Evazioni fiskal, gati gjobat për 500 bizneset me risk

7 Shtator 2015, 09:22Ekonomia TEMA

Nga sot, 7 shtator, nisin penalizimet për të gjithë ato biznese që do të evidentohen se kryejnë evazion.

Java e parë e shtatorit shërbeu si një kohë për të ndërgjegjësuar dhe informuar biznesin, por edhe për t’i dhënë kohe regjistrimeve ne QKR, të cilat gjatë muajit gusht shënuan një rritje të ndjeshme.

Grupet e kontrollit do të shtrihen në të gjithë vendin, por pjesa më e madhe e tyre, do të jenë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, aty ku është e përqendruar edhe pjesa me e madhe e aktivitetit ekonomik.

Po ku do te fokusohet ky aksion?

Në një kronikë të trasmetuar nga “Vizion Plus” thuhet se në bazë të një pune paraprake, janë evidentuar rreth 500 biznese me risk që sipas tatimeve i fshihen detyrimeve ndaj shtetit.

Grupet do të kalojnë në site të gjitha deklarimet e pagave që kompanitë ka bere për punonjësit.

Sipas tatimeve, deklarimi jo real i pagës, si dhe puna në të zezë është një fenomen shqetësues, ndaj kontrolli ne këtë fushe, do te marre vëmendjen kryesore.

Nga ana tjetër, administrata fiskale thotë se një tjetër shteg i abuzimeve është edhe pagesa e rentës minerare, ndaj ky sektor do te jete pjese e kontrolleve te detajuara.

E ndërsa për biznesin VIP, administrata fiskale ka ndjekur strategjinë e riskut, sipërmarrësit e mesëm dhe te vegjël do të kontrollohen të gjithë.

Kush do të kapet pa nipt do t’i sekuestrohet malli, malli që kapet pa faturë do të konfiskohet, ndërsa do të penalizohet si shitësi dhe blerësi, nëse malli është pa kupon.

Aksioni do te mbështetet edhe nga forcat e rendit, për te parandaluar konfliktet e mundshme.

2 komente në “Evazioni fiskal, gati gjobat për 500 bizneset me risk”

  1. taso kume says:

    Dakorte me shtetin por leket qe do mblidhe a do investohet per krijuar mundesi bisnesi te eci,ado tu çoje uje te pishem RADHIMES dhe bregdetit te saje,pa lere korendin se ne date 15 gushte ngelem dhe pa korente,ky shtet qe do mobilizoje dhe policine per mledhjen e lekut se dihet jane poshte 3 miljarde dollare nga parashikimet ,por te demtuarve nga mosfurnizimi me uje dhe prerje korente do demshperblehen do futet policija si ndermjetese nga krau i popullates kunder kompanive qe kan ne duar gjerat me themeltare te jetes,prandaj themi qe represjoni duhet te jete i dy anshem atehere kemi shtet te te drejtes,dihet kur eshte i njeanshem quhet represjon ose( fashizem ne pushtet panvarsishte nga ngjyra).

  2. zaho says:

    Me taksat qe mblidhe shtet e tjera ofrojne sherbime ne mjeksi arsim trasport etj po juve ofroni p…. e motres tuaj vetem vidhni prandaj asnjeri mos ti pagoj se trapin do tju ruajne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje