Agim Doçi: Po, kemi pasur këngëtare kurva, por ato nuk zgjatën shumë. Më të rrezikshme ishin këngëtaret nga veriu

27 Gusht 2015, 09:30Kulturë TEMA

Që nga Bosnjë-Hercegovina ku ndodhet për të shkruar një material mbi viktimat e gjenocidit serb, Agim Doçi ka dhënë një intervistë për gazetën “Panorama”, ku tregon konkretisht emrat e këngëtareve të privilegjuara në festivalet ’70-’90, si dhe arsyet e favorizimeve.

Rrëfimi i poetit për ato vite, vjen pas debatit ku janë përfshirë disa artistë rreth mënyrës se si janë fituar çmimet e para nëpër festivale, ku aludohet se përveç aftësisë së zërit, kanë ndikuar edhe miqtë apo të dashurit. 

Kemi pasur këngëtare të zgjuara, këngëtare finoke dhe këngëtare kurva.

Kurvat morën fund shumë shpejt, sepse e morën vesh të gjithë se ça ishin dhe i lanë. U zhdukën nga qarkullimi shpejt, pasi ndërroi sistemi.

Fituan këngëtaret finoke dhe të zgjuara. Finoket ishin nga disa nga qytetet afër Tiranës.

Përgjithësisht ato bënë publikun për vete dhe nuk u duhej as miku dhe as dashnori. Ndërsa të zgjuarat ishin disa këngëtare nga Veriu që i kënduan Enverit e Partisë, dhe nuk ishte nevoja të bënin as finoken dhe as kurvën”, tha gjatë një interviste për “Panoramën” kantautori Gjergj Leka, që ka hapur një debat të gjerë. 

Në vijim të kësaj teme, poeti Agim Doçi rrëfen të vërtetat që di rreth festivaleve të dikurshme…

Kohët e fundit, këngët sa vijnë e dominohen me refrene të tipit: “Ta du majmunin”, “Ta du mamin”, “Hiqi sutjenat” etj. Mendoni se këto tekste bëhen të tilla se i kërkon publiku, apo se i imponohen publikut, apo… çfarë tjetër? 

Është tendencë që të shpërlajnë trurin e dashamirësve të këngës, që të shesin amoralen! Është biznes edhe kjo rrymë. Më vjen keq që kjo tendencë, madje edhe “botohet”, ose më saktë, transmetohet. Sa keq! Sa turp!

Sapo është hapur një debat lidhur me rivalitetin e këngëtareve “big” në të kaluarën, nga vitet ’70-’90. Këngëtaret femra merrnin vazhdimisht më shumë çmime të para sesa meshkujt. Madje këto të fundit thuajse u lanë në hije. Pse ndodhi kjo? 

Kjo nuk është e vërtetë, sepse kishte këngëtarë meshkuj të mrekullueshëm, si Tonin Tërshana, Sherif Merdani (që vuajti padrejtësisht burg), Luan Zhegu, Frederik Ndoci, Bashkim Alibali, Zija Saraçi, Gaqo Çako, Qemal Kërtusha etj. (kërkoj ndjesë që nuk po i përmend të gjithë). Ndërsa këngëtaret femra ishin mjaft të talentuara e nuk bëj gabim të rikujtoj mbretëreshën Vaçe Zela, Marina Grabovari, Parashqevi Simaku, Irma Libohova, Myfarete Laze, Ema Qazimi, Liljana Kondakçi, Lindita Theodhori, Anita Bitri (ndjesë pastë), Aurela Gaçe, Manjola Nallbani, Ledina Çelo, e shumë e shumë të tjera që shkëlqenin në skenat e festivaleve! Për arsye se jam në Sarajevë, kërkoj ndjesë që kam pak kohë në dispozicion për t’i përmendur të gjitha gjerë e gjatë!

Cilat kanë qenë sipas jush këngëtaret më të forta rivale në festivale?

Rivalitet midis këngëtareve nuk ka pasur, por kush kishte fat të këndonte këngë me përmbajtje politike e partiake, ishte e privilegjuar! Pra këto këngë diskutoheshin dhe jepeshin çmimet. 

A ishin këngëtaret e çmimeve të para aq të zonja, apo u ngritën artificialisht? 

Ishin nga ato që merrnin pjesë, sepse kishte shumë talente, që ose i pengonin familjarët, ose “biografia”. 

Është aluduar edhe se disa nga këngëtaret “big” kanë qenë të lidhura me kuadro të lartë të Sigurimit të Shtetit, apo edhe ndonjë funksionar të lartë të RTSH-së. Sa e vërtetë mund të jetë? 

Ky është një diskutim i nivelit të ulët dhe ka të bëjë edhe me thashethemnajën. Kjo është ana më e keqe e “medaljes”. Përbaltje e artistëve të asaj “kohe”, që bëheshin këngë të vërteta të censurës dhe autocensurës. Parashqevi Simaku është ndër këngëtaret që ka marrë disa çmime dhe publiku e donte. 

A ka pasur ndonjë këngë që nuk e ka merituar çmimin e parë dhe në vend të saj duhet ta merrte ndonjë tjetër? 

Po ka pasur “raste” kur kënga nuk ishte për Partinë apo udhëheqësin, por për fëmijët, me titull “E duam lumturinë”, me tekst Agim Doçi dhe muzikë Pirro Çako. Populli e donte Parashqevinë, sepse edhe ajo e respektonte publikun, duke filluar nga veshja e deri te performanca dhe interpretimi magjik. Ajo merrte duartrokitje sapo dilte në skenë, madje edhe kur këndonte këngën turke “Lejla”. Kavaja duhet të krenohet me Parashqevinë.

Edhe këngëtarja Lindita Theodhori është komentuar jo pak këto ditë. Së bashku me Parashqevinë, ajo është quajtur nga kantautori Gjergj Leka si e aftë për këngë, por jo aq sa të ishte në krye. Cili është mendimi juaj për Linditën?

Lindita nuk ka pasur jetëgjatësi si këngëtare dhe mund të theksoj që ishte një interpretuese, por kurrë, e theksoj kurrë, nuk ka marrë çmime të pamerituara. Apo në Festivalin e dënuar, të 11-in, ku në mënyrë moderne këndoi “Kafe Flora”. Në atë Festival, vendin e parë e fitoi i madhi Tonin Tërshana!

Cilat janë këngëtaret/këngëtarët(nëse mendoni se ka pasur) që kanë qenë më të privilegjuar nga sistemi?

Gjigantet e këngës, Vaçe Zela, Fitnete Rexha, Meliha Doda, Afsa Zyberi, Fatma Zyberi dhe plot të tjera i privilegjonte sistemi, sepse “arti buronte nga populli, i përkiste popullit”. Madje poetët dhe kompozitorët ishin në krye të “privilegjimit”, me detyrim dhe përcaktim. 

A ju kujtohet ndonjë këngëtare që ka pasur zë shumë të mirë, por që nuk arriti dot të identifikohej nëpër festival? 
Po! Arta Babaramo, Rita Vako, Nikoleta Shoshi, Justina Aliaj, një interpretuese brilante, e Violeta Zefi, një ikonë e vokalit dhe e interpretimit. Kërkoj ndjesë për ndonjë harresë. 

Sipas vlerësimit tuaj personal, cila ka qenë treshja më e mirë e këngëtareve femra të viteve ’70-’90? 
Vaçe Zela, Manjola Nallbani dhe Rovena Dilo. 

A mendoni se duhen hapur dosjet për artistët? Dhe nëse hapen, çfarë mund të presim? 

Të hapen, së pari, për “politikuajt” që kanë në dorë shtetin dhe fatet e kombit, pastaj le të hapen edhe për të gjithë artistët, e të gjitha llojeve. 

43 komente në “Agim Doçi: Po, kemi pasur këngëtare kurva, por ato nuk zgjatën shumë. Më të rrezikshme ishin këngëtaret nga veriu”

  1. anxhela says:

    Me vjen keq dhe ndjehem e turperuar si qytetare e ketij vendi dhe si prind qe nder gazeta apo artikuj ne gojen e femrave apo te meshkujve perdoren fjale te pahijshme. (Si ne debatin e fundit per artistet). Nuk e konceptoj ……. Une habitem kur degjoj ndonjehere rruges ne gojen e adoleshenteve fjalor jo te pershtatshem.
    Arrij ne konkluzionin se ato nuk paskan faj se i paskan ne familje shembujt, nenat dhe baballaret e tyre qe perdorkan fjalor te tille.
    Turp!?!??? edhe per gazetat dhe gazetaret qe nuk kane nje rregullore mbi etiken e botimit te artikujve me fjale te tilla.
    Na mjafton gjuha shqipe edhe per te etikuar ndonje person por jo ne kete menyre. Sa keq po i edukojme femijet tane!

    1. Pika says:

      Nje kelysh komunisti je dhe babai jot do nje poezi per kenge se ra deshmor te Zogu i Zi .Ishte shkaktari i pare Mehill Doci qe per nje fjale ne dobi te njerezve urdheroi arrestimin e poetit Havzi Nela o kameleon qe kerkon te dukesh dhe patriot me nje vjershe kenge se soj jot jane dhe kane qene soj minj kanalesh e rrace e keqe ne Mirditen E Mire.

      1. vk says:

        agim doci e lau mutin e gjergj lekes me shurre…………po rri se te gjithe e dime qe ne boten e artit (si atehere si tani)………vetem me kurvllik cahet

        1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

          @ Agim Mëhill Doçi

          Ti mos u mërzit
          Që emrin tënd
          Nuk e meriton!

          Gëzohu,
          Që emri i babës
          Dhe mbiemri
          Kaq shumë të shkon!

          ☆♢☆♢☆♢☆♢☆♢☆♢☆♢☆♢☆

      2. B m says:

        Ky babain e hodhi vete tek gropa
        Dhe chaxhain e ka vrare me cifte
        Nje psikopat kalibri qe nje zot e di si eshte jashte…

      3. Toni says:

        Kjo eshte e turpshme. Keta maskarenj duhet te ndalojne denigrimin e vajzave dhe nenave shqiptare. Asnje nuk ka te drejte te denigroje dike se me ke shkon per seks apo dashuri. Po bilen tende sa here dhe ku e ke futur ti more DOC-DOCI? Une nuk kam lidhje me asnje nga viktimat e tua por ky poshterim ndaj vajzave dhe tani nenave shqiptare (sepse ato vakza pas 25 vjetesh jane bere nena) eshte i padurushem. Keta njerez kane mbetur neper shpella dhe nuk dine se cdo njeri ka te drejte te beje seks me ke ti doje qejfi dhe kur ti doje qejfi.

        1. Lili says:

          Lexojeni me kujdes, Z Doci nuk ka aluduar per asgje vecse ka mbajtur nje qendrim teper te qeteteruar. Jane fjalet e gjergj lekes qe jane futur ne kete artikull nga gazetari dhe jo pa qellim. Titulli i shkrimit nuk perputhet fare me cfare qendrimin e ka dhene intervistuesi .

        2. Toni says:

          E terheq komentin sepse pasi e lexova me kujdes shkrimin kompozitori Agim Doci ka folur shume mire per kengetaret. I ftoj edhe komentuesit e tjere qe te bejne te njejten gje sepse titulli eshte jo i sakte.

        3. Arber Arjan 100% i paster says:

          Kjo qe thua ti per seksin nuk eshte e sakte meqe ra fjala.

          Seksi nuk eshte thjesht nje veprim i thjeshte si frymarrja, por nje veprim qe duhet emnduar mire kur e ben, sepse kur vepron pa ndergjegie, bie ne nivelin e kafshes pastaj.

          Njeriu, e sidomos femra duhet e beje sex me ne person qe do te krijoje lidhje afatgjata, dhe jo kot me kot se ja ka qejfi, keshtu pastaj del shoqeria nga binaret dhe krijohet ajo qe shan ti ketu.

    2. Agim Kurva says:

      O Agim Kurva sa lek merr si penson per babain se te ka rene “deshmor” te gropa e mbikalimit te Zogu i Zi dhe fjalen e fundit tha Rrofte Partaja .

    3. qytetari says:

      Shikoni tashti gjithe FUNDERRINAT e shoqerise shqiptare kur te fillojne te ndyjne gojen kunder Agim Docit! ?

  2. pog says:

    akoma me keto merreni. nje budalla hedh nje gur ne lume 1000mije te mencur nuk e nxjerrin dot

  3. vedeta says:

    BRRAVO AGIM DOçI kjo esht e verteta e ksaj historie teper i sakt ZOTI DOçI.

  4. ed says:

    Shumicen e Kurvave ne Shqiperi jane Burrat!

  5. PiDi LuSa says:

    Nje titull qe nuk perputhet fare me permbajtejen. Synimi i atij qe ka titulluar intervisten eshte per te fyer Veriun duke lene te nenkuptohet nga gjysma e pare e titullit. Tek e para pjese: Po kishte kurva, tek e dyta pjese: Me te rrezikshme ishin kengetaret e veriut, Nuk flas per ata qe e lexojne krejt artikullin por per ata qe sa i hedhin nje sy titujve te gazetave.

  6. emblema e dikurshme says:

    Agim Doci e njeh shume shume mire Parashen se kush ishte . Ishte kengetare e mire por dhe kurve ,karakurve e madhe ,por Doci nuk flet sepse eshte me elegant se Leka ,nuk shahen femrat ,cilado qofshin ato .

    1. Illyrian says:

      Per parashqevine nuk mund te them gje se si ka qene ne Shqiperi, por ne U.S. I ka dhene drejtim per cara.

  7. Hoxha says:

    Nje spiun dhe sharlatan i pershtyrosur…prandaj jemi ketu ku jemi…

  8. paro says:

    Eshte per te ardhur keq per keta “artiste”per keta “poete” per politikanet tane. Eshte per te ardhur keq per etiken e tyre kulturore te shprehjes pse jo edhe te mendimit e veprimit te tyre politik.Nuk ju intereson asgje,as etika,as kultura,as ky popull.Ju intereson vetem xhepi……

  9. Lili says:

    Cmenduri a mban pergjegjesi ne ate vend per cfare nxjerr nga goja dhe cfare boton . Po le te nisemi qe nga titulli intervista i behet Agim Docit titulli perserit theniet e GJ L ne gjendje te dehur .Pergjigjen me te mire zoteria ju akadhene me fjalet. ” KY eshte nje diskutim i ulet ……” Faktikish me kete pergjigje ju ka thene nje note ju si shtyp i shkruar qe po ta analizoni thelle ka shume domethenie po nejse ju vazhdoni me daullen tuaj se aq mundesi mendore dhe intelektuale kini .

  10. Serveti says:

    MERO,BEJ LIDHJEN SE KY ‘DOÇI’ESHTE E NJEJTA FAMILJE ME NJE FARE SHPEND TOPOLLAJ QE I BEN ‘REÇENSION’ LIBRIT TE PACIENTES LILJANA HOXHA.JANE FARE E KEQE QE MBIJETOJNE NE TERE SISTEMET!

  11. Tema says:

    Raporti seksual ësht mëse i nevojshëm

  12. agron domini says:

    AGIM DOCI DUHET PERKTHYER SHQIP-SHQIP,ESHTE SPECJE E VECANTE NE ZHDUKJE, TRIM,I VERTETE ,I DREJTPERDREJTE,AI ESHTE NE NJE NIVEL AQ TE LARTE SA SHQIPTARET JANE SHUME POSHTE PER TA KUPTUAR.ESHTE I VETMI QE E DEGJOJ DHE NE RITRANSMETIM…SA KEQ QE ESHTE I VETEM….NAZMIU MAMINAS

  13. moderni says:

    rovena dilo te treshja me e mire e viteve 70-90? Pse s’fut edhe gjyste vulajn dhe big maman?

  14. maksuti says:

    hahahahaaaa!

  15. Te bashkuar says:

    Ju jeni te çmendur qe vlisni et shkruani per keto gjera, TURP ?!

  16. petraq says:

    nje shkrim dinjitoz dhe i vertete me nje titull te veshtire.

  17. Lili says:

    Bobobo u thirr kryekurva ne ndihme te kurvave!

  18. vrapuam nga shiu( saliu) po rame ne bresher( rama). says:

    Disa komentues jane kthyher ne korba dhe ushqehen me kerma. Shajne kedo. Do kisha deshire te zbulonit kush jrni dhe ta shikoni cmall jeni.
    Ndyresira. Sleni njeri pa mare ne gojq.
    si qente qe i sulen vdo kalimtari ne rruge. Edhe ju

  19. ananananananannannanana says:

    Titull tendencioz e percares.

  20. joel shkodra says:

    Pyetjes: A ka fituar ndonje kenge qe nuk e meritonte ne festivalet e asaj kohe? A. Doçi i pergjigjet mbrapsht, d.m.th. nuk i pergjigjet. Dhe intervistuesi nuk ngul kembe per nje pergjigje te sakte.

  21. artur says:

    Eshte i kuptueshem reagimi i poetit Agim,sepse shqiptaret,mbiemrin e tij,e perdorin rendom per te thene kurve.

  22. Daja says:

    Titull provokativ per lexuesin’
    Gazetare hileqare per intervistuesin
    Interviste dinjitoze e Agim Docit,
    Komentues koti ose qebejne koment pa lexuar artikullin(pervec atij qe kerkoi falje)
    Ngjarjet ndodhin ne kohe e hapsire ooo njerez Cdo njeri ka patur jeten e vet ne ate kohe ashtu si ndodh edhe tani ..
    Kerkoni tema per te shitur gazeten apo lajmin dhe o burra te pikasim ndonje qe leshon ndonje brockull si psikopat apo I dehur….
    Gazetare leshi I thone kesaj … I prodhon me shumice koha dhe I kemi peshqesh te lirise se pakufizuar duke harruar se cdonjeri ka te drejten e lirise se tij qe nuk duhet cenuar nga e tjetrit… po kujt ti thuash?????!!!!! Kohe e pjerdhur… e tranzicionit te shkerdhyer ..

  23. Daja says:

    Se harrova: Agim doci ka te drejten e tij te plote ne kete rast te hedhe ne gjyq Gazetaren per citim te tij fallso…. vini re titullin .. ne nje kohe kur kjo eshte shprehje e Lekes dhe jo e gimit .

  24. GAMORI says:

    85% E BURRAVE SHQIPTARE NUK LEXOJNE FARE GJATE JETES SE TYRE PERVECESE NDONJE GAZETE TE PARTISE QE ATA PELQEJNE , JANE FODULLE ,INJORANTE , DEMBELE E TE KORRUPTUAR dhe nuk dine te MBAJNE NJE FJALIM OSE NJE BISEDE TE RREGULLT SIPAS NORMAVE AS 10 MINUTA TE GJATE !

    FATKEQESI E KOMBIT SHQIPTAR QE DO ZHDUKET PA NAM E NISHAN!

  25. shqiptari says:

    Agim Doci nje TRANVESTIT I pa imagjinuar
    histori qe AI vete e diskutonte sa here neper kafe
    Ne kohe te komunizmit e therrisnin LLAPA
    Ne demokraci QEN
    Po ti bashkosh del LLAPAQEN

  26. pit says:

    Per fat te keq kjo gjuhe e ndyre flet shume jo vetem per nivelin e mjeruar te komentuesve.
    Per fat te keq kjo u be “mode ” ne Shqiperi ne nje proces qe rrodhi nga lart poshte, me gjuhen banale te Sali Berishes qe ka perdorur per te zbrazur vulgaritetet e tij skandaloze, edhe foltoren e nje institucioni qe duhej te ishte tempull i kultures e i shqiptarise.
    Kurre me pare , ne historine e kombite e te shtetit shqiptar qysh me Abdyl Frasherin e Fan Nolin, nuk eshte folur ne kete gjuhen e ndyre e ne kete nivel te ulet te politikes se turpshme berishiane.
    Vini re, ka 25 vjet ‘demokraci’ dhe ne nuk kemi degjuar nje fjalim te madh a me mend per fatet dhe rrugen ku po shkon kjo Shqiperia.

  27. iliri says:

    I SHGKRETI KY ESHTE VENE NE SIKET ME KETE INTERVIST SE KARAKURVEN E KA NE SHTEPI,,,,IDIOTESIRAT E KETIJ NDAJNE VERIU ME JUGUN,,,MIRE E KA SE ATE TE VERIUT E KA NE SHTEPI DHE JA PERDREDHE K0QET AGIMIT.

  28. pa emer says:

    Kur thone Agim Doci kujtoj nje interviste te tij direct ne radio shume vite perpara, mbas 90tes Kur u pyet cfar mendimi kishte per nje autore tekstesh fituese te shume cmimeve ne festivale ai tha: Kur te gjitha femrave ju kerkoheshin shalet asaj…..(pa emer)i kerkoheshin fjalet. Ky eshte respekti I Agimit per artistet shqiptare. Je vertet I peshtire. Nuk e harroj kurre dhe qe nga ajo dite per kete person kam neveri.

  29. vjosan says:

    Aman more, lereni se ky ka bere 460 kenge (tekste) vetem per UCK! E kuptoni? Eshte nje makineri tekstesh per kosovaret. 460 tekste x ( here) y euro = dhe e merrni vete me mend. 400 e ca tekste ka deklaruar…O zot, ky vend do plas nga sharlatane te tille qe rrojne me krimin intelektual te “poezise. E kuptoni juveqe ky e quan veten Poet. O mjere Kadareja e Agolliqe qe jane nje hic para ketij gjigandi…Sundoni sharalatane, sundoni ne kete vend qorrash!…

  30. Drejt prej Thkelle' says:

    Agim Doci eshte nje poet shume i mire dhe finok’. Shquhet per mendjemadhesi te theksuar, dhe tash vone ka fillu me thene se eshte Mirditor . Duke patur veti zgjuarsie, gjithnje ka ditur ta dredh’ me te gjitha anet. Nejse, ne flasim per kengetaret e viteve 70 – 90. Pse e perzien Aurela Gaqen, Ledina Celen, Manjola Nallbanin. Ato ishin Pioniere’ ne 90’ten. Apo thu ta mbash pak mire me to meqenese sot jane aktive dhe ty Agim Doci, po te shterret uji…! Je pak “pusht’ ti Agim Doci. Vertete kengetare si Nikoleta Shoshi (Berisha), Justina Alija dhe Violeta Zefi ishin kengetare dhe artiste te lindura dhe shume femra te bukura, ne kuptimin e plote te fjales, por kishin nje veti te jashtezakonshme Malsoresh te verteta e te ndershme. Ishin Burrnesha k peruelishin ne asnje menyre dhe per askend. Sa keq qe ti Agim Kodoshi’ nuk i mbake mend keto. Pse u hodhen menjeane nder vite keto artiste te medha te kenges e skenes shqiptare. Kujt ju dhane kenget sukses te Nikoleta Shoshit per ti kenduar…etj etj. Po je burr hape thesin e trego. Mos i bje nga “Kina” se gjoja na qenke ne Bosnje-Hercegovine, e ndofta nuk te kujtohen. Baben Mhill Doci e ke pas burre te mire e me vjen keq me ta pergoju njeri, por me vjen keq edhe per ke ka pjell e ka lane prapa…! Mos i thuaj njeriu se je Mirditor, se gjate Komunizmit nuk ke pas fort qef me e thane. Te asht duk vetja kryeqytetas.

  31. Alban Dardani says:

    — DUHET TE MARE FUND, DUHET TE MBYLLET NJEHERE E MIRE KY LLOJ DISKUTIMI.
    –Dskutim idjotesh anadollak, funderina e plehra te shoqeris shqiptare ne rrenim e degradim, minj halesh qe duan te fusin hundet e cfaqen kudo.

    — EDHE NJEHERE.Eshte turp, 100 her turp, qe nga njerez prej te cileve duhet te presim art, kulture dhe edukate njerezore po i percjellin opinionit mbar shqiptar mesazhe qe godasin jo vetem grupe te caktuar personash apo shoqeror sic jane artistet tan.

    == PROBLEMI DUHET PARE ME GJER. KETO LLOJ TEMASH E STILESH, JANE NE KUADRIN E FUSHATES , GODITJES DENIGRUSE PER MOHIMIN E HISTORIS E TE KULTURES TONE KOMBETARE, TE HEROJVE, FIGURAVE E PERSONALITETEVE DHE TE ARRITJEVE TE KIOMBIT SHQIPTAR, QE NGA LASHTESIA E DERI NE KOHEN E SOTME.

    — Veprimtaria e ketyre lloj minjve te rrezishem eshte e shtrire vecanerisht ne uzurpimin e shtypit e te medies, gati tek gjita mjetet e komunikimit publik. Pjes e kesaj fushate jane dhe artikujt e kesaj nature ne fushen e historis , artit , kultures e te gjithshkaje qe eshte arritur apo ka vlerat e saj.

    — Pergjegjesia duhet kerkuar tek ata qe i nxisin, mbeshtesin e i perhapin, PRA, tek gazetaret qe afrojne te tilla tema , kryeredaktoret e drejtuesit e tyre. SOT, NUK ESHTE E VESHTIT TE GJESH NJEREZ TE DEGJENERUAR, DEGRADUAR E ANTI SHQIPTAR. PERGJEGJSIN E KAN ATA QE I PUBLIKOJN.

    – Personalisht s’njoh asnje nga te lenduarit e kesaj terme te felliqur, dhe profersioni im i dikurshem ska lidhje me kete fushe…. ME JU z. Doci rastesisht njeher jemi takuar e diskutuar ne nje nga kafenet e ZOGUT TE ZI TIRAN, ruaj konsideraten per mendimet dhe penen tende.

    — E vetmja qe kam njohur nga te lenduarat ne ketij palaco-didiskutimi ka qene e ndiera DHORA LEKA … qe ky pusht e ka te veten, me palo-intervistern e tij, beri qe disa kmomentues pergojuan e pertdhosen edhe figuren e saj.
    Nuk mar persiper te gjukojte kaluaren e saj . POR me gjith se AJO ish ne prag te pleqeris se thell, dhe nje e porsa dale nga internimi, rreflektonte kulture te admirushme e mesazhe pajtimi ne lagjen ku banonim, kembengulse ,teper energjike e korekte , kish kujtes brilante e mendime bashkekohore . Me gjith se ne ate mosh, vuri ne sken operen e ZONJA CURRE. AJO ISH GJITHASHTU KOPOZITORSA E PARE EKENGEVE PARTIZANE kenge te cilat ne rinin ton i kishim kenduar por autorsia nuk behej e ditur.

    — NE SE VERTET JE I PASTER, DENANCOJE ATE QE TI KA TRANSFORMUAR MENDIMET, PAVARSISHT NGA VENDI KU NDODHESH. NE TE KUNDERT,,… EDHE TI JE PJES E KESAJ LUM-HALEJE.
    — NJE GJE TE TILLE, DUHET TA BEJE KUSHDO QE NJEN VEHTEN E LENDUAR.

    peshendetje Alban Dardani USA

  32. Beni says:

    Ik o trap!Ti ke qene e je e do mbetesh psikopat edhe pse emigrove ne Zvicer.Bashke kemi pasur kontakte kur ti punoje ne ushtrine e shokut Enver!

    Asnje kengetare nuk mund te quhej kurve pasi kurre ne ate kohe asnje pre tyre nuk eshte shitur apo blere.Ty te qenka fshire truri.Ti thuash kurve nje femre ne Perendim vetem pse flirton me nje mashkull e di cdo te thote?
    Te jesh trap sa cje edhe ti…..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje