500 biznese të mëdha “në site”

3 Shtator 2015, 16:47Ekonomia TEMA

Administrata tatimore ka bere një liste me afro 500 biznese, te cilat konsiderohen me risk dhe qe do te jene objekt i aksionit, pasi ka dyshime se kryejnë evazion.

Lista u përket sipërmarrësve te mëdhenj, ndërsa sektorët kryesore janë tre.

Nendrejtori i tatimeve, Flobens Dilaveri, thotë se nuk ka përzgjedhje selektive, por vetëm ne baze te riskut.

Edhe pse zyrtarisht aksioni nisi me 1 shtator, kontrollet dhe penalzimet do te nisin ne javën e ardhme, pasi këto dite do te shërbeje per këshillim, trajnim dhe informim per biznesin, raporton Vizion Plus.

Por çfarë do te kërkojnë grupet e kontrollit?

Sipas tatimeve një do te jete edhe objektivi kryesor i këtij aksioni:lëshimi i kuponit tatimor.

2 komente në “500 biznese të mëdha “në site””

  1. Vizionari says:

    Jemi ne 2015 , akoma ne Shqiperi flitet , pagim Energjie , Uji , dhe Kupon Tatimor . A-ja e luftes kunder Evazionit Fiskal eshte kuponi Tatimor , dhe pagimi i Taksave apo faturave . Tatimet Shqiptare kane zbuluar dicka te madhe , deri dje u krimben ne leke dhe u pasuruan fale ketij Informaliteti . Shumica duhen arrestuar dhe sekuestruar pasurite . Si kudo ne Shtet !

  2. Tema says:

    Ka vjedhje në internete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje