FIX FARE/Si mund të blejë duhan, alkool dhe të hyjë në lojra fati një minoren në Tiranë

9 Shtator 2015, 20:30Sociale TEMA
FIX FARE/Si mund të blejë duhan, alkool dhe të hyjë në

 

Minorenët në Shqipëri janë të pambrojtur nga përdorimi I alkoolit, duhanit apo drogës

Në vendin tone është shume e lehtë që një fëmijë të blejë pije alkoolike, duhan apo të luajë lojëra fati, mjafton që të ketë para për të paguar

Në rrugët e kryeqytetit por edhe ne markete tregtohen produkte si  duhan dhe  alkool për këdo që mund të ketë para, qofshin këta edhe fëmijë nën moshën 18 vjeç.

Emisioni “Fiks Fare” nisi një investigim për të treguar sesa të rrezikuar janë fëmijët në Shqipëri nga këto fenomente.

Ndalimi me ligj për përdorimin e alkoolit dhe  duhanit nuk i pengon fëmijët të blejnë këto substanca. Ky tashmë është fakt i cili u soll në vëmëndjen e shikuesve, duke bërë evident mosrespektimin e ligjit kryesisht nga personat qe i tregtojne këto produkte. Investigimi i transmetuar mbrëmjen e kaluar tregon dy fëmijët , njëri 12 vjec dhe tjetri 13 vjecc, të cilët e nisin me blerjen e një paketë  cigare. Bazuar ne ligjin Nr.9636, datë 6.11.2006 për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit , konkretisht në nenin 9 të tij thuhet: ” Ndalohet shitja ose furnizimi, për qëllime tregtimi, i produkteve të duhanit personave nën moshën 18 vjeç. Të gjitha pikat e shitjes duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet: “Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18 vjeç ”. Tregëtari nuk pyet fare për moshën, thjesht merr paratë, edhe në këmbim ofron produktin.

Terreni i lehtë për të blerë çfarë të duan i favorizoi fëmijët të bëjnë blerjen e dytë, Pije alkolike e tipit Vodka me 75% përbërje alkooli. Pasi hyjnë në dyqan, fëmijët i kërkojnë shitësit pije alkolike. Ai i ofron fëmijëve llojet e pijeve që ka edhe i tregon se me çfarë shoqërohen këto pije. Dy djemtë , i tregojnë se e duan për të festuar ditëlindjen e nje shoku, edhe shitësi me shaka u thotë: “Ta merrni pijen… Si mos ta merrni”??? Njësoj si në rastin e parë edhe në rastin e dytë , fëmijëvë nuk u kërkohet mosha, e per rrjelloje as dokument identifikimi për verifikim. Me shishen e pijes alkolike, ato largohen nga dyqani…

Investigimi i emisionit “Fiks Fare” nuk u ndal vetem me blerjen e këtyre produkteve. Dy minorenët  tentuan hyrjen në një pikë bastesh Bazuar në ligjin Nr.10 033, datë 11.12.2008 për lojrat e fatit  , konkretisht në nenin 6 “Mbrojtja nga lojrat e fatit dhe pikat e basteve ” kuptojmë se: “Organizatorit të lojërave të fatit i ndalohet të punësojë dhe të lejojë të futen apo të luajnë në mjediset e lojërave të fatit persona nën moshën 18 vjeç” Fëmijët e kanë të ndaluar të luajnë nëpër pika bastesh, ndërkohë në kryeqytet ndodh krejt e kundërta. Bashkëpunëtorët e Fiksit hyjnë në pikën e basteve,marrin orjentimet për ndeshjet përkatëse,  vënë një skedinë dhe largohen. As këtu nuk ja kanë nevojën asnjë të rrituri. Shuma me të cilën fëmijët luajnë është 200 lekë , ndërsa shuma për të cilën luhet, arrin 7 000  leke .

 

 

 

 

4 komente në “FIX FARE/Si mund të blejë duhan, alkool dhe të hyjë në lojra fati një minoren në Tiranë”

  1. Jugu says:

    Problem per shoqerine, por me problem I madhe eshte hajdutizmi dhe gangesterizmi I politikaneve pushtetar.
    Eshte ky hajdutizem (Meta, Tahiri) dhe cubllek (Prenga, Ndreu,Ndoka,etc) qe degjeneron tere jeten e shqiptareve, largon investiotoret te huaj dhe vendas, e keshtu ekonomia pertoke dhe pa-punesia me maksimum.

  2. zylo says:

    o fixi po qe kur ne Shqiperi, qenka thyer ligji.Kete lajm ruheni per nja 50 vitet e ardhshme, se per momentin kjo gje ndodh ne c’do skaj te Shqiperise

    1. PELA E TROJES says:

      Me mire do te behet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje