Tragjedi, dhjetra emigrantë gjenden të vdekur brenda në një kamion në Austri

27 Gusht 2015, 15:28Bota TEMA

Tjeter tragjedi me emigrantët, por kësaj radhe ka ndodhur jo në det.

Rreth 50 persona janë gjetur të vdekur në një kamion në Austri.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat specifikojnë se kamioni në të cilin u gjetën trupat e pajetë është gjetur i parkuar në autostradën A4 të Austrisë.

Emigrantët e mbyllur në kamion kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë.

Sipas infomacioneve, shoferi i kamionit pas konstatimit të tragjedisë është larguar, duke lënë mjetin së bashku me viktimat në mes të rrugës.

Numri i të vdekurve nuk është zyrtar, por mediat raportojnë se mund të shkojë deri në 50. Mediat vendase raportojnë se trupat janë thuajse të dekompozuar, gje e cila tregon se emigrantët kanë humbur jetën kohë më parë dhe ngjarja është mbajtur e fshehur.

1 komente në “Tragjedi, dhjetra emigrantë gjenden të vdekur brenda në një kamion në Austri”

  1. Tema says:

    Ësht hapur një anket për të kuptuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje