Samsung sjell “Sleepsense”, aparaturën që monitoron gjumin, fik dritat dhe televizorin

6 Shtator 2015, 13:11Hi-Tech TEMA

Për Samsung-un nuk mjaftoi vetëm krijimi i televizorit për ta parë gjatë mbrëmjes, makina larëse për të larë rrobat, ose telefoni inteligjent për ta mbajtur me vete gjatë gjithë ditës.

Tani kompania do të jetë me ju edhe në shtrat çdo natë. Nuk ka krijuar një shtrat, por pajisjen SleepSense, e cila monitoron gjumin.

Aparatura përdor teknologjinë EarlySense të Samsung-ut për të monitoruar rrahjet e zemrës dhe të frymëmarrjes, dhe për të mbledhur të dhëna ndërkohë që jeni duke fjetur.

Ajo i mbledh të dhënat në një aplikacion që funksionon me pajisjet iOS dhe Android, dhe shfaq kohën që keni shpenzuar duke fjetur, sa shpesh jeni ngritur nga gjumi dhe të dhëna të tjera. Pajisja mund vendoset poshtë shtratit

SleepSense kupton kur ju ka zënë gjumi dhe menjëherë fik televizorin, dritat dhe ndryshon temperaturën e dhomës duke përdorur kondicionerin ose termostatin.

Aparatura lidhet me Bluetooth me këto pajisje. Pajisja gjithashtu ju njofton kur duhet të zgjoheni për të shkuar në punë.

1 komente në “Samsung sjell “Sleepsense”, aparaturën që monitoron gjumin, fik dritat dhe televizorin”

  1. lefter says:

    Pse do shkosh ne pune po te keshe paisje te tilla?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje