Bizneset me licencë: Jemi të ofenduar nga kjo që po shohim, po dy vjet çfarë u bë?!

3 Shtator 2015, 15:11Ekonomia TEMA

“Në momentin e parë mendova që ky presion që po ushtrohet tek bizneset është terror”, pohon Agimi, që ka një supermarket të vogël tek zona e Bllokut dhe ka qenë gjithnjë i rregullt në pagimin e detyrimeve ndaj shtetit.

Por në mbrëmje, teksa po shikonte në lajme dhjetëra dyqane që kishin ulur qepenat në rrugë kryesore të Tiranës, ai pohon se u ndie i ofenduar për një arsye shumë të thjeshtë: Si ka mundësi që në mes të Tiranës ushtronin aktivitetin biznese pa licencë, apo me licencë të pezulluar (siç mendohet që janë njësitë në rrugën Myslym Shyri, ku dhe mbylljet ishin më masive), pa kasa funksionale dhe askush nuk u ka thënë gjë deri tani. “Mirë, qeveria e mëparshme, po kjo çfarë bëri dy vjet”.

Të njëjtin mendim ndajnë dhe biznese të tjera, që nuk i tremben aksionit të tatimorëve, teksa i kanë letrat në rregull dhe i vetmi ndryshim është që tashmë e përdorin më shpesh kasën.

Por, pyetja e të gjithëve është e njëjtë: Pse janë lënë deri tani të funksionojnë biznese që nuk kanë pasur as minimumin e dokumentave të nevojshme për të ushtruar një aktivitet biznesi?

“Unë kam vetëm pak muaj që e kam hapur aktivittin, i paguaj taksat në rregull dhe kam dy punonjëse të siguruara, ndërsa dyqani i kondicionerëve përballë meje, ndonëse ka dhjetë vjet që është hapur ishte ndër të parët që mbylli qepenin”, thotë Ola, që menaxhon një aktivitet veshjesh në rrugën Myslym Shyri. Ajo ngre pikëpyetjen se pse ata nuk i kanë marrë masat, ndërkohë që gjatë gushtit në dyqanin e saj kanë ardhur disa herë për kontroll tatimorët dhe inspektorët e punës.

Aksioni i ditëve të fundit, ndonëse ishte i paralajmëruar prej të paktën një muaji ka bërë që shumë biznese në kryeqytet dhe më pak në qytete të tjera t’i vënë kyçin aktivitetit, që prej 1 shtatorit.

Bizneset që janë mbyllur tashmë në ditët e para të shtatorit, gjenden edhe në rrugët e tjera të Tiranës, si: “21 janari”, Rr. Kavajës, Rr. Durrësit dhe disa pranë “Vasil Shanto”, të cilët edhe sot vijojnë të mos jenë të hapura.

Monitor

13 komente në “Bizneset me licencë: Jemi të ofenduar nga kjo që po shohim, po dy vjet çfarë u bë?!”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Aksioni duhet te fillonte,kunder tatimorve,qe nuk kryejne detyren !
    Ky kontigjent i koruptuar i tatimorve,nuk mund ta perfundoj kete misjon.
    Qepenat jane ulur per “proteste”,keshtu u shpreh Berisha,une bashkohem,po “protestojne”,per dy vjetet qe kane punuar pa paguar tvsh-n!
    Nje minister finance qe e ka shume te lehte te marre borxhe,per tja faturuar popullit,i duken miljonat e dollarve,si letra higjenike.
    Niveli i varferis,si pasoj e keq qeverisjes dhjetra vjeçare,kerkon mbledhjen deri ne qindarken e fundit,te te gjithe te ardhurave qe i takojne shtetit.
    Shteti ka administraten,qe te shkul “dhemballen”,te heq liçensen,per veprimtari te paliqshme,mos justifikohet pas klientit qe nuk kerkon kuponin tatimor,por te jete ne krye te detyres,jo ne krye te korupsionit!
    Ka dhe subjekte qe nuk e kane ulur qepenen,por kasat i mbajne,si relike per A.Taren,nuk i perdorin !

  2. alti says:

    Reagimi i dyqanxhiut ,per qepenat e mbyllur te informalitetit , eshte apel per politiken tone kriminale ,qe ndryshojne pushtetet ,thjesht per te nderruar rolin e atyre qe rrjepin shtetin. Shume i sakte konstatimi ,qe mire ne kohen e Saliut ,po keto dy vjet ,qe udheheq mazhoranca e majte ,cafr ka ndodh ? Pergjegjesine penale e kane drejtuesit ,qe nga ministri i financave ,ministri i ekonomise (qe na del dhe deklaron qe po shiten , 300 kasa ne dite ) sikur aksioni ka si qellim bisnesin e kasave . Te shkojne para drejtesise drejtoresha e pergjithshme tatimeve , dhe vartesit e saj qe i dine mire , se kush inspektor i ka pasur zonat ku bisnesi informal zhvillohej .Zoti kreyeminister duhet te kerkoj informacion te plote , mbi menyren e rekrutimit , e ketyre kodosh inspektoreve, qe punonin veten dhe per ate qe i emroi dhe jo per shtetin. Po nuk shkuan ne burg, qe nga ministri deri tek inmspektori ,nuk vendoset shteti ligjor .Kjo fryme mosndeshkimi ka rritur pakenaqesit si te militanteve te ndershem ashtu dhe atyre bisneseve qe jetojne me ndershmeri .A e kupton o popull , qe sa eshte vjedh ne Shqiperi ,sot jo borxh publik ,por suficit do kishte ky vend i bekuar ,e nje pjese te mallkuar , qe si shushunja i thithen gjakun ketij populli ,vetem se shkuan pasa politikes kurve gjoja pluraliste .

  3. besim says:

    Qeveri koti,qeveri e neveritshme,qeveri llafesh.qeveri zhurme.qeveri flak kashte e mbi te gjitha qeveri plot me injorante,te pa ahte,matrapaze, te droguar,hahdute …. e tj.

  4. ??? says:

    Pyetja eshte pse votuat per Saliun qe per tete vjet nuk beri gje? Cfare prisni juve qe te gjitha problemet e pa-shtetit qe la qeveria e PD adresohen qe ne diten e pare pa plan kuturu? Ik ore plehra qe thoni “mire qeveria e meparshme po kjo cfare ben”, dmth ajo qe iku hajde se e prisnit justifikohej, po kjo e reja pse nuk ben shtet per 24 ore? Ju jeni me ju kap ne dru gjithe diten. Deri dje nuk ja mbante njeriu te ankohej sot qe po vjen era shtet ankohen.

  5. Agim Anastasi says:

    Jo ç’fare eshte bere per 2 vjete por ç’fare eshte bere per 25 vjete ? Pra vjedhje e korrupsion. Por me e rende akoma tek degjon PD dhe Sali Berishen tek bejne thirje per mos bindje per tu tatuar. Tatimi nuk eshte nje fenomen i ri , e duhet te na habise, por eshte mos deshire per ta paguar. Nje thenie e vjeter thote se milionere behesh vetem me pune. Por milioneret e ri ne lindje u bene duke ju fshehur tatimit. Kjo qe po bene qeveria Rama eshte jetike per vendin, ndaj do perkrahur me force e pa hezitim. Milioneret e rinje kane mare jo vetem fitimin qe u takone por dhe fitimin e shoqerise qe duhet derdhur ne arken e shtetit.

  6. daniel says:

    Te gjithe ķeta te ndiqen penalisht per evazion fiskal.

  7. Tema says:

    Pronarët e bizneseve jan hajduta me nam

  8. vlora.al says:

    Keni te drejte cfare u be keto dy vjet ,po keta i vodhen dhe pastaj u doli llogaria manget ,dhe thane ajde te bejme shtet .O Hajduta te rilindjes avash avash ,dhe filluan t ju dalin te palarat qe ne dyvjecarin e pare ,mos o zot te merni ndonje mandat te dyte

  9. ilir says:

    Ti qe ke shkrujt ket artikull ke shum te drejt ,por nje fjal e urt thot ma mir von se hic .

    1. albana says:

      Dike e moren peng hajdutet dhe e mbajten te fshehur ne kerkim te parave, pas shume perpjekjesh pas gati 1 viti shteti arriti ta gjeje dhe ta liroje pengun.

      Cfare i tha pengu policise sapo e shpetuan:

      “PO JU CBETE NJI VIT QE ME LIRUAT KAQ VONE?”

      Keshtu eshte dhe artikulli me siper….

  10. ardian says:

    Boh. sa shitet nje kase ,sa eshte cmimi real i nje kase.ne xhepat e kujt shkon difeenca.kujt i ssherben kasa. ,,,,,, ku ishe dy vjet une qe shkruaj kam vite qe perpiqem tja dalduke qen ne rregull.e po kaq vite kane konkuruar pa rregullla. e me keq dy vjetet e nje miljon votave e nje nga keta nje miljon jam dhe une. nje miljon votat bejne dy miljon duar ,,,,,,,,, boll u talle kteju punes kryetar i aksjoneve.nuk behet asgje me aksjone me, eshte e turpshme te besuam e ka ndyshuar vetem fjalori.

  11. populli i varfer says:

    Ne gjithe perimetrin kufitar me ish jugoslavine dhe kosoven

    Vu dajaku mbi biznesin e ligjshem,
    Vu kontrabanda me mallrat e akcizes dhe te konsumit te perditshem

  12. pse qenkan ofenduar per …..2 vjetet qe kaluan ,keta borgjezet e rinj,pse nuk gezohen qe kaluan 25 vjete dhe tani ishte radha e kesaj pune !

    se qeveria nuk dinte nga tia fillonte kur mori pushtetin .

    thoni …shyqyr qe po bije era shtet ,dhe te paguajne te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje