A ka dekonspirim në aksionin kundër evazionit?

2 Shtator 2015, 16:23Ekonomia TEMA

TV Klan thotë se aksioni i qeverisë kundër informalitetit u dekonspirua që ditën e parë të nisjes së tij.

Shumë biznese në Tiranë dhe qytete të tjera nuk u hapën të martën e 1 shtatorit dhe as sot, nga frika e kontrollit të tatimorëve.

Sipas Klan, ulja e qepenave të dhjetëra bizneseve është provë se këta biznese kanë operuar deri tani në shkelje të ligjit.

Klan thotë se po ashtu, ky veprim ngre dyshime të forta se ata janë njoftuar për kontrollet nga tatimorët që i mbanin në patronazh.

Nuk ka si të shpjegohet ndryshe që gjysma e dyqaneve në rrugët më të njohura tregtare, si Myslim Shyri apo rruga e Durrësit dhe dhjetëra zona të tjera u mbyllën njehërësh.

Dyshime se punonjës të tatimeve, që paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, kanë bashkëpunuar me subjektet e paregjistruara, hodhi publikisht edhe kryeministri Rama.

Që këta subjekte e kanë ushtruar aktivitetin në kundështim me ligjin për vite me radhë, duke mos paguar taksa, e provon edhe fakti se Qendra Kombëtare e Regjistrimit nuk po arrin dot këto ditë t’i regjistrojë të gjitha subjektet që janë dyndur në zyrat e saj.

Tjetër dëshmi për informalitetin dhe evazionin është numri i kasave fiskale. Vetëm në një ditë shiten deri në 400 kasa, aq sa më parë shiteshin për një muaj.

Aksioni i qeverisë kundër evazionit nuk u dekonspirua vetëm në Tiranë. Edhe në Durrës, Vlorë, Fier e qytete te tjera të mëdha, bizneset që kanë operuar në shkelje të ligjit, ditë e natë, aspak në fshehtësi të tatimorëve, vazhdojnë të jenë të mbyllur”, thotë TV Klan në një raportim për këtë çështje.

8 komente në “A ka dekonspirim në aksionin kundër evazionit?”

  1. T says:

    O koqet e klanit!Nuk quhet dekonspirim nje lajm i bere publik!!Po evazioni fiskal,mos pagesa e taksave,mospagesa e energjise elektrike,shitja e diplomave,mospasja e drejtesise etj,etj,ju ka dhe juve per “baba”!Per te pjelle gjithe keto te keqija keni derdhur dhe ju sperme dhe e keni perzier me ate te Sales me shoke!!Mos na u beni tani si konstatues te kulluar te antishtetit qe me aq “mund” e krijuat!

    1. Martin says:

      Kurse ti loqja e Edvinit na nxirr pak kuponin tatimor te 1000 Euro kokaine qe konsumon shefi juaj cdo nate!

      1. albert says:

        E ka motra jote ate kupon ore se ja dha Edvini mbreme. Pyete se ndoshta ta tregon…

    2. aa says:

      ka dekonspirim sepse po te ishte ndryshe ky kryeministri duhet te kishte mbyllur dyert e QKR per disa dite por ska si te beje ndryshe sepse nuk i hedh poshte aleatet e tij, dhe i thote hajde regjistrohuni dhe hyni ne gare

    3. aa says:

      ore ky Rama kaq te veshtire eka te gjeje nje zgjidhje per biznesin e vogel dhe del e derdellit neper media kujton se shqiptaret jane ne mesjete .Nuk e di ky qe biznesi i vogel e ka limitin 2 milion leke ne vit limitin dhe aq me keq po ta kaloj kete limit e kalon ne biznes te madh , ky po duket si armiku me i madh i Shqipetarve sepse ka lene te lire doganieret grosistet shumicat dhe hajdutet dhe si kryetare i ketyreve te fundit thote era shtet

  2. sit..back..and relaks →→→ says:

    skuzi daku, po a nuk ka 1 muaj rresht kryeministri qe thote ne 1 shtator do fillojne kontrollet. per cfare dekonspordhimi e keni llafin? do filloni gjuetine e shtrigave me tatimoreve tani? apo frika ruan vreshtin? nuk ishte ndonje lodhje e madhe te kuptoje qe pa filluar aksioni qe kush kishte probleme me niptin apo me kasen do ti vinte celesin dyqanit. me mire 1 muaj pa pune sesa miliona leke gjobe.

  3. Tema says:

    Tatimorët bëjn parad para komerceve

  4. "BALASHI" says:

    Sigurisht. Tatimoret qe kane marre parat nen dore per vete e jo per shtetin u kane thene me kohe viktimave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje