Trafikantët e refugjatëve tani nuk fshihen më por kanë nisur të bëjnë edhe reklama online ku ofrojnë “shërbim të klasit të parë, por edhe ekonomik”.
Nëse paguan 1200 euro ata të sigurojnë transportin deri në ishullin grek Kos, por gomonia nuk është e sigurt dhe mund të mbyteni.
Ama nëse paguani 2500 euro ata iu çojnë në zemër të Berlinit.
Tashmë trafikantët nuk kanë më skrupuj.
Madje kanë përgatitur një spot online ku reklamojnë “biznesin” e tyre.
“Shikoni. Kjo është harta për të shkuar në europë. Rrugët dhe çmimet ndryshojnë dhe i keni të afishuara të gjitha”, thotë Assad Murad, një i ri që merret me transportin e refugkatëve nga Siria dhe vende të tjera aziatike.
“Mjafton të paguash 2500 euro dhe të çojmë në zemër të Berlinit. Mund t’iu çojmë me taksi, me tren nëpërmjet Budapestit apo edhe me shofer personal, kjo varet nga mundësia juaj për të paguar”, thotë ai.
Por duket se edhe trafikantët bëjnë “lëshime”.
“Për fëmijët nën 15 vjeç paguhet gjysëm bilete”, thotë Murad.
Ai shton se “nëse paguani 1200 euro të çojnë deri në ishullin Kos, por gomonet nuk janë shumë të sigurta”.
Por edhe ka shërbim për “pasanikët”.
Me 12.500 euro mund të nisesh me avion direkt për në Gjermani, me një vizë që kushedi si është falsifikuar.
E ndërsa refugjatët janë duke përjetuar tmerre duke humbur edhe familjarë të tyre, dikush bën biznes me ta.
Cfar behet keshtu !!!!!
Kan arrdhur dit të vështira