A mund të flitet me dashuri për vjedhjen?

2 Shtator 2015, 09:59Ekonomia TEMA

Nga Erjon Braçe

 

A mund të flitet me dashuri per vjedhjen?

Po per hajdutin, a mund te flitet me dashuri?

Mijera biznese te rregjistruara ne vetem 4 jave!;

E dini cdo te thote?

Qe ju te gjithe si qytetare, per vite me rradhe, keni paguar tatime per shtetin, por keta “biznesmene”, jane pasuruar per vete dhe nuk kane derdhur asgje per shtetin.

Edhe nje here;

Paratë tuaja, paratë që ju keni paguar shtetin sa herë që keni blerë mallara e shërbime.

Sepse ka edhe me;

Çdo fitim te nxjerre nga ky “biznes”, nuk e kane deklaruar dhe serish, nuk kane paguar asgje per shtetin, si detyrim ligjor.

Domethene;

Ju per cdo 100 leke te ardhura nga puna, Sali Berisha ju detyroi te paguani 10%, domethene 10 leke (sot paguani me pak), kurse keta kane paguar hicin, vec jane pasuruar!!

U bene dy!

Tani flisni me dashuri po te doni per keta qe ju kane vjedhur.

19 komente në “A mund të flitet me dashuri për vjedhjen?”

  1. gusht says:

    I nderuar Erjon! Ne kete katrahuren tone ekonomike, keto klithmat e tua me ngjajne si nje zë ne shkretetire. Ekonomia eshte shtylla e nje qeverisje. Kur ajo ngec, ka ngecur i tere mekanizmi i shtetit. Ti e di se, po nuk qarkulloi gjaku ne arterie, ajo pjese e trupit gangrenizohet dhe trupi vdes. Komentet jane te teperta. Duhen vepra, u ngopem me fjalime e premtime.

    1. Euro Maloku says:

      Hajdutet nuk i solla une …Ata i gjeta mes tuaj

  2. mbrostar says:

    E pse jo Brace te mos i dua?
    Une si konsumator e kam paguar Taxen ke Biznesi
    sipas tarifave te Shtetit.Nga ana tjeter
    Biznesi ka paguar nje pjese te mire ke
    tatimoret e Shtetit! Kurse Shteti nuk ka marre
    askurgje nga Tatimori i vet? Pra Parja ka qarkullu
    dhe ke tatimori ka ndalu.Pra cduhet te bej une:kur
    Populli ka paguar,Biznesi e ka pergjysmuar,Tatimori
    ka dale i fituar,komisioni Ne Gjum pa i trazuar.
    Ndaj Brace lere ironine menjane,por uluni dhe mendoni per
    vatane.E di qe nuk e kini te lehte
    se si Tatimore ke edhe me klasen e Tete
    Diploma mund te kete dy a tre
    me Parat e taxave i ka ble
    ndaj sot s,ke ci ben,i rruan menderen
    se Ligji nepunesit ja mbrone karjeren
    Keshtu qe ai aty do te rri
    vec taxave do tu nderoi vend
    nga Xhepi ne Gji!
    se njerin e ke dhender,tjetrin kushuri.

  3. alti says:

    Brace ,pa kompliment je deputeti me opopzitar i qeverise tende. Qe te kete mbarevajtje ekonomia ,duhen bere shembull shume doganier dhe inspektor tatimesh qe jane pergjegjes per zonat e tyre ku paska pas me mijera bisnese te pa deklaruara . Atyre duhet ti vihen prangat dhe ti sekuestrohet pasuria . Po nuk hoqet dore nga militantizmi , dhe ti ktheni syte nga ndershmeria dhe profesionalizmi ,veshtire te behet shteti qe duam .Stop rrumpales dhe hajdutllekut i kthyer ne zakon.

  4. Kol Tivari says:

    Nuk është se një herë kemi folur “me dashuri” për hajdutin…,bile kemi mbuluar me flamur arkivolin e tij…(?!) Kam dëgjuar, se “në kohët e vjetra”, në Labëri, një i ri nuk mund të martohej “e burrërohej”, n.q.se nuk bënte një vjedhje…(!!!???) A thua të jetë e vërtetë…???!!!

    1. Odeta says:

      Po, eshte e vertete por i perket periudhes se gurit…Jemi ne vitin 2015 dhe jetojme serish me moton “kap ca te kapesh…” Sot kush eshte tatimpagues i rregullt shihet si budalla dhe frikacak… Sot bizneset nuk e vrasin mendjen per te ecur perpara sa e vrasin t’i bejne “bisht” pagesave…

  5. duno says:

    Askush nuk eshte kunder formalizimit te biznasit te pa regjistruar por ne kete vend penalizohet gjithmon i regullti e i regjistruari,ashtu si edhe ne pagesen e energjise ujit e shume te tjera . bizneset e pa regullta ushqejne me rjetin e tijkapilar gjithe administraten e korruptuer deri majen e piramides qeverisese . prandaj edhe kete radhe do ti bejne balle kesaj pseudo reforme.

  6. veri says:

    Per kete problem keni plotesisht te drejte! Nuk arrij te kuptoj akoma dhe me perzihet ,kur dje kam degjuar ne disa media kryesore disa te pa fytyre qe shpreheshin se ju kishte rrenqethur mishi kur kishte pare te mbyllura qepenat e dyqaneve ne rrugen “Myslym Shyri”.Po si more i pa fytyre nuk thua nje llafe qe keta bisnesmene ne rrugen me dyqanet me cmimet me te shtrejta ne Tirane nuk paskan paguar per vite asnje lek per shtetin ,por te vinka keq qe nuk vazhdokan akoma te vjedhin kete vend. Guxim te tepruar keni qe dilni ne emisione dhe shpreheni ne menyre te tille!

  7. Juri says:

    Blla blla blla, kujt po ia thua keto gjera qe ne i dinim me kohe.
    Nuk ka nevoje, per llafe meqe skemen e paske mesuar mire, denoncojini ne prokurori e futini ne burg ata tatimore e inspektore qe e kane lejuar te ndodhe nje gje e tille. Jo vetem kaq por te kthejne te gjithe pagen qe kane perfituar keto vite ne kurriz te qytetareve te ndershem duke punuar per interesa te kunderta me kushtetuten dhe ligjet e ketij vendi.
    Po e bere nje gje te tille atehere do te kesh mbeshtetjen e te gjitheve, edhe te bizneseve, por llafe kemi 25 qe degjojme e vetem te ndershmit e kane pesuar gjithmone.
    Jemi ne pritje qe rilindja te ndodhe ende pas dy vjetesh. Presim megjithese shpresa per te ardhmen eshte zhdukur.
    Tung Brace vogel.

  8. ILIRET says:

    Mirepo tani tregtari per te mbajtur po at fitim, do te rrise cmimet o Erjon.
    Shikoni Bankers Petrolium, cilit minister ja dergon thesin qe te mos paguaje taksa.

  9. Mendoj se nje pjese e njerezve keqinterpretojne levizjen per tatim taks … Nuk e dine se nga i buron qeverive te huaja gjithe ajo para .. sigurisht nga sipermarresit e medhenj , po ashtu dhe te vegjel … Po e njetjta gje do te ndodhe ne Shqiperi … Pas 3 muajsh , kur shteti te deklaroj ,shumat e mbledhura nga taksat , atehere do kuptojne njerezit sesa e nevojshme eshte mbledhja e taksave … Do te kuptojne nje tjeter keqfunksionim gjate ketyre 25 vjeteve … pra do te zbulohet nje tjeter pengese qe ka penguar zhvillimin ekonomik te Shqiperise gjate 25 vjeteve … Qeverite e huaja nepermjet mbeldhjes se taksave sigurojne shuma te majme parash … Me ane te taksave , krijohen autostrada te reja , zhvillohet ushtria , policia , modernizimi i teknologjise spitalore , rrjeteve elektrike , sigurohen fondet per te demshperblyer te prekurit nga tragjedite natyrore … e shume gjera te tjera … Ai qe nuk paguan taksat nuk do qe keto gjera te ndodhin , zere se thote “te modernizohem per veten time une as me plasi per te tjeret , skane vdekur njerezit me gjithe femijet e tyre” … Mos harrojme se Bregdeti Shqipetare ka rreth 5000 biznese te ndryshme , si hotele , lokale qe spaguajne hic gje per shtetin … ja fusin nata 80 euro , fanta ekzotike 10 euro edhe hajt pirdhuni …

  10. nord says:

    U pane DJE CA BIZNESE TE MBYLLURA- SHENJE E MIRE.

    KAM CA PYETJE

    KETA TATIMORET QE MBULOJNE ATO RRUGE (po themi m shyri), KANE MARRE RROGEN , KA MARRE RROGEN PERGJGJESI I TYRE, SHEFI I SEKTORIT/DEPARTAMENTIT, DREJTORI , I MADHI FARE ??????????????????????????????

    KANE BERE PLANE MUJOR E I KANE KONTROLLUAR KETO BISNESE, PLANET I KA MIRATUAR SHEFI , DREJTORI E TJERE….

    A DUHET TE KISHIN MBAJTUR PERGJGJESI KETO NJEREZ DJE, SOT , NESER,

    APO LOJA VAZHDON

  11. shkodra says:

    Je deputeti me i ndyre qe ka Shqiperia ,din te mbulosh shume bukur te gjithe te zezat e PS dhe ngre zerin per te vegjlit . Nuk jeni me te mire se ata funderrira qe hiken qe e shkatarruan kete vend . Nqs do te kishte politikante te ndershem, jo si llumi qe perfaqeson dy klasat politike ,sot Shqiperia do te ishte nje parajse e vertete .

  12. hajdari says:

    O Brace, ca u be me monopolet e Saliut ?
    Se i harrove fare, sa ishe ne opozite cirreshe si shejtan dhe betoheshe…. e mban mend se si….. “Sa te vijme ne, qe diten e pare, qe 100 ditet e para, qe 300 ditet e para…”.
    Shume te ra vrulli populist o tribun i sovranit ! Apo ta kane ngohur xhepin o socialisto-progresist milioner ?
    Per sa i shite interesat e sovranit, per 1/100-n e shumes qe vidhet ?

  13. filani says:

    @ILIRET: jo, nuk ka pse te ndodhe nje gje e tille, thjesht do ulet fitimi per ta. Ndryshe ka inflacion, por inflacioni nuk ka pse te jete nese cmimet baze nuk rriten. Dhe at nuk rriten sepse ketu nuk eshte problemi me lenden baze, por me evazionin.

    Hajt per te mira.

  14. Tema says:

    Një kinez shkëmben diamantin origjinal me fals

  15. intelektuali says:

    Po te blesh qofte edhe nje shkrepse jashte Shqiperise shitesi i dyqanit te djek me vrap dhe ta jep kuponin tatimor me detyrim kurse ketu po te kerkosh kupon tatimor shitesi te shikon venger dhe shtremberohet apo fatorinua i autobuzit gjithashtu megjithese per keta te fundit sikur ka ndryshuar pak nga kontrollet e shumta qe po behen.Per çfardo gje qe blihet duhet te jepet kupon tatimor.

  16. perkthyesi says:

    Keni plotesisht dakord Nord! Nuk e kuptoj se si jane paguar ata qe e kishin nen ombrelle Rrugen Myslym Shyri! Deri sa nuk kane bere detyren, te kthejne menjehere parate ne shtet! Do te shohim pastaj se sa te dhemb xhepi! Por problemi eshte se kush do e beje, pasi burrat e vertete kane cofur!

  17. hajduti bertet kape hajdutin says:

    ca thu mor brace ziu se je dhe ekonomist..
    po kush rendon me shume vjedhja e pasurive nentokesore nga te huajt dhe ju apo byreku pa kupon?
    kap mineralet qe po te ikin nga vendi edhe pa pagua asnje leke tatim dmth dhe pasuria dhe tatimet dhe pastaj hajde te byreku me gjize.
    fuck u all

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje