Në një intervistë dhënë gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama flet për arsyet e largimit të shqiptarëve, për egoizmin e shteteve të pasura të BE-së dhe imazhin e keq të kombit të tij.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar për “Süddeutsche Zeitung” se largimi i qytetarëve nga Ballkani nuk paraqet ndonjë risi, sepse ajo ka ekzistuar edhe në shtetet e tjera të Europës Lindore para se ato të hyjnë në Bashkimin Europian.
“Shikuar nga Shqipëria, sistemi gjerman i azilit duket shumë atraktiv. Njerëzit besojnë se ata do t’i marrin një mijë euro nëse kthehen në Shqipëri”, deklaroi ai.
Rama tha se Shqipëria ballafaqohet me problemin e trafikantëve të njerëzve, të cilët shkojnë në fshatra dhe u thonë njerëzve se Gjermania po i pret.
“Është e vërtetë se Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore, për ato punë që të rinjtë gjermanë nuk duan t’i kryejnë më, për shembull punë në azile pleqsh dhe në spitale.
Por askush nuk pret azilkërkues.
Gjëja më e dhimbshme është kjo: aq shumë njerëz po e braktisin vendin tonë dhe 99 për qind e tyre kthehen në shtëpi pa punë dhe pa perspektivë”.
Duke folur për zhvillimin ekonomik të vendit Rama tha:
“Nuk jam magjistar”.
Ai tregoi se ndryshimet e vërteta kërkojnë kohë dhe “derisa të jetoj unë, ne nuk do të arrijmë që gjermanët të vijnë në Shqipëri, sepse shpresojnë në një jetë më të mirë. Udhëtimi do të shkojë përherë në drejtimin tjetër”.
Kryeministri si sukses të tij përmendi faktin se që nga janari, niveli i kriminalitetit është më i ulëti në 25 vitet e fundit. “Kemi arritur që shumë njerëz që punonin ilegalisht t’i fusim në tregun legal të punës.
Para dy vitesh ekonomia ishte në stanjiacion, tani rritja është sidoqoftë mbi dy për qind”.
Rama i ka bërë thirrje Gjermanisë të investojë në arsimimin e shqiptarëve, sidomos përmes sistemit dual arsimor, duke iu mundësuar shqiptarëve mësimin e zanateve.
Rama shtoi se arsimimi i shqiptarëve do të kushtonte më pak se masat frikësuese kundër migrantëve.
“Ne mund t’u themi të rinjve: nëse doni të shkoni në Gjermani, atëherë nuk duhet të kërkoni azil, por të mësoni një zanat. Atëherë mund të niseni”.
Në pyetjen e gazetës nëse qëllimi i tij është që t’u mundësojë njerëzve të marrin një zanat për të emigruar pastaj, Rama u përgjigj:
“Nuk mund ta mendojmë më të ardhmen vetëm brenda kufijve të vendit tonë. (…) Do të isha i lumtur nëse shqiptarët do të kishin mundësi të punonin në Gjermani”, raporton Dialogplus.
Lidhur me krizën e refugjatëve në Europë, Rama akuzoi Bashkimin Europian:
“Është e tmerrshme të shohësh se si disa vende të mëdha dhe të pasura po dështojnë t’i pranojnë refugjatët. BE sot duket si një federatë përplot me egoistë që mendojnë vetëm për kombet e tyre. Jo si familje me vlera të njëjta, e cila bashkëpunon”.
Duke folur për imazhin e keq të shqiptarëve në botën perëndimore, Rama kujtoi filmin “Wag the Dog” me Robert De Niro, ku shqiptarët paraqiten si të çmendur dhe kriminelë.
“Mediumet ndërkombëtare e përshkruajnë Shqipërinë si njollë të zezë plot me rrëmbyes.
Por kush ka qenë njëherë në Shqipëri, e di se është ndryshe.
Natyrisht ne nuk jemi si Zvicra. Por ne as që duam të jemi si Zvicra, sepse kjo do të ishte monotone”.
I ka kaluar politika në sëmundje. Ose të jap dorheqje ose ta mbyll
Edo po gabon ene ket ta thom un qi jom nji piçkoloqe me dipllom ne diplo-macje.
O babushi i Zahos boju thirrje shqiptarve ti perveshen punes ne token e tyne qi ka ngel djerr dhe po kthehet ne moçal.
Shqypnija jone mundet me i mbajt edhe 5 miljon shqiptar me jetu si krajla,dhe se bashku me Kosoven mundemi pa fryk me i mbajt 10 milljon.Nuk pikon asgjo nga qielli as ne Gjermoni.Pa punue,pa derdh djers nuk ngohet barku dhe shpirti,
Fol si Kryeminister i pergjeshme dhe jo si analist politik i çeshtjeve evropjane.
Qenke L… !
Kryeminister Konceptual.
Ne cdo 2 dite po merr shuplaka nga gazetat me serioze nga Franca, Gjermani. Angli. Kanada dhe madje Australi . Pritet nje grusht nga vellai i madh Big brother dhe nok….. se eshte bere vendi me keq se Meksika .
Firmosu noi koncesion atyrw se ate duan ata.
Dhe ato pak fusha ku nje vendvi varfer ka mundesi te punesoje dhe te rregulloje buxhetin ju ja jepni ketyre me koncesione. Ata nuk ngopen me para. Kapitalizmi nuk ka meshirw per te dobtin. Hiqe nga mendja. Mjaft me te qara. Nuk ke per te prwkur njeri
Europa gjeti rrugen per te perzene nje grek pa kollare , tani I duhet te gjej edhe menyren per ti vene prap kollaren ketij komandantit tone ose do ta sikteris edhe Ramen. Shikojeni po shkon ne takimet e rendesishme europiane si Ciprasi.
Gjermanët refugjatë në Shqipëri…Zvicra monotone,ça droge përdor ky???!!
HISTORIKISHT NE NUK KEMI PATUR ASNJ FAVOR NGA EVROPA…..
EDI RAMA BEN MIRE QE UA THOTE NE SY ATE QE ESHTE SI DRITA E DIELLIT…UNE PERSONALISH DHE FISI IM NUK KAN PERFITUAR ASNJE GJE NKA KY
POR ZOTI E BEKOFTE ATE DHE SHQIPERINE QE AI MUNDUHET TE BEJ …
DASEM PA MISH NUK KA DHE ZHVILLIM PA DHIMJE GJITHASHTU……
EVROPA GJITHMONE NA E KA PATUR ME TE FUTUR.
EDI BEN MIRE QE UA THOTE.
DHAN 85 MILIARD $ PER GREQIN QE ESHTE 10MILION DHE JAPIN AS 1 MILIARD PER 5 SHTETE (SERBIA ,BOSNJA,SHQIPERIA ,KOSOVA,MALI I ZI MAQEDONIA)
NUK KA NEVOJ PER KOMENT………..
KAM AQ SHUM PER TE THENE POR ME MIRE LERE……
MALLKUAR QOFTE EVROPA E SHPIFUR QE MAKINAT I SHET TEKE NE ,DHE INDUSTRIN E SAJ LEJOHET TE TREGETOHET TEK SHTETET TONA POR ASNJE PRODHIM BUJQESOR NUK PRANON PREJ NESH……
RROFTE MIQESIA EDI -VUCIC
SHQIPERI -SERBI
KUSH NUK KA SY TA SHIKOJ DHE MENDJE TA KUPTOJ
TE SHKOJ NE GREQI TE PUNOJ ……….
Mendoj qe dita e mire duket qe ne mengjes sic thote populli…ketij i ka hyre vetja shume ne qejf, harron qe eshte K/ministri i popullit me rreckaman ne Evrope. Per mua i ka mbushur ditet e tij dhe nuk ka me asgje cfare te jape. Ben mire te iki me nder pa e mbyllur mandatin. Ndoshta dikush tjeter nga e majta mund ta beje me mire kete pune.
PD-ja gjeja me e mire qe mund te beje eshte te ulet e te shijoje se si i ben gropen vetes dhe PS kapterr Ramiu. Them se ishte vendim i zgjuar shtyrja e protestave pasi nje proteste tani vetem sa do shtrengonte rradhet brenda pozites. rradhet e te pakenaqurve sa do vijne e do shtohen vetvetiu, pasi vertet njerezit duan rregull dhe reforma por nqs kjo nuk do perkthehet per dy vitet ne vijim ne rritje te nivelit ekonomik dhe te te ardhurave ne xhepin e njerezve te keputur zgjedhjet e ardhshme kapterr ramiu nuk do mund t i trembi me njerezit me gogolin berish pasi gogoli ekonomi do jete bere shume here me i frikshem. PD vetem duhet te presi qe rama te shkoje vete me kembet e tij ne buze te humneres, aty PD mund ti jepi vetem nje te shtyre te lehte me protestat.
Komente halesh , nga njerez ordiner dhe aq me teper japin dhe urdhera , per te dhene doreheqe kryeministri , dhe te veme kete Mondin , se qeka autoritar.Shkoni mer zgjepsa se nuk ju pyet njeri ju.intervista kerkon pergjigje te sakta , dhe pa furce ,por ashtu si eshte e verteta . Rama gjithone konciz dhe jashte natyres langaraqe ,te ish kryeministrave te se kauares ,qe kur takonin ndonje lider europian i binte te fiket ,duke mbajtur kurrizin ulur deri sa ti thonin europianet cou. Jo or bandilla , Shqiperia mund te jete e varfer por krenarin nuk ja ka marr borxh kujt ,port e ka trashegim. Nuk shkohet ne europe me rrena dhe bazhibozuk ,qe pasi e lane kete vend si hale, sot kane leshuar koqevaret ne komentet e tyre, per te nxjerr llafet me te ndyra nga qenefi tyre ,sic kane disa kohe qe vazhdojne. Vazhdo Ed se e ke rrughen e hapur , dhe gjithone drejt se mires .
He te lumte more djale, keshtu te do partia dhe edveri. Krenar dhe brekgrisur.
ky eshte fillimi o debila kemi vendosur koza nostra te qeveris i perzun nga italia dhe erdhen ne shqiperi mos u beni merak o derra trafikoni drog se bosin e keni ne qeveri .
Sa shume shpellare qe qenkan mbledh ketu tek komentet.
Pse I fillon te gjitha fjalite me “NUK”? Ka 25 vjet, jo per gje.
Rama sikur jeton ne hene jo ne toke. natyrisht qe te gjitha vendet e BE-se do kujdesen se pari per hallet e tyre. Per hallet e shqipetareve duhet te mendoje qeveria shqipetare. Dhe keto budallalliqet qe Euroropa eshte egoiste e koprrace nuk kane shume sens. ju lutna boll me concepte keshi lloji
Vucic i qendroi marrezise se serbeve,ballkani para se te futet ne Europen e bashkuar,duhet te ndryshoj kufijte,per te mos u bere “makth” per serbet !!!
Vucic flet marrezira,pa qene i marre !
Bravo Rama, Leri qente te lehin
Ky ka marrë erë nga bytha dhe flet si “tifozët kuqezi”, në vënd që si Kryeministër serioz (shikoni Vuçiç, kiji inatin e foli hakun), të shikojë realitetin në sy dhe të punojë me kokë ulur, të shikojë “kush jemi” dhe të mos flasë broçkulla, se problmi janë të tjerët që na kanë marrë “me sy të keq”, sepse ne “jemi ëngjëj”…???!!!