Mediat serbe kanë raportuar se kryeministri serb, Aleksandër Vuçic, tashmë ka pranuar ta nënshkruajë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, por që ministri i tij, Ivica Daçic, dhe presidenti Nikolic janë duke e sabotuar.
Kështu, e përditshmja «Danas» ka botuar një shkrim ku thuhet se në Beograd po shfaqen shenjat e para të plasaritjes midis lidershipit serb rreth asaj se a duhet të bllokohet Kosova në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar organizmave ndërkombëtarë, transmeton Koha.net.
Sipas «Danas»-it, marrëveshja e ardhshme, që pritet të arrihet në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do ta nënkuptojë mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare të tilla si: UNESCO, INTERPOL dhe agjenci të tjera dhe se kjo përbën një kërkesë të qartë të kancelares gjermane, Angela Merkel, ndaj kryeministrit Vuçic.
Ndërsa shqipëria do dali nga nato,do kthejm injetro statusin,do ftohemi me shba-të.,dhe të vazhdojn të urdhërohen nga serbi agjent.
Shikojme nje presion mbi Serbine dhe Greqine per te njohur Kosoven,aq sa te duket sikur Kosova paska miqte e dynjase,por kur vjen pune per mbeshtetjen praktike nga nderkombetaret per ndertimin e shtetit ne Kosove,jepen keshilla kunderthense qe e bllokojne zhvillimin atje.P.sh.bllokimi i marrveshjes per heqjen e vizave eshte shume fyese per 2 miljon qytetare te rrethuar ne mes te Europes.Le te nenshkruajne kete marrveshje BE dhe atehere merr kuptim edhe presioni qe u behet Serbise dhe Greqise,ndryshe duket sikur Kosova eshte futur ne oborr,por nuk lejohet as te hyje ne shtepi e as te dale nga oborri!