apo organizata ne fjale po ben pune te paligjshme dhe duket ndjekur apo pergjuar. Por kurrsesi nuk mund t’ia jape ato prova organit te akuzes. Ndryshe ka penalitete si per FBI ashtu dhe per informatorin.
Kurse Vetvendosja ka bere budallallekun dhe i ka perdorur direkt keto prova duke vene ne rrezik informatorin. EShte vetvendosja qe duhet t’ia paguaje zoterise ato 5 mije eurot.
Ne shqipot e kemi zakon qe njeriun e ndershem e derrmojme. Ate qe ben nje akt qytetar dhe denoncon ne e etiketojme spiun, hafije, tradhetar etj, etj.
Eshte tipike e jona prandaj jemi ne kete gjendje te begate.
Dhe aq i ndershem nuk eshte, pasi informacionin nuk e ka dorezuar atje ku duhet (polici, prokurori),por e ka perdorur per qellime te tjera miskine ndoshta dhe e ka shitur.
prap se prap si fenomen nuk duhej te kalonte, korrupsion i rende eshte bile