Ashpërsohen gjobat/ Qeveria gati në Kuvend ndryshimet ligjore: Për kasën jo më gjobë, konfiskim malli

3 Shtator 2015, 17:31Ekonomia TEMA

Qeveria do të ashpërsojë gjobat ndaj bizneseve që nuk përdorin kasën fiskale dhe nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Ndryshimet ligjore janë hapi i dytë që do të ndërmarrë ekzekutivi, në përpjekje për të ulur evazionin dhe ekonominë informale, raporton Ora News.

Brenda shtatorit, qeveria do të dërgojë për miratim në Kuvend një paketë të plotë ligjore, ku parashikohen ndryshime në disa ligje që nuk prekin vetëm Ministrinë e Financave, por gjithsej 6 dikastere.

Mes tyre është edhe ashpërsimi i gjobave për bizneset që nuk regjistrojnë xhiron që bëjnë nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale dhe lëshimit të kuponit.

Kështu, nëse në legjislacioni aktual parashikohet që herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, denohesh me gjobë 50 000 lekë; me ndryshimet që do të bëhen, subjektit do t’iu konfiskohet malli.

Ashpërsim të penaliteteve do të ketë edhe për shkeljet e tjera, si një përpjekje për ta vendosur biznesin e paligjshëm në shina.

Në deklaratat e tij publike kryeministri Rama ka shprehur qartazi qëndrimin se mospagimi i taksave do të konsiderohet vepër penale dhe do të dënohet me burg.

Kjo masë u parashikua në ndryshimet që iou bënë ligjit “Për procedurat tatimore” ne dhjetor të 2014-ës, por nuk është zbatuar asnjëherë deri më tani.

Ndryshimet ligjore që do t’i propozohen Kuvendit po koordinohen nga grupi i ngritur në Kryeministri për reformën kundër infornalitetit, i cili po ndjek edhe zbatimin në terren të aksionit.

11 komente në “Ashpërsohen gjobat/ Qeveria gati në Kuvend ndryshimet ligjore: Për kasën jo më gjobë, konfiskim malli”

  1. safeti says:

    Ti konfiskojn dhe ilacet dhe protezat, ti konfiiskohet pashaporta shqiptare e nese vdes te mos lejohet varrimi ne varreza publike por te kremohet, vetem kshu realizohet plani i teta Briseldes

    1. albert says:

      Ke moter o safet?

  2. Emiga says:

    Ne Amerike eshte krim federal nje rast se dikush I fshihet detyrimeve ndaj shtetit

    1. safeti says:

      po hajdut buxheti si iliri dhe evini ka ne amerik?

    2. populli i varfer says:

      Po taksat,ne amerike,vidhen apo kthehen ne sherbime sociale.
      Po te vjedhesh investimet buxhetore ne SHBA eshte krim dhe denohesh apo behesh Kryetar Parlamenti,Kryeminister apo Minister !!??

  3. ??? says:

    Kasë, i thonë arkës pipinot vendas. Sa të pështirë!

  4. orion says:

    S’ka per te mbet miser e camcakes mo …

  5. Tema says:

    Mënyra të ndryshme për dijeni pune

  6. gazetari me 4 klase says:

    Kam pershtypjen se do na paraqitet edhe njehere ai momentin klasik kur dikush nga keta “kulaket” i jep lopes te haje me dy duart nga thesi i grurit duke i thene “ha ti ha, me mire ti se ata”!

  7. gazetari me 4 klase says:

    Kam pershtypjen se do na paraqitet edhe njehere ai momenti klasik kur dikush nga keta “kulaket” i jep lopes te haje me dy duart nga thesi i grurit duke i thene “ha ti ha, me mire ti se ata”!

  8. BOBI says:

    -BABEZIA E PUSHTETI SNJEH KUFI.KETE NE E QUAJME DEMOKRACI-SOCIALISTE-KURVICE-QE DO KARRIN PAS BYTHE-.E VERTET PEDERASTET E KETIJ LLOJI APO SOJI- E DUAN LOQEN PAS BYTHE-CDO DITE.URIME-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje