Panariti në Ukrainë: Prodhuesit shqiptarë të interesuar për tregun ukrainas

6 Shtator 2015, 11:57Ekonomia TEMA

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi një vizitë në Rajonin e Kharkivit të Ukrainës ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar mbi nismat inovative dhe investuese.

Gjatë kësaj vizite ai zhvilloi një takim zyrtar me guvernatorin e Kharkivi, z. Igor Rainin dhe zyrtarë të lartë të Administratës qendrore të Ukrainës. Ministri Panariti ishte i ftuar i veçantë i panelit plenar të konferencës nga ku mbajti një fjalim.

Në fjalën e tij gjatë kësaj konference, Ministri vlerësoi angazhimin e autoriteteve të Ukrainës dhe guvernatorit Rainin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon si dhe shprehu vullnetin për rritje të bashkëpunimit në bujqësi.

“Prodhuesit shqiptarë të frutave dhe perimeve janë të gatshëm të eksportojnë prodhimet e tyre në tregjet e Ukrainës dhe prania ime këtu, – u shpreh ai, – synon ta përshpejtojë këtë proces nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjve për lehtësimin e procedurave tregtare dhe fitosanitare”.

Një grup zyrtarësh dhe biznesesh bujqësore të Ukrainës pritet të vizitojë së shpejti Shqipërinë për lidhje të marrëveshjeve në fushën e import-eksporteve bujqësore midis dy vendeve.

 

3 komente në “Panariti në Ukrainë: Prodhuesit shqiptarë të interesuar për tregun ukrainas”

  1. mira says:

    Cfare do sjellin nga Ukraina?? miellin me aflatoksina qe do zevendesoje ate serb? Mos ndoshta eshte mielli serb me targa ukrainase? apo vet mielli ukrainas me cilesite e serbit?!

    Duhet te sensibilizohen qytetaret shqiptare te jene aktive dhe vendimmarres ne ate cka do te importohet dhe do te konsumohet nga femijet e tyre.
    Nuk duhet lene ne dore te “organizatave per mbrojtjen e konsumatoreve” qe financohen po nga qeveria.

    Buka qe konsumojne shqiptaret eshte vrasese pak e nga pak, me elegance, dhe pa u kuptuar fare nga shqiptaret e mjere.

  2. Guri says:

    Çfarë prodhon bujqësia shqiptare e mjeruar?

  3. al paci says:

    Kujt i kujtohet para ca vitesh qe evropa ndaloj importin e vajit vegjetal nga ukrahina se ishte kanxeroz, ne ate koh tregu shqiptar konsumonte 90 perqint nga ky vaji dhe nuk u mor asnje mase nga shteti yne per ta hequr nga tregu. Ukrahina drithra vajra vegjetal dhe plera kimik eksporton qe jan me te lirat dhe me pa cilesi ne evrop. Vetme ushqime nuk duhen inportuar nga vendet lindore jan jashte cdo standarti, dhe kjo eshte arsyeja qe vendet lindore kane jetegjatesin me te shkurter se sa vendet perndimore. shqiptaret duhet te jen shum te kujdesur se ca blejn per konsum ushqimor nuk duhet te blejn ca u servirin tregtaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje