Marrëveshje me Zvicrën për menaxhimin e borxhit

3 Shtator 2015, 10:25Ekonomia TEMA

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka nënshkruar këtë të enjte një marrëveshje me ambasadorin zviceran, Christoph Graf.

Marrëveshja ka të bëjë me financimin e projektit për menaxhimin më të mirë të borxhit dhe për ngritjen e kapaciteteve për analizat financiare.

Sistemi i borxhit aktual në Shqipëri e përmbushi qëllimin e vetë. Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos ketë sistemin më të avancuar. Sot publikut i jepet garancia se do të kemi një analizë shumë më të thelluar e më të mirë”, ka deklaruar Cani.

Versioni numër 6 i programit të menaxhimit të borxhit dhe analizës financiare, DMFAS, synon mirëmenaxhimin e borxhit dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të tij.

Më tej, në deklaratën për mediat ministri Cani ka pranuar ekzistencën e problemeve me inflacionin, duke nënvizuar se, “1.3 për qind është shifra” e tij.

2 komente në “Marrëveshje me Zvicrën për menaxhimin e borxhit”

  1. prap kallarja kuqe. sme rre syni mu jooo. says:

    Si do e menaxhojne borxhin tone zviceranet? Se na cuditen keta me terma pa kuptim. Po renien e shiut do e menaxhojne zviceranet per ne?

  2. Tema says:

    S’duhet ta kishim pranuar (s’na ka ik inati me dick martinin)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje