Ky hajdut mesa shihet në video nuk ka shumë durim.
Pasi ka shkuar në një bankomat në Parana të Brazilit për të vjedhur duke përdorur një levë hekuri atij i sos durimi kur nuk arrin të çojë në fund veprimin e tij.
Atëherë hajduti që është filmuar nga kamerat e sigurisë kalon në mjetet ekstreme.
Ai vendos një sasi eksplozivi duke shkatërruar totalisht bankomatin.
Për fatin e tij të keq edhe shumë kartmonedha.
Megjithatë nuk ngeli duarbosh pasi disa kartmonedha i mbijetuan shpërthimit.