Deputeti i PD Flamur Noka ka akuzuar zyrtarët e lartë te qeverise si të përfshirë në trafikun ajror të drogës.
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për trafikun e drogës me avion nga Vlora drejt Italisë, kurse kreun e qeverisë për heshtjen dhe mosreagimin për rastin në fjalë.
Prej 4 ditësh, Kryeministri dhe ministri i tij nuk japin asnjë shpjegim për përfshirjen direkte të funksionarit të lartë të policisë së Vlorës në trafikun e drogës,ashtu sikurse nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për përfshirjen e këtyre elementeve kriminal në nivelet drejtuese në Policinë e Shtetit.
Edhe pse Rama gjendej sot në vendin e krimit, ai nuk gjeti asnjë moment për ta dënuar ngjarjen e përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafik droge,ashtu sikurse nuk ka gjetur asnjë moment të shpjegojë hashashizimin e Shqipërisë duke treguar në këtë mënyrë qe gjithshka ka edhe ka patur bekimin e tij dhe mburojën e sejmenit të tij.
Megjithëse Partia Demokratike dhe opozita kanë denoncuar parreshtur me fakte trafikun e drogës me avionë, megjithëse ju ngeci në rërë Riformato, përsëri ky trafik ka vazhduar të zhvillohej dhe do të zhvillohej dhe sot e kësaj dite nëse nuk do të ndërhynin autoritetet italiane.
Trafikantët kishin garanci për aktivitetin kriminal nga shefi i policisë së Vlorës, dhe shefi i policisë së Vlorës kishte garanci e imunitet edhe më lart për trafikun e drogës.
Përgjegjësia shkon tek Ministri i Brendshëm.
Ky është rasti tipik i krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.
Derisa sejmeni ministër nuk jep asnjë shpjegim se përse u rikthye në detyrë shefi i policisë i kapur në krye të trafikut, pasi ishte përjashtuar në 2007 me po keto argumenta, nuk jep pergjigje se kush i jepte atij pushtet për të lëvizur drogën, cili deputet apo qeveritar i ofronte atij mbrojtje e paprekshmëri, atëherë ministri i Brendshëm është vetë drejtpërdrejt i lidhur me këtë aferë e duhet të mbajë përgjegjësi për të.
Erdhen keto pallat nga plazhi
Bekimi lidhës e ka origjinën që te formimi pd-së ku sot bie në sy
Ore po nga i merrni vesh kaq shpejt keto pune!?
Po pse nuk i denoncon ne gjykate more meqe na dashkeni te miren?
Dhe pastaj thirr gazetaret e bej konference po te duash.
Noka duhet te denohet,per mos kallzim krimi,ky paska “informacion” dhe nuk ben denocimin ne prokurori !
Apo e ka nxjerr Berisha si papagall,prej Kuksi ?!
or Nok…po pse i kapen ata?me llogjiken tende ata duhej te vazhdonin punen nen mbikqyrjen e Rames e Tahirit..mos t ishin kapur ata ti nuk fo merje vesh gje fare…apo jo??
Mulo, ke t’fala nga Lad Gjuta!
Ne kohentone ne e transportonim me BellAir qe merrte 3 ton jo si keta qullashat qe me nje karkalec te vogel transportojne 150 kg hashash, Kurre keta qullashe nuk na arrijne ne ,Ne jemi per ate pune , si per trafik armesh njerzish dhe droge ,Prandaj ne shtator te rrezojme qeverine qe te shkojme atje ku ishim ,Lumturia ne kukes ishte e arrire ,pjelloria e njerezve e larte ,prandaj shtuam dhe 1 deputet me shume ,Kur te fitojme perseri nje deputet do te zgjidhet vetem per lazaratin pasi aty fituam 99,99 perqind ,