Financat, plan për të dhënë lotarinë tatimore me koncesion

7 Shtator 2015, 11:16Ekonomia TEMA

Ministria e Financave pranon se po punon me një propozim të pakërkuar (koncesion) për lotarinë tatimore. Operatorët e kasave të paqartë se si do të realizohet kjo. A do të jepet dhe mbledhja e TVSH me koncesion?!

Prej kohësh qarkullojnë zërat për një plan për të dhënë mbledhjen e TVSH-së me koncesion, në kuadër të të cilit do të realizohet dhe lotaria tatimore. Kjo e fundit ishte planifikuar të fillonte në prill të këtij viti, por më pas u shty, pasi nuk kishte përfunduar ende strategjia antiinformalitet, në kuadër të së cilës ishte planifikuar dhe lotaria.

Financat kanë pranuar zyrtarisht se për lotarinë tatimore po punohet, duke shqyrtuar një propozim të pakërkuar (koncesion).

Burime nga tregu pohojnë se një kompani nga Tajvani, përfaqësuesit e së cilës kanë ardhur shpesh në Shqipëri, është “ofruar” për të krijuar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e lotarisë së kuponit tatimor.

Nga ana tjetër, shoqëritë e autorizuara të kasave fiskale janë të paqartë nëse lotaria tatimore do të kalojë përmes tyre, ndërsa ata pohojnë se e kanë infrastrukturën e nevojshme për ta realizuar atë. Në një letër që të pesë operatorët e autorizuar i kanë dërguar drejtoreshës së tatimeve dhe ministrit të Financave në janar 2015, që zotërohet nga “Monitor”, thuhet se “me sa jemi në dijeni, Drejtoria e Tatimeve apo Ministria e Financave, prej kohësh kanë organizuar takime apo konsulta me subjekte vendas apo të huaj në lidhje me lotarinë me kuponin tatimor, por në asnjë rast nuk janë organizuar me shoqëritë e autorizuara”.

Kumbaro i Iva Electronic pohon se edhe aktualisht ai nuk është në dijeni zyrarisht se çfarë plani kanë financat. Ai pohon se, sipas informacioneve të tij jo zyrtare, mendohet që sistemi i lotarisë i ofruar nga koncesionari do të integrohet përmes operatorëve të autorizuara, megjithëse shton se e shikon të vështirë për t’u realizuar praktikisht.

Në letër, operatorët e autorizuar pohojnë se kasat fiskale që janë tregtuar në Shqipëri, i kanë të gjitha parametrat për një lotari plotësisht të sigurt të modelit sllovak, pa u bërë asnjë modifikim, duke bërë të mundur që lotaria të aplikohet në kohë rekord. “Nëpërmjet disa ndryshimeve në program dhe realizimit të një algoritmi përkatës në serverin e lotarisë, kasat mund të përshtaten për të realizuar një lotari me kuponët fiskalë. Implementimi do të kërkojë njëfarë kohe. Përvoja ka treguar se ndryshimet e programimeve në kasa nuk kanë qenë një proces i lehtë dhe i shpejtë”, thuhet në letrën dërguar drejtoreshës së tatimeve dhe ministrit të Financave.

Ministria e Financave pranon: Lotaria, po shqyrtojmë një propozim të pakërkuar

Burimet zyrtare nga kabineti i ministrit të Ministrisë së Financave, të pyetura nga “Monitor” lidhur me planin e lotarisë tatimore pohuan se “ministria po punon duke shqyrtuar një propozim të pakërkuar”.
Sipas ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006 për koncesionet, neni 2/pika 12, “Propozim i pakërkuar” është propozimi për të marrë përsipër projekte koncesioni, i cili nuk ka ardhur në përgjigje të një kërkese të bërë nga autoriteti kontraktues, brenda kontekstit të një procedure përzgjedhëse konkurruese. Propozimi në këtë rast ka avantazh 5 pikë ndaj propozimeve të tjera, sepse është i pari.‏

7 komente në “Financat, plan për të dhënë lotarinë tatimore me koncesion”

  1. xhemal says:

    mbyllini,jane veprimtari kriminale me leje te shtetit ,mos harroni premtimet RL

  2. gimi says:

    ca eshte kjo lotaria se mora vesh…

  3. Lushi says:

    Pse nuk jepni edhe vendin e ministrit me koncesion?????????

    Pse na duhen kaq shume zyrtare ne ministrira e Tatime kur te gjitha aktivitetet e shtetit do jepen me koncesion??????

    KORRUPSION i LLAHTARSHEM !

  4. ananananananannannanana says:

    Pse duhet te jepet me koncension?! Po shteti vetem me kete pune do merret?! Me dhenie koncensionesh?!

  5. Lili says:

    A nuk dine me bâ gje pa koncesione? Sikur nuk jemi hic shtet e nuk kemi asnje kompetence per asgje!
    Apo mos deshte se keshtu Kane mundesi me shkeput nje pjese per xhepin e tyre qeveritaret tone,e fakturen me na lene ne qytetareve?

  6. alti says:

    O qeveri mashtruese ,qe me ministrin e pa afte Cani ,po e ipni Shqiperine me koncension ,me keq se Saliu ,qe ju e kritikonit .jazek vota qe moret. Nga elektorati i majte. Ne zgjedhjet e tjera as u prifni te keni mbeshtetjen e elektoratit te majte.Mbaji Rama ,m.inistrat sekser si Cani ,Beqaj dhe Ahmetaj .Ato do te bejne , qe te majtet te kerkojne largimin tend ,se me keto qe po ben ,nuk je socialist ,por super i djathe .Ne djall vafshit plehra qe mashtruat votuesit .

    1. Ledio says:

      Keta tani ashtu si edhe ata qe iken, krijojne koncesione qe jo vetem te hane vete tani, por te hane edhe niperit e mbesat e tyre edhe pas 20 vjetesh. Koncesionin kujt do tja jepni more barke-derra? Perse mos ta kete kete te drejte vetem qeveria shqiptare? Apo kemi me bollek edhe nuk kemi vende se ku mund ti perdorim ato te ardhura..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje