FOTOT/ Një mrekulli nga Karavastaja!

21 Gusht 2015, 11:46Kulturë TEMA
FOTOT/ Një mrekulli nga Karavastaja!

Kjo është një kishë historike, e ndërtuar prej vitit 1700.

Bëhet fjalë për Kishën e Kuqe të “Shën Thanasit”, që gjendet në Karavasta.

Ajo tashmë është duke u rikonstruktuar, ndërkohë që deputeti i zonës, Erjon Braçe, ka postuar disa foto të saj.

Ja mrekullia!

Jo ne te gjitha dimensionet (mungon ende pamja e kupoles mbi altar);

Kjo është Kisha e Kuqe e “Shën Thanasit” në Karavasta të Bashkisë së Divjakës.

Ardhur keshtu prej viteve 1700-nd.

Profesor Mustafa Arapi po e zbulon cdo dite me nje pune te imet e te jashtezakonshme.

Eshte nje prej thesareve me te cmuara te ketij vendi, monument kulture e besimi.

Ne Divjake do jete nje prej pikave me te rendesishme te referimit, per besimtaret shqiptare dhe jo vetem, per vizitoret qe duan te njohin njerin prej besimeve dhe kulturen tone, pse jo.

Une nuk do rresht se promovuari kete “shtepi” mrekulli; cdo jave shoh si del ne drite dhe eshte mahnitese.

Ne fund, do ta falenderoj cdo here Mirelen, ministren tone te Kultures qe e beri te mundur gjithe kete.

Shijojeni.

Prej Krishtlindjeve ju presim”, shkruan deputeti socialist.

 

52 komente në “FOTOT/ Një mrekulli nga Karavastaja!”

  1. Labi says:

    BRAVO!!! Mahnitese.

    1. tirona says:

      Sapo i pashe! Fotot me ridhnin njera pas tjetres
      Ja ashtu si nje Burim i kulluar i asaj kulture te shkuar.
      Ne te gjitha; grumbuj Shenjtoresh.
      Sejcila nje Mesazh.
      Dashuri,Respekt dhe Perunjesi ndaj njeri tjetrit.
      U perhumba dhe thashe:
      Sa te vegjel qe jemi katandisur!
      Faleminderit Eri!
      Me solle 1700-ten para Syve te mi!
      Vecse para Syve te mi qendrone edhe Parlamenti
      ku Shenjtoret jane zevendesuar me Djaje dhe ne
      qender sterrone nje maloke qe nuk di te perunjet kurre.
      Eri. te lutem mos ma moho qe ta shoh te perfunduar.
      E di sa embel qe flitet me to,sigurisht cilido qe ka deshire
      te ngjasoje me ta.flm.

      1. lom deliu says:

        kishe eshte ndertuar ne vitin 1778 fhe pikturuar ne vitin 1797 nga piktoret grabovare Katro.

        1. Toni says:

          komunizmi e prishi e tani kopilave te komunizmit i paska ngelur ne dore ta rregullojne? ?

          1. Adriatik says:

            Ku ka art, kulture, civilizim, qytetari ka o rrenoje greko-romake ose art Bizantin.

            Ku ka prapambetje, dhune, radikalizem e krime ordinere ka allahu ekber.

            Perse ???

      2. lom deliu says:

        kishe eshte ndertuar ne vitin 1778 fhe pikturuar ne vitin 1797 nga piktoret grabovare Katro.

      3. Dardan says:

        Kjo nuk esht kishe po manastir orthodokse. Mesoni ti ndani keto gjera

        1. lom deliu says:

          e ke gabim. nuk ka patut asnjehere manastir aty. te dhenat per datat i mora nga botuesit e kishes si monument : Th. Popa, P. Thomo.

        2. lom deliu says:

          e keni gabim sepse nuk ka patur manastir aty. Sipas studiuesve te kishes dhe afreskeve Th. Popa dhe P. Thomo.

        3. lom deliu says:

          e keni gabim sepse nuk ka patur manastir aty. Sipas studiuesve te kishes dhe afreskeve Th. Popa dhe P. Thomo.

    2. arbereshi says:

      Nje mrekulli

    3. Mezani Celoja says:

      Uuuuaaaauuuu !!!
      Fantastike !!!

      Nuk e kisha menduar qe Kisha e Shen Thanasit te ishte kaq e mrekullueshme.

  2. zhaku i pamposhtur says:

    o brace shikoni ti jepni pune ketij populli dhe jo opium.me gjithe respektin qe kam per ortodoksine nuk me pelqen qe ti hiperbolizojme gjerat,shqiperia nuk ka nevpje per kisha e xhamija po ka nevoje per mbijetese ,sa turp qe nje politikan i ri ne moshe provon rolin e kameleonit

  3. Elbasani says:

    Respekte Erion Brace ja keshtu duhet te zbulohet historia e vertete e Shqiperise. Kishat jane Origjina e Shqiptareve ne Shqiperi. xhamite jane me origjine Turko-arabe dhe nuk kane vend ne Shqiperi mallkuar qofshin ata qe mbajne fene Turko.arabe te Islamit.

  4. anticensurë 369654 says:

    shumë mirë që braçja bën dhe një punë të tillë,por nuk të lë injoranca e të shkruajturit të shshqipes ta gëzosh!!
    “kishë e ndërtuar prej 1700″ës!!
    ça do me thon???

  5. KRYEKUQI says:

    jO mor Erion ,e ke gabim. Kete kishe e ka zbuluar me pare ai polici qe zbulonte avionet e droges ne Divjake.Ja kishte then Saliut,po Saliu e ruante si dhurate po te fitonte mandatin e trete. Iu prish mendja te ziut dhe e harroi. Madje hakce-hakce kete e zbuloi ish -ministri i kultures ,ai Xhaferri,po edhe ai e harroi se u mor me permiresimin e reres dhe diellit,si dhe pritjen e eshtrave te Ismail QEMALIT,KU bERISHA KISHTE BERE GATI SHIRITIN ,DHE BUQETEN ME LULE.PO ME QENE SE ATO NUK ERDHEN,e nuk kishte sesi te vinin pasi kishin ardhur u zemruan keq sa Saliu nuk e vuri me si kandidat per deputet edhe pse ne parlament qante kur diskutonte per Saliun. Ja ,Erion prite kur te thot Saliu apo tellallet se Erioni mburret me ato qe ka zbuluar Saliu……..

  6. Pellazget says:

    Ky eshte thesari yne ,restaurimi eshte i domosdoshem .

  7. Asnjeanesi says:

    Nje mrekulli e vertete !

  8. Tema says:

    Ësht freskët në kishë verës

  9. perkthyesi says:

    E jashtezakonshme! Sa pasuri fsheh ky truall! Duhet ti mirembajme e te perkujdesemi, pasi jane biografi e kombit! Urime dhe respekte njerezve qe po e riparojne!

  10. Kol Tivari says:

    Po shkrimet në kishë, në ç’gjuhë janë vallë…???

    1. Ben10 says:

      arabisht nuk jane…, te siguroj…

    2. eli says:

      ne greqisht jan shkruar

      1. Apofiritira metaqirizmeno says:

        Jane zografisur me shkronja greke, por sdo te thote qe kane kutim greqisht…….

  11. Fotaqi says:

    Tregoni pak se ne cila gjuhe jan shkrojtur ato fjale qe duken ne keto piktura.

    1. Aleksander says:

      Sigurisht qe nuk jane shkruar ne gjuhen e ndaluar ,sepse hyqymeti dhe mjekercjeperit bashkepunetore te hyqymetit i denonin,i shkisheronin dhe nuk i linin as te varroseshin si njerez ata qe e shkruanin dhe perhapnin . Mund te flisje e shkruaje turqisht bullgarisht rumanisht serbisht greqisht latinisht e te gjitha gjuhet botes por JO SHQIP !!!-Shqiptaret nuk duhej te egzistonin si te tille por vetem si turq sllave latine bullgare rumune e greke…pra si qenije pa bosht ,pa kollone vertebrore,ja keshtu si ca mjerane ketu ne forum .

    2. eli says:

      fjalet qe duken ne keto piktura jan te shkruara ne greqisht.gjyshi im ishte psaltis ne kete kish dhe psalte ne greqisht

      1. Marko says:

        Po ti eli sme ngjan sikur je nga kravastaja fare sikurse un po kot doja te pyesja si e ka emrin ky gjyshi jot qe psalte ne greqisht se ter ata qe njohim ne si fshat qe kan psalur aty ska pat ndonje te psalte greqisht

  12. OldFashioned says:

    Lavdi Perendise qe na dhuroi kete kishe ne 1700 dhe pas kaq vitesh po ben te mundur restaurimin e saj. Faleminderit edhe Ministres se Kultures.
    Por mos harroni qe kisha ne radhe te pare eshte objekt kulti dhe pastaj eshte edhe monument kulture. Besimtaret duhet te kene mundesine te kryejne ritet e tyre ne kete mrekulli.
    Le te shpresojne qe me ndihmen e Perendise shteti shqiptar do te restauroje dhe kisha te tjera te vjetra te cilat duke qene se jane konsideruar monumente kulture nuk i jane kthyer Kishes Ortodokse.

  13. AntiPatreas says:

    MREKULLI E VERTETE!

  14. Kol Tivari says:

    Mos u mërzit, i dashur Braçe, sepse shumë shpejt, do “t’i gjejmë anën” dhe kësaj kishe… Ose do t’i vëmë kazmën, ose do ta vjedhim…(???!!!)

    1. Ben10 says:

      vertet…., rraca jote sapo e beri nje te ngjashme, ne Siri, shkaterruan manastirin katolik, 1500 vjecar, Mar Elia….

  15. Piro says:

    Edhe sa te kesh jete te jesh Deputet,keshtu duhet te jene te gjithe por per fat te keq……Te lumte Z. Erion Brace.

  16. Tommy says:

    i ke fituar votat nga Divjakesit Z Brace, pune shume e mire

  17. Injoranti says:

    Te ndifte Erion me mbaresi ne familje dhe ne femijet.

  18. Drite says:

    Imagjno sa bukur do ishte shqiperia nese nuk do ishte pushtuar dhe rrenuar kaq shume nga turqit!

  19. ben says:

    Fotaq ose abu p.. sa…e.

    Shkrimet jane GREQISHT.

    Se ju gjithe islamiket jeni te ardhur vone ketyre aneve per ta ditur se ka 2 arsye thelbesore se pse keto shkrime jane ne greqisht.

    a) shkrimet ikonografike ne fene ortodokse te te gjithe kishat autoqefale eshte bere sistematikisht ne GREQISHT.
    qe ta kuptoje me mire raca mongole Psh:shkrimet ne kupolen e shen pjetrit ne rome aty ku jane falur dhe falen te gjithe PAPET katolike jane ne GREQISHT.

    b) ne 1700 SHQIPJA nuk ishte akoma gjuhe e shkruar per shkak te pushtimit islamik turk.dhe luftes se vazhdushme qe I behej shqiptarise dhe krishtetimit nga kolonet turq si gjyshi jot psh.

    Brace vetem mis ta mari vesh krahu I ISIS ne qeverine shqiptare Artan Shkreli se do shkoje ta shkateroje si kishen e Dhermiut.

    Islamista shqipen e keni mesuar po te lexoni pak me shume nuk do beni gjithmone figuren e K…t.

  20. titi says:

    Uauuuuuuuuu! Rilindje edhe me revokimin e kultures kishetare dhe trasheqimise kulturore. Ndihemi krenarë!

  21. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Vertete nje mrekulli, por per ju eshte thjesht nje piktur me ngjyra dhe asgje tjeter. Fakeqesesisht ju nuk keni kulturen te kuptoni perse dhe nuk keni te drejte te mburreni aspak me te dhe akoma me e padrejte qe thesarin e kishes Orthodhokse e perdorni si placke per te shitur dhe mburrur ate c ka nuk jeni dhe jo ne dobi te orthodhokseve.
    Mrekullin po tregoni me sulmet e pafundme ndaj Arxiepiskopit Anastasio dhe komunitetit Orthodhoks, me barbarizmin e kishes ne Permet, me kishen ne Dhrimadhes, me shkaterrimin e rrethimit te Arkiepishkopis ne Tirane, me pasurin e kishes Orthodhokse e cila qendron e konfiskuar nga pushteti juaj.

    Mrekullin po e perdorni me urrejtjen dhe konfliktet artificiale qe po krijoni dhe luani ne kurriz te Minoritetit Etnik Greke.
    Per ju eshte thjesht nje piktur me ngjyra dhe asgje tjeter.
    Thjeshte nje hipokrizi e peshtire!!!

    1. Apofiritira metaqirizmeno says:

      ……. dhe kete e thote gynaika e turgutfagos mavrise…….

  22. agostin says:

    Jane nje thesare shume i çmuar ,qe ne asnje menyre nuk duhet te lihet te restaurohet nga injoranta qe nuk marrin veshe nga antikiteti.Me mire te ruhet ne kete menyre siq eshte ,se sa te shkaterrohet perfundimisht nga firma qe fitojne tendera restaurimi,pa ja patur idene se çfare do te thote restaurim.

  23. Mentari says:

    Amerika fitoi Indipendencen me 1776.kurse shqiperia nen sundimin turkbente kasha ortodokse ne vend qe te bente lufte kunder turkut?

    1. Klimax says:

      Kolonet e bardhe te Amerikes fituan pavaresine more Mendkar dhe jo amerikanet autokton (indianet) dhe sigurisht as banoret me ngjyre qe vazhdonin te trajtoheshin si skllever.
      Ndersa ne Ballkanin e zaptuar nga Perandoria Islamike Osmane deri ne vitin 1776 nuk kishte egzistuar ndonjehere Shqiperia dhe nuk egzistonte as gjuha e shkruajtur shqipe.
      Dhe ne kete perandori ku sundonin ligjet e egra te Sharise, ne keto territore ku kolonet osmane kishin zaptuar tokat e vendasve, ku nje pjese e madhe e shqipefolesve ishin islamizuar dhe kishin humbur identitetin e tyre te dikurshem, ku qindra e qindra kulte islamike ndertoheshin ne cdo qender te banuar, ndertimi i kishave e monastireve ortodokse ishte lufta me e madhe per te rruajtur identitetin, besimin, traditat e kulturen e tyre, ishte lufta me e madhe qe i benin ato popullsi Perandorise Osmane more Mendkar!

  24. Flori says:

    Ja nje komunist

    1. Avrami says:

      …kisha e shen Thanasit ne Karavasta eshte e hershme dhe njihet qe ne para mesjete por me ardhjen e turqeve shumica e banorve te treves qe ishin ne shtetin e Aranitise ju kundervune hordhive aziatike dhe u gjakosen por edhe fatkeqsite natyrore qe ndodhen do te shkaterronin qytetin me skele te Pirgut te Karavastase, kishat dhe tempujt e tjere perreth duke I detyruar njerzit te largoheshin ne vendet e zoterimeve Napolitane ne Italin jugore e ne Siceli sic i gjejme edhe sot nga ato mote. Turqit nuk lejonin ngritjen e kishave dhe manastireve te reja por edhe riparimin e lejonin vetem per ato ekzistuset dhe keto te beheshin jo nga komuniteti atodoks arberor por nga te tjeret. Keshtu riparimi I kesaj kishe sipas dekumentave eshte bere nga banoret Voskopojare qe e kishin dhe ju njihej kjo e drejte si administrator te kishave dhe pronave kishtare . Edhe piktoret ishin vellezerit e njohur voskopojare me mbiemrin Cetiri ose sic njihen ne gjuhen e tyre Katro. Ne shkrimet Myzeqeja dhe Mistere shqiptare te autorve Llaqi dhe Mihal Jano do te gjeni nje material mjaft te gjere per historin e vertete sipas dekumentave te shekujve qe i ben nder historis se munguar apo qellim keq interpretuar me pare nga studjuesit hibrit te vendit tone.Kishat e shumta te zones se Karatoprakut jane nje pasuri e madhe kulturore e kombit tone qe duhet te njihen dhe vlersohen me teper se ato jane plotesisht arberore dhe jashte cdo ndikimi te huaj antikombetar…Studimi I pikturave murale te kesaj kishe duhet te behet nga specialist te mirefillte dhe jo nga pseudo dhe fanatiket islamik qe urrejne cdo gje te mirefillte Arberore.

  25. Lili says:

    Do kishim sot edhe ma shume kisha e xhamia si monument kulture ,po te mos kishte reja mortaja komunist mbi kombin tone!

  26. zoro says:

    ejani o dervisha kosovare, muzhagedin tetovare dhe i vini flaken sic beni me kishat serbe. te mallkuar. faleminderit brace qe nxjere ne pah kulturen tone. keto jane renjet tona. dardan kosovari behu orthodoks dhe hidhe injorancen poshte.

    1. taku says:

      Jo more grek, por do vijme te te djegim ty.

  27. toni says:

    Kisha eshte ndertuar gjate periudhes te ashtuquajtur pushtim Osman. Pra demokaraci e plote dhe respektim te drejtash njeriu dhe feje.Keto jane fakte te pakundershtueshme qe Turqia jo vetem nuk prishi kishat, por dhe lejoje me shumice ndertimin e tyre ne kohen e saj.Me paturpsine me te madhe akoma sot qeverite shqiptare festojne diten e clirimi,diten qe sllavo- komunstet moren pushtetin. Qe ne fakt ishte dita pushtimit dhe e burgosjes se demokracise.

  28. F.K says:

    Ngavash me fjalen demokraci ne ate kohe,thuaj me mire qe lane akoma nje fryme lirie por jo per ndonje ndjenje te larte me karakter demokratik por nga frika e pakenaqesive qe mund te krijohej

  29. ss says:

    Me duket se po e lexon historin mbrapesht o toni Demet qe ka bere Turqia ne kulturen e ballkanit se ka bere as nje shtet tjeter Me barbarizem shkateruan djepin e kultures nga ethet e injorances qe e kishin zene dhe flet per demokracin e Turqis qe nuk njihet as sot Thellou o i uruar ju eshte bere mendja Turqi pervecese rrenim nuk solli zhvillim

  30. petraq says:

    shkrimet nuk jane greqisht por serbisht.x=cfar do lloj gjuhe qofte ajo kishe eshte ruajtur ne truallin shqiptar dhe eshte ortodokse shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje