Nuk janë vetëm dyqanet e Tiranës që po mbyllin qepenat, duke iu “fshehur” aksionit kundër informalitetit, që ka trazuar gjithë bizneset ditët e fundit.
Edhe në qytetin bregdetar të Durrësit, bizneset po tentojnë të largohen nga radari i tatimorëve, ku disa prej tyre janë mbyllur, raporton Monitor.
Megjithatë, numri i dyqaneve që i kanë vënë kyçin aktivitetit është shumë më i ulët se në Tiranë, edhe për faktin se ky është një qytet më i vogël dhe njerëzit njihen me njëri-tjetrin.
Dy ditët e fundit, në Tiranë ka pasur një mbyllje masiveve të dyqaneve, pas paralajmërimeve për kontrolle të rrepta nga ana e tatimorëve, në kuadër të aksionit kundër informalitetit.
Aksioni pritet të fillojë me të vërtetë ditën e hënë të javës së ardhshme, kur grupet e përbashkëta mes tatimorëve e inspektorëve të punës do të zbresin në terren për të kontrolluar bizneset e vogla në të gjithë Shqipërinë (sipas kryeministrit Rama do të jenë 600 grupe kontrolli).
Sanskionet pritet të jenë të ashpra. Nëse do të gjenden dyqane pa NIPT do të sekuestrohet malli dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe nëse kapet malli pa faturë.
Në dispozicion të inspektorëve do të jenë dhe punonjës të Policisë së Rendit, që do të vijnë menjëherë, nëse do të ketë sinjalizime për rezistencë apo presion nga bizneset.
Le ti mbyllin. O rregull e ligj o ska. Cmimi qe paguan shoqeria dhe ekonomia shqiptare per keto biznese pirate eshte shume here me i larte. Dakort me ulje taksash dakort me cdo lloj lehtesie per bizenesin, ama jo piratce.
Informaliteti na ka mbytur keta 25 vjet. Per ata jemi me paga e pensione te ulta dhe me cmime te larta. Per aresye se parate e fitimit nuk shkojne ne kanalet e duhura por tek hajdutet.
Nuk duhet te kete me Shqiperi informale. Kjo eshte deshira e te gjitheve, perjashto nje pakice te quajtur me demek pronare me nga nje qoske qe spaguajne as drita, as uje e as tatim taksa por vetem thone jemi te “persekutum” se ne kohe te Enverit mu mor prone e madhe dhe nuk di ku “shkoj” , etj budalliqe pa hesap. Leshojne bodromet me qera sa ne NEW York Cyti , dhe rrijne kot pa pune e me mashtrime qe nuk paguajne taksat, uje e drita. Nuk paguajne taksen e qerase se nuk njohin forcen e shtetit ligjor. Por nuk faj se ua krehu bishtin PD ne 25 vite ketyre dembeleve.
Çdo person fizik apo juridik duhet te jete i qarte se bisnes dhe prone pa taksa nuk ka. Nuk ka ne asnje vend te botes, ndofta ne disa vende ne afganistan.
Edhe shteti ka qene me hile deri me tani. Ku eshte pare psh te fitosh nga ndertimi i pallateve 10 (dhjete) hyrje dhe 2 dyqane si pronare toke dhe te mos taksohesh per kete perfitim. Jo po thone taksat ti paguaj pronari. Pronari i firmes paguan taksat e vete dhe per ty qe jane sigurimet shoqerore e shendetsore, tvsh, tatim fitimi etj. Por nuk paguan ndertuesi ate prone qe ti perfiton nga transformimi i saj. Eshte njelloj se ne bankat ne te gjithe boten demokratike. Qe merr nga interesat psh 1000 $ USA do te taksohesh 15%. Ok, duhet taksim ne radhe te pare mbi perfitimet e medha e deri tek kokra e vezes se na mbyti informaliteti, hajduteria, dembelizmi, fallsifikim e mashtrimi. Duhet te behemi njerez me kulture ligjore dhe demokratike.
Tiku,
i ke thene te gjitha, nuk i heq dhe nuk i shtoj asnje presje komentit tend, te lumte, kjo eshte e verteta!
berisha e ka fajin!!!!
Le ti mbyllin. Ata qe i mbyllin tregojne hapur se jane hajdutet e gjakpiresit e ketij populli.Jana ata te perkedhelurit e PD te cilet paguajne fushatat e PD . Dyqani i mbyllur eshte dyqan hajduti dhe populli i dallon me mire se cilet jane hajdutet.
po berisha ne fakt per cdo gje te keqe qe po bejne rilinasit tane te famshem e ka fajin
Reflektojn si do pasurohen më shumë pa u bllokuar nga taksat
Tani prit kur te dale ndonje nga ata te perditshmit qe lexojne trakte ne PD duke thene “Shteti po gotet tregtine e lire djepin e kapitalizmit.”