Një nga rrugët tregtare kryesore të Lezhës ishte ndalesa e Kryeministrit Edi Rama në javën e dytë të operacionit kundër informalitetit, për të parë ecurinë e operacionit në terren.
Njësi shitjeje për veshje, një pikë tregtimi e artikujve të ndryshëm, bar-kafe, farmaci veterinare etj.. ishin disa nga njësitë tregtare ku u ndal Kryeministri, teksa në to, grupet e punës po kryenin veprimet e verifikimit të ligjshmërisë së aktivitetit tregtar, pajisjes me kasë fiskale dhe përdorimit të saj.
Kryeministri u takua me pronarët e këtyre bizneseve dhe grupet e verifikimit. Biznesmenët e vegjël të Lezhës shprehën mbështetjen për këtë operacion, duke e cilësuar si të drejtë, që duhej bërë kohë më parë, por mbi të gjitha do të nxisë konkurrencën e ndershme mes tyre.
“Duhet të jemi të gjithë njëlloj dhe jo ne të paguajmë dhe të tjerët jo. Jam shumë e kënaqur që po arrin edhe Shqipëria si vendet e tjera,” – tha pronarja e një dyqani veshjesh.
Prerja e kuponit tatimor për Kryeministrin, është edhe vendosje e barazisë në ushtrimin e aktivitetit tregtar.
“Më mirë të gjithë të barabartë, sesa disa me kuponë dhe disa me dorën në xhepin e tjetrit,” – u shpreh Kryeministri.
Nga data 1 deri më 6 shtator të 2015, krahasuar me 1 deri 6 shtator të 2014, kuponat kanë shkuar nga 3.9 milionë, në 6.2 milionë dhe vlera e tatueshme ka shkuar nga 68 milionë dollarë, në 82 milionë dollarë.
Ore,se duhet te formalizohet biznesi,vone ka shkuar por keshilltaret e Kryeministrit,per kete ceshtje,po e keshillojne gabim…!!
Verej tre gjera shume te rendesishme,impenjimin e administrates tatimore per te bere dicka dhe penalitetet ekstreme te shtetit ndaj evazoreve qyqar….
Pyes,ku ishte deri dje administrata tatimore qe lufta ndaj informalitetit sot te mos ishte ekstreme…!!?
Dhe nje pyetje qe nuk do koment,nje furre buke ketu,dje mbdr,e gjobiten 500.ooo lek te reja per nje shitese te pa siguruar ndonese kater punetor ishin te siguruar..!!?? Pronari mori vendim te shtonte orarin e punetoreve te siguruar dhe te hiqte nga puna te pestin e paisguruar….Nje familje me shume,pa buke..!!?
Pyetja e trete,akoma nuk kam degjuar qe u kontrollua dhe u gjobit nje biznes VIP,kompani nafte,cigaresh,pijesh,lojra fati,nxjerrje perpunim minerali,importe gruri etj…
P.S.
Kam ne dore faturat origjinale te nje firme shume te rendesishme ne shqiperi te shperndarjes se mallrave ushqimore,detergjenteve etj…Duke bere llogarite ( sepse njoh te gjitha detyrimet qe malli i detyrohet shtetit ) qe nga cmimi i blerjes deri tek cmimi i shitjes,verej se malli i importuar shitet PA ASNJE LEK FITIM !!! si ka mundesi !! sepse firma ne fjale thone se eshte e ILIR METES…E Ilirit ose jo,pak rendesi ka,rendesi ka fakti qe firma shet me humbje !!
Kryeministrit magjiburgberes edi rama!!.Qe te jene te gjithe te barabarte le te jene edhe rrogat tuaja dhe tona te barabarta-pastaj do ta shihni stafidhen se si do tju dridhet dora apo bytha te ngrini ashtu si I keni cmendur pa dogane – cmimet -dhe taksat-.-A ja u mban-nese e quni veten burre me -dhjete-rrrrrrrrrr–zoti kryeminister .Keni garanci financjare pas vjedhjeve miliardshe-qe na keni bere -dhe jeni te mbrojtur nga policia – badigarde e spiune pa fund-ndaj ndjeheni rehat ne shtepite tuaja -ku nuk ju eshte prekur asnje fije floku- ndaj shini me ne si te doni – duke na lene femijet rrugeve-jetime- duke na burgosur si dikur ati juaj-enverist.Asgje nuk harohet as krimet e babes suaj sadist-.
Po ca po flisni keshtu, ca biznesmenesh po thoni? Me nje dyqan frutaperime dhe qe me zor nxjerrin nje rroge mujore 30.000 -35.000 mije leke (kaq per te gjithe familjen) si mund ti thuash biznesmen. Ky eshte tmerr. A e shikon ky i gjati varferine qe pllakos cdo dite e me shume ???????????
paskan ngateruar Edi Ramen me Enever Hoxhen me duket