Tsipras zyrtarizon dorëheqjen: Jemi në vështirësi, por ditë më të bukura do të vijnë

20 Gusht 2015, 20:01Rajoni TEMA

Kryeministri i Greqisë, ashtu si zakonisht, me kostum, por pa kollarë ka dalë para populluit për ti thënë atyre se ka vendosur që qeveria e tij të japë dorëheqje.

“Jam këtu përpara jush për të dhënë dorëheqjen, pas gati 8 muajsh në detyrë.

Pavarësisht vështirësive unë jam optimist, unë besoj se ditë të bukura do të vijnë.

Do kërkoj votën tuaj që të qeveris dhe t’ia dal me programin.

Ne jemi gati dhe do të na dihet të përmubushim qëllimet tona për të patur një Greqi më të drejtë.

Dua të më jepni mua një mënyrë përmes votës që të luftojmë për vendin tonë, në mënyrë që ta vëjmë vendin tonë të drejtë.“, ka deklaruar kryeministri Tsipras para mediave.

Më tej kryeministri i Greqisë tha se marrëveshja me kreditorët nuk ka qenë ajo që ai ka dashur:

“Marrëveshja me kreditorët nuk është ai që unë dua, por është më e mira e mundshme.

Ne do të luftojmë për të shmangur pasojat negative të programit të ndihmës. 

Greqia ka bërë një hap vendimtar përpara pas marrëveshjes me kreditorët dhe unë kam një detyrim moral për të vendosur këtë marrëveshje përpara popullit, për të lejuar popullin që të gjykojnë”, u shpreh Tsipras.

Dorëheqja e Tsipras e çon vendin në zgjedhje të parakohshme, ku sipas mediave greke këto zgjedhje do të mbahen më 20 shtator.

Dorëheqja e Tsipras lidhet si përgjigje e përçarjes  brenda partisë së tij SYRIZA, pas miratimit të paketës së tretë të ndihmës edhe me votat e opozitës.

6 komente në “Tsipras zyrtarizon dorëheqjen: Jemi në vështirësi, por ditë më të bukura do të vijnë”

  1. Tema says:

    Kush kërkon paprekshmëri,organizon zgjedhje. Ka program 2O vjeçar që vetëm partia tij kupton

  2. Toni KS says:

    Good riddance (shq. mire beri qe iku).

  3. veterani says:

    NE dukje madein Gruevski duket por me i zgjuar se kerkon zgjedhje per spastrim te kundershtareve brenda grupit vet.Por ndermjet gjith te kqijave kjo eshte me e vogla. Qofte ne te mire te fqinjit tone jugore.

  4. gimi says:

    JA NGULEN PRAP EVROPES!!!???

  5. e ema zeqos ne maje te thanes says:

    Mashtrimi i rradhes

  6. I LOVE CANNABIS SATIVA&INDICA says:

    Flluske sapuni dhe Tsipurasi…ma va cagaree vaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje