Interesi mesatar i depozitave me afat shënoi një tjetër rënie në muajin korrik, duke arritur në një minimum historik prej 1.34%, nga 1.44% që ishte muajin e mëparshëm, sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Rënie kanë shënuar të gjitha maturitetet, nga ato 1 mujore, deri te 60 mujore.
Psh, depozituesit e rinj të korrikut, që kanë mbyllur paratë e tyre ma afat maturimi një vjeçar do të marrin interesa prej vetëm 1.42%. Ky interes u mjafton atyre vetëm sa të indeksojnë inflacionin, që në korrik ishte 1.3% me bazë vjetore, sipas INSTAT.
Interesat e depozitave kanë shënuar një rënie të shpejtë, që nga shtatori i vitit 2011, kur Banka e Shqipërisë filloi lehtësimin e politikës monetare, në përpjekje për të nxitur ekonominë dhe për të ulur koston e parasë në vend (kredive).
Në kontrast, ulja e normës së kredive në lekë ka qenë shumë më e ngadaltë, duke rritur diferencën mes interesave të kredive e depozitave, një tregues ky i riskut të lartë të perceptuar nga bankat.
Në korrik, interesat mesatare të kredive zbritën në 7.88%, ndërsa diferenca mes interesave të depozitave e kredive ishte 6.54%, nga 5.9% në shtator 2011, kur filloi politika e lehtësimit monetar.
Individët kanë reaguar ndaj uljes së normave të interesit, duke u zhvendosur drejt depozitave afatgjata. Të dhënat e BSH-së tregojnë se në qershor 2015, depozitat 2 vjeçare u rritën me 11% në 43 miliardë lekë dhe ato mbi 2 vjet u zgjeruan me më shumë se 40%, në gati 30 miliardë lekë, në raport me qershorin 2014.
Në të njëjtën periudhë kohore, kursimet me afat 1 vit e më pak, kanë shënuar tkurrje të ndjeshme. Depozitat 12 mujore kanë rënë me bazë vjetore në qershor me 10 miliardë lekë, apo 4.4%, duke zbritur në 228 miliardë lekë. Megjithatë, ky maturitet mbetet më i preferuari nga konsumatorët, me 62% të totalit të depozitave me afat, që janë të mbyllura në banka për një vit.
Monitor
Kjo eshte nje menyre tjeter vjedhje e Qeverise nga depozitat e qytetareve.
Qeveria, duke ulur interesat nepermjet Bankes se Shqiperise, merr borxh me cmim te ulur, nderkohe qe kapitali i qytetareve shkon per dhjame qeni.
Greku na vdiq
Bankat jane sistemi i kapitalit, per te kontrolluar punen dhe vlerat nepermjet copave te letres apo shifrave kompjuterike qe quhet PARA. Ka qene eshte dhe do te jete keshtu. Njerezit e zgjuar, i perdorin bankat dhe nuk perdoren prej prej tyre.
Ulja e normes se interesit ,qe aplikoi Banka Kombetare ,per te rritur kredimarrjen per bisnesin dhe kalimin e ketyre parave per investime,nuk dha ate qe pritej . Ky veprim demtoi me shumice depozituesit ,qe duke pasur ineresa me te larta ne depozitime me pare ,konsumonin me shume, per rrjedhoje kishim rritje te tregut , pra rritje te ekonomise . Por cfar ndodh sot ;duke pare qe interesi ka rene njerezit kane filluar tregun e zi ,duke dhene parate e tyre ne drejtim te bisnesit me interesa me te ulta se ato te bankave , por per ata qe japin , kane interesa se marrin me shume se paraja e depozituar ne banka . Bankat e nivelit te dyte , sot jane oligopole ne ekonomine shqiptare ,duke ulur interesat e depozituesve,dhe duke mbajtur norma te larte interesi per kreditoret . . Si rezultat I kesaj politike ekonomike. Te BB ,,shuma qe mumd te fitohej nga depozituesit ,ne vend te shkonte per konsum shkon ne xhepat e bankiereve ,duke venitur tregun ,dhe per rrjedhoje ekonomine. Shpetimi i vetem per te dale nga kjo situate eshte krijimi i nje banke ose fondacioni shteteror ,per te kredituar bisneset e vogla dhe te mesme ,me shuma jo te medha me interesa te ulta. ,per te konkuruar veprimet jo ne interes te ekonomise sone , te bankave te nivelit te dyte .