Qeveria e "pamëshirshme"/ Gjobë për mungesën e kasës fiskale bashkëshortes së deputetit Peza

6 Shtator 2015, 10:56Ekonomia TEMA
Qeveria e "pamëshirshme"/ Gjobë për mungesën e

Aksioni i nisur në luftën kundër informalitetit duket se nuk do të kursejë asnjë.

Qeveria, e cila ka shpallur luftë çdo biznesi që nuk është i pajisur me kasë, nga 1 shtatori po ushtron kontrolle në çdo biznes.

Në kontrollin e ushtruar në biznesin e bashkëshortes së deputetit Peza, kontrollorët kanë konstatuar se ajo nuk e kishte të instaluar paisjen fiskale dhe për këtë biznesi i saj është gjobitur.

Gjoba ndaj Entela Pezës është në shumën 50.000 lekë.

 

 

 

25 komente në “Qeveria e “pamëshirshme”/ Gjobë për mungesën e kasës fiskale bashkëshortes së deputetit Peza”

  1. endri fuga says:

    Boll se na e cpifet……..deputeti Peza ka qene I pari qe ka menaxhuar paret e Rames..gjoja a po I vene gjobe…kot fare…

    1. hajdari says:

      Nuk ka mundesi! Do te jete ndonje Entele tjeter, se rilindasi dashnor nuk ben parregullsi te tilla…

  2. adi says:

    mire dakort per gjoben.por ajo duhet te shkoje ne burg se deri ne sot si ka punuar apo do e kalojne vetem me gjobe dhe kaq. ne te tjeret qe i kemi biznezet qe kur i kemi hapur me te gjitha dokumentat ne rregull dhe nuk na lene rehat ajo duhet te paguaje te gjitha vitet ose ketu perfundimisht shtet nuk behet

    1. Spartaku says:

      Adi! Une mendoje qe te zbatohet ligji per cilin do.Mire kane bere qe e kane gjobitur.Ligji eshte per te gjithe.KUR QEVERIA NXIER NJE LIGJE,DUHET ZBATUAR,SE, NE FUND TE FUNDIT AI PERFSHIN INTERESAT E GJITHE POPULLIT,DHE JO INTERESAT E NJE GRUPI NJERZISH.Te gjithe din se kasat duhe dhe çdo biznes duhet ta marin,ashtu siç eshte ne te gjithe europen.

  3. Flamur says:

    Lajmi është, si deputeti Peza dhe e shoqja kanë bërë evazion fiskal, sa kohë nuk kanë patur kasë fiskale dhe sa detyrime nuk kanë derdhur në tatime dhe jo që i është vënë gjobë, se kuptohet që është bërë për teatër. Ai pagoi 500 mijë por në darkë Edi do i ketë dhënë 1 milion për shqetësimin.

  4. artan fuga says:

    Po gjoba pa fature sikur ishte 10 milion pa kase fare qenka 500000. Drejtesi rilindjeje

  5. eli says:

    Me kete gjoben 50000 lek paskeni tall menderen. Skeni turp ju qe njerezve te shkrete do ja u vini 100000 leke. Edhe me pare gjoba ka qene 200000 leke gjoba, ky paska standart tjeter….

    1. Spartaku says:

      Eli! Nqs te vjen keq dhe nuk do qe te gjobitesh,beje ate qe te thote qeveria.Ajo ta ka bere te qarte,po nuk pate kasen dhe po nuk dhe kuponin,do gjobitesh.Kur çdo tregetare e di dhe nuk e zbaton,atehere je kundra ligjit dhe do gjobitet.

  6. adi says:

    duhet te japi doreheqjen.se nga ne kerkojne qe ti zbatojme ligjet por ata vete nuk i zbatojne turp turp turp turp po ne nuk jemi popull jemi bageti duhet te ngrihemi dhe ne si ne greqi dhe ta shikojne keta plera politikane se si perfundojne jane bere tamam si mafia

    1. emer says:

      ca greqie more, greket s’kane breke e shesin …. Po deshe te ndryshosh mos voto per ta po per kandidate te rinje e te pavarur. Keshtu i jepet shansi njerezve me dinjitet te kandidojne e te kene nje shans. Nese dy rruget ps e pd jane mbyllur te hapet rruge e re. Mbeshtsni te rinjte e pavarur e nese ska behu vete i tille.

  7. populli i varfer says:

    “Rilindje” ime e dashur,te votova me shprese per me mire…
    Te votova se te besova ndonese nuk te njihja…
    Tani te njoh…!! tani nuk do te votoj me ndonese me duhet te duroj si “Gurin e Sifizit”….fatkeqesia e popullit tim,se bashku me mua,mbetet pjella e tij e keqe,mashtruesit politikane.Nuk e di deri kur ne do te vazhdojme te vuajme kete defekt te jashtezakonshem qe kemi,klientelizmin me jeten tone dhe te femijeve tane….
    Vini re se qarkullimi ekonomik dramatikisht eshte bllokuar dhe rrezikon kolapsin.Ekonomia e jone sot gjendet gati,gati e asfiksuar dhe se shpejti do te perjetojme kolapsin e rradhes ( sepse u mesuam me kolapse …!!? )Kjo nuk eshte reforme,kjo eshte nje ide mizore e nje te cmenduri te llojit Neron qe do te mbahet mend per katastrofen ku po con ekonomine,sepse ekonomia jone kurre nuk u be e afte te konkuronte ne bote por qe modestisht,”me mjete rrethanore”arrin te mbijetoje fale intuites se njerezve te varfer,te njerezve te mesuar me skamjem…edhe kete mundesi do ta eliminojne…!! Kur u vendos te formalizohet ekonomia,a u studiua cili eshte impakti i biznesit te vogel ne buxhetin e vendit,sa familje shqiptare mbahen me buke nepermjet ketij ” biznesi informal “,cilat jane kapacitetet financiare qe ky biznes mund te perballoje taksat e shtetit,sa,realisht rendojne taksat e shtetit dhe shpenzimet e shtuara ndaj ketij biznesi,a u mendua se do te mbyllen shume biznese dhe se keta njerez ose duan vende te reja pune ose asistence nga shteti ose do te emigrojne ne Europe,sa do te shtohet abuzimi i administrates tatimore ndaj ketij biznesi…A u mendua sadopak efekti zixhir i kesaj reforme ne ekonomine e vendit ne teresi…!?
    Jam i sigurt se asnje nga keta pyetje nuk eshte shtruar ne diskutim ose jane eliminuar perballe arrogances se vendimmarresve…

  8. Lymi says:

    O pordhace. Po ju del boja. Zbatoni gjobat njelloj per te gjithe. Per te verferin 10 milion per te pasurin 50 mije.

  9. ladi says:

    Nuk e kuptoj se perse indinjoheni ju komentues, tani mbas kaq vjetesh feudalizem po ngrihet shteti perendimor. Apo jeni ju ata te djeshmit qe sot doni te na beni parimorin? Mbaroi koha e qorrave dhe klienteve te pushtetit. Mjaft, nuk ju degjon me kush..

    1. Era says:

      A e di ti mer injorant se qr kur e ka hapur lokalin gruaja e deputetit, dhe qe zbulohet pas dy vjet rilindjeje qe kjo nuk paska kase fiskale?? A e di ti qe ky deputeti jot, cdo fund viti ben deklarim te ardhurash?? I mendon keto gjera ti mer lirindjot injorant??

  10. humi says:

    Mos shkoni tek lokali i dhendrit te Qazimit ne Elbasan sepse do ju rrafi perseri diten per diell, ne syte e njerezve te thjeshte e kureshtare, sic beri me shefin e tatimoreve te Elbasanit.Eshte trim i madh ai sepse e ka babin te parin e Elbasanit.Mjere ne te shkretet kush na udheheq.

  11. ananananananannannanana says:

    Po deri kur shkuan inspektoret ca po bente ajo?! Doli ne media pa shkuan se sdo e rruanin fare. Kjo qe beni eshte propagande e felliqte.

  12. Eni says:

    Ha ha ha
    Ju lutem mos na beni te provokojme tte vjellat!

  13. Po Edi Rama pa faturë ka darkuar? says:

    Po Edi Rama pa faturë ka darkuar aty? A i është bëre gjobë Edi Ramës?

  14. Angjelini says:

    Se di çfare kuptimi ka fjala e pameshirshme ne kete rast,ai spaska patur fare kase, kurse nje shokut tim i kane vene treqinmije lek pse nuk mban shenime ne liber per gjiron e dites, a mos kjo rilindja eshte tu tall mener methanen me ne,

  15. I RREGULLTI says:

    Nisuni tani dhe shkoni tek lokali ne fjale. Perseri sherbejne pa fature te rregullt tatimore.

  16. Arber says:

    Ms shkruani budallalleqe. Po nuk u vendos kasa dhe regjistrimi edhe ne mes te fushes me shalqinj, si ne te gjithaa vendet e ekonomise se tregut, si psh. ketu ne Amerike, nuk do te keni kurre shtet, as mjekesi, as arsim, as pensione e as rroga as polici, as ndihme sociale.

  17. sovjetiku says:

    Demagogji bajate…mjaft se na e shpifet…

  18. Lezha 100 says:

    Arber ku Jetton ti mua ne Kafe ne bronc nuk me dha Kush. Ne angli ne Kafe e ke te shkujtme vetem Kash Jo karte ose supermarketi ma I madh thote e don a Jo

  19. stili> says:

    Me shendet ,e ne koke te gjithe mashtruesa hajduteve.Aq me mire kur eshte pushtetar,,,,!

  20. sapergallat says:

    merr nje gjobe ketu, dhe shkon e merr nja 30 milion kredi, per me pagua gjoben, kredin e tij e paguan populli. hahahaha , cfare lojnash bajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje