Në fillim të vitit 2014 kur qeveria aktuale nuk i kishte më shumë se pesë muaj në pushtet dhe nisi të shlyente 720 milionë euro fatura të prapambetura njoftoi se, shlyerja e borxheve ndaj bizneseve do të pasohej nga një plan kontrolli që Ministria e Financave do të ushtronte në bizneset VIP.
Eksperimenti do të nisë me 100 kompanitë më të mëdha në vend, të cilat do të detyroheshin nga qeveria të certifikonin bilancin me një nga katër kompanitë botërore më të mëdha të auditit.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani në një takim të fillim prillit 2014l me gazetarët e ekonomisë tha se, skema është gati. Pasi biznesit t’i jenë shlyer borxhet dhe të bëhen lehtësirat e nevojshme në legjislacionin fiskal gjatë këtij viti, më 2015 do të nisë praktika e re për mbledhjen e taksave që i takojnë shtetit.
Cani deklaroi në atë kohë se kompanitë e biznesit të madh do të detyrohen që me fondet e veta të kontraktojnë një nga katër kompanitë më të mëdha audituese në botë si KPMG, Deloitte etj me qëllim për të certifikuar bilancet vjetore të kompanive. Ky audit, sipas Canit, do të shpërbente edhe për kompanitë, por edhe për llogari ta tatimeve. Në vitin e parë, që do të ishte viti 2015 do të përfshiheshin në këtë projekt rreth 100 kompanitë më të mëdha në vend dhe më pas në vitin e dytë do të detyroheshin të 850 bizneset VIP.
Ky lloj kontrolli ishte anoncuar që kur të majtët ishin në opozitë si një mënyrat për të shmangur evazionin fiskal në kategorinë VIP të biznesit, e cila në të shumtën e rasteve operon me më shumë se një bilanc. Ministria e Financave sqaroi se, e kishte marrë këtë praktike nga vende të tjera në zhvillim ku ka njohur sukses.
Taksat që biznesi VIP paguan për arkën e shtetit arrijnë rreth 70 për qind të totalit të buxhetit.
Në kategorinë e bizneseve VIP përfshihen kompanitë e prodhimit dhe të tregtimit të karburanteve, bankat, kompanitë e ndërtimit të rrugëve, kompanitë e energjetikës dhe ato të telekomunikacioneve, si dhe kompani me aktivitet në tregti.
Ulja e evazionit fiskal është edhe një nga 23 kushtet e detyrueshme të marrëveshjes tre vjeçare që qeveria ka aktualisht me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Burimet nga Ministria e Financave patën pohuar se procesi i auditimit më biznesët e mëdha do të kryhej nga kompanitë “Price Waterhouse”, KPMG, “Deloitte” dhe “Ernst & Young”.
Edhe në relacionin për ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, publikuar në dhjetor 2013, thuhej se “ së shpejti, menaxhimi i tatimpaguesve të mëdhenj do të bëhet nga kompani të veçanta auditimi, të cilat do të përllogarisin detyrimet tatimore në emër të tyre”. Kjo masë, sipas financave, synon ndër të tjera, të heqë praktikën disavjeçare në Shqipëri të bizneseve shqiptare, të cilat mbajnë dy bilance, një për shtetin për të paguar taksa dhe një për vete me fitimin e tyre real tregtar. Një lëvizje e tillë ishte paralajmëruar edhe në shtator 2013, nga kryeministri i sapoemëruar Edi Rama.
Por tani kur viti 2015 po i drejtohet fundit, Ministria e Financave e ka ndryshuar timonin e projektit antievazion me 180 gradë. Plani për auditimin e bizneseve VIP u shua pa lënë gjurmë, teksa qeveria e ka nisur aksionin me biznesët e vogla që në fund të fundit nuk do të përmirësojë shpejt rezultatet e të ardhurave buxhetore, megjithëse burimet zyrtare kanë pohuar se nuk do të lihen jashtë vëmendjes dhe të mëdhatë.
Monitor
Hahaha…Po qeveria s eshte gje tjeter vec pjelle e VIPAVE…Si mos te shuhet.Aq me teper kur e votojne delet.
Mafia nuk punon kundra vetes. Kjo qeveri po vertetohet se perfaqeson m.. politike te gjithe sekteve politike madje po e mbron fort pasurine e Berrishes
U shua sepse ne fakt keta 850 biznese VIP jane deputetet dhe ligjvenesit e vertete te Albanistanit !
Ai qe paguan fushaten, ai eshte deputet i vertete. Sa per katunare si puna e deputeteve “fizike”, nga ata gjen me kuintale, katunaria eshte i vetmi mall me teprice ne Shqiperi.
Paguaj dy “aktore” te “teatrit politik” dhe verja perpara “sovranit” ne votime dhe …. “ne mos njeri, tjetri Melken do ma marre”…
Dhe sovrani pret me kot qe “me-nder-deputetet” tju mbledhi taksa bizneseve VIP !!!
Kaq per demon-kracine aplikuar ne mjedis katunaresk !
Teoria shuhet gjat hyrjes në praktik
Auditimi u krye formalisht dhe u mbyll pa lene asnje gjurme.
Ne 1 Shtator fillon aksioni kunder evazionit fiskal!!! Me urdher te Kryeministrit, se ndryshe Financa e Canit gjum. Po pse kaq vone? Pse me aksion? A nuk eshte kjo detyre e perditshme e inspektoriateve dhe inspektoreve te tatimeve dhe ministrise se financave? Cfare kane bere ata qe nga 1 Shtatori 2013? A mban dikush pergjegjesi per kete evazion gjigand, per kete grope te madhe financiare? Per kete gjum te thelle letargjik? Paaftesia e Finances nuk mund te fshihet pas aksioneve propagandistike.
e para, keto 4 auditoret e huaj ne shqiperi jane kater copamishi shqiptare qe i perfaqesojne te zhytyra deri ne fyt ne padije dhe korrupsion.
e dyta, bizneset e medha jane te heqin stolin dhe e treta, moza kalia e vip me ca do ta mbushi thesin e vet dhe te gjitheve nese auditohen nga te huajt?
ozot c na degjojne veshet ne kete pseudovend perdite. lufte lufte dhe vetem lufte. sherr e shamate per gjithcka. se kur je i pazoti e i pafate ne cdo fushe me sherr do i zgjidhesh gjerat. nuk thone te shikojme ligjet si jane te shkruara, pastaj si kuptohen dhe a kuptohen, pastaj si zbatohen ,po thone sulm perara ti marrimgjithcka qe kane shpirtin , leket, oksigjenin, jeten ca te kene.
kur ju ha meraku per shtetin ju aman. thjeshte doni ti tregoni botes qe po punoni. po bota s ka lind sot dhe e di sh mire se ca po beni dhe si behet se ka nja 500 vjet qe merret me tatime e me taksa . prandaj e keni vizen e kuqe fillim mbarim. ai dha ministri i financave 720 milione tatimpaguesve . te na thote tani sa% mori ai dhe tjeret nga keto pagesa se qe s paten efekt ne ekonomi e pa dhe bufi. efekti i vetem dihet: kur jep do marresh %qe te takon <20-30% ose dhe me shume si sekser. dhenia e borxheve ishte biznes shume i mire per ato qe i dhane.ato qe i moren qar i kishin se e kishin nda mendjen qe s do i merrnin dhe sigurisht e kishin zbrit kete shume nga tatimet . kjo dihet qe nga tatimet zbritet cdo gjobe qofte kjo ligjore qofte kjo rryshfet . dmth moret borxh dhe nae vute ne kurriz gjith fukarenjve te paguajme kredine tuaj, leket ja dhate bizneseve te medha qe bejne evazion per 7 pale qejfe dhe perfundimi fituat ju, fituan bizneset e medhaja dhe e hengrem ne. tani meqwe ne vlejme sa nje mut i madh per ju ju mund te na trajtoni si mut dhe te na thoni paguni icik tani se s do i bejme punet e shtetit me leket tona.a doni shtet ja ku e keni.po te pakten ta dini qe ne i kuptojme gjerat shume mire po s ju themi gje. ju ne punen tuaj ne ne tonen. po ckeni qe na nxini jeten , sherr e shamate . 24 ore vetem stres .bytha juaj te ri rehat e me leket e mundin tone , ne skleverit se keshtu e dini ju qe s ame shume te na shtypni aq me shume ju respektojme dhe ju kemi frike. po ato enet ne presion e dini ca bejne kur rritet shume shtypja?? shperthejne kete bejen.apo prape s eshte problemi juaj..shkoni merrni tatime aty ku ka per te marre pasi ta keni analizu mire situaten nga ju vjen pse ju vjen. ka nje shprehje populli : shef rrushi rushin e piqet.keshtu dhe tatimpaguesit e vegjel shofin ca behet gjithandej ne kete m…. vend dhe bejne dhe ato
Cani duhet te skjaroj popullin se cfar ka ndodh me auditin nderkombetar te kompanive VIP ,apo do justifikohet se kane lobuar ambasadoret e huaj . Ne rast se nuk jep pergjigje ,te kere postin dhe te ik ,se me doganat dhe tatimet e beri balte ,per mos realizim prej miliona dollar.
Lufta ndaj evazionit fiskal eshte jetike per kete vend.
Forma dhe si do zbatohet eshte problematike
Me ke do kryhet ky aksion me specialiste mjaft te dobet e te kamur qe punojne sot ne tatime,qe jane teje te perdorur nga politika;rrogetare te PD jo profesionale qe u kthyen LS-ista
FUTI NE BURGE ,DISA FAMILJAR QE NUKE KISHIN PAGUAR DRITAT. KJO ESHTE QEVERIA E HORRAVE TE BLLOKUT.
“Idjotesia me e madhe ekziston ne faktin se:Pret qe gjerat te ndryshojne ,ne nje kohe qe vazhdon te besh te njejtat gjera si me pare.”Kisha pak shprese qe gjerat do ndryshonin me ardhjen e Rames ,por jame shume pesimist per ndonje ndryshim thelbesor .Pas rrezimit te sistemit komunist ,ishim shume te varfer ,por shume te pasur me shpresen e ndryshimit,por keto 25 vjet ,ka ndryshuar forma e varferise, dhe eshte shuar perfundimisht shpresa, qe ishte gjeja me e çmuar. I madhi Gjrgj Fishta e ka pershkruar me detaje ,figuren e palaqove te politikes shqiptare te asaj kohe,por qe i pershtatet aq mire ketyre palaqove te sotem.