David Cameron ka pohuar se po Britania e Madhe po bën maksimum lidhur me krizën e emigrantëve, që po tentojnë një jetë më të mirë në Europë.
Kryeministri Britanik u është përgjigjur fotove të fëmijës së vdekur sirian të nxjerrë nga deti në brigjet e Turqisë, të cilat po bëjnë xhiron e botës, se Britania po bën maksimumin të ndihmojë refugjatët.
Por qëndrimi i Britanisë ka ngjallur zemërimin e Komisionieri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks, i cili ka kritikuar fuqishëm Cameron, që të Britania te presë më shumë refugjatë duke theksuar se vendi i tij përpiqet shumë më pak sesa vende të tjera si Gjermania dhe Suedia.
Muiznieks u shpreh shumë i shqetësuar për deklaratat e David Cameron, i cili kishte gjykuar të mërkurën se “më e rëndësishmja është të vendoset paqja dhe stabiliteti në rajonet në krizë, se sa të merren në mbrojtje gjithnjë e më shumë refugjatë”.
“Nëse është e vërtetë se duhet të dërgojmë një paqe të gjatë në Siri dhe në vendet e tjera të shkatërruara nga lufta, është gjithashtu e vërtetë se Britania e Madhe ka detyrimin ligjor dhe moral që të presë ata që i largohen luftës dhe persekutimit”, kundërshtoi Komisioneri për të Drejtat e Njeriut.
“Tragjeditë e reja dhe pamjet tronditëse mund të evitoheshin nëse krerët politikë do të kishin pasur guximin dhe vendosmërinë që të mbronin të drejtat e njeriut dhe vlerat e përbashkëta evropiane”, shtoi ai.
Sipas shifrave zyrtare, vetëm 216 persona të prekur janë pritur si refugjatë në Britaninë e Madhe që prej marsit të vitit 2014 dhe në total pesë mijë sirianë kanë marrë azil gjatë katër viteve të fundit.
Që prej fillimit të luftës civile në vitin 2011, më shumë se katër milionë Sirianë kanë braktisur vendin e tyre.