Dhoma Amerikane: Presim që qeveria të kalojë nga taksa progresiv në të thjeshtë

4 Shtator 2015, 16:08Ekonomia TEMA

Dhoma Amerikane e Tregtisë i propozon qeverisë shqiptare në paketën fiskale 2016 të thjeshtëzojë taksat.

Në një intervistë për TV Klan, presidenti i Dhomës Amerikane, Mark Crowford thotë se ky sistem taksash i çon qytetarët drejt shmangies së tyre.

“Unë nuk pres që qeveria të kalojë nga progresiv në të thjeshtë, por unë jam gjithmonë për thjeshtëzim të taksave.

Të mos ketë shumë përjashtime, pasi ka shumë mundësi që njerëzit të harxhojnë gjithë ditën duke u përpjekur që të shmangin ato që duhet të paguajnë”, shprehet ai.

Sipas presidentit të Dhomës Amerikane në një vend të varfër si Shqipëria, mbledhja e taskave nuk duhet të orientohet tek pagat, por atje ku gjenerohen më shumë të ardhura, si përshembull në pasuritë e patundshme.

“Nëse shohim ku eshtë pasuria sot në Shqipëri?

A është tek rrogat?

Njerëzit e pasur ku i kane paratë, në pasuritë e patundshme.

Në Shqipëri duhet të jemi të foskusuar në mbledhjen e tatimeve tek ata që kanë para.

Të mendojmë tatim mbi pasurinë e patundshme”, tha Crowford.

Dhoma amerikane e  vlereson aksionin e qeverisë kundër informalitetit, por e këshillon qeverinë që të bëjë kujdes që ai të mos jetë selektiv, duke i përcjellë edhe mesazhin e një tregtari të lagjes ku banon, që nëse duhet të paguajnë, atëherë këtë duhet ta bëjnë të gjithë.

6 komente në “Dhoma Amerikane: Presim që qeveria të kalojë nga taksa progresiv në të thjeshtë”

  1. l0l says:

    sikur paskan lexu komentin tim para ca ditesh.

    si per shembull taksat e shkelzen dhe argita berishes?

  2. $ says:

    Ka shume miliardera ne Shqiperi por kane treguar qe kane vetem 600 mije. Rama duhet ti marri seriozisht keshillat e tij .

  3. enter''" says:

    O kur flasin keta hipokritet. SHifni veten tuaj o njerez te pafytyre, ju e keni kthy ameriken ne vend te varfer duke renduar taksat mbi shtresat e varfera.

  4. Tema says:

    Analizojm propozimet duke ditur që papunësia te ata në muajin shtator 5.1 %.

  5. personix says:

    Amerika vete ka takse progresive. Bej si them une e jo si bej une i thone kesaj

    1. Ledio says:

      33% te te ardhurave ne US mi merr Uncle Sam dhe mi ben bomba. Cfare quhet kjo more Dhoma e Hypokriteve? Po per shtet Skandinave qe kane taks progresive cfare keshille keni? Truthare te Dhomes Amerikane: rrendesi ka se si perdoren ato leke dhe jo taks e thjesht apo progresive. Nqs parate do administrohen me pergjegjesi shteti do marre nga nje ane dhe do japi nga ana tjeter. Dhe nuk ka politika fiskale apo ekonomike standarte. Boll me leksione qe as vete nuk u besoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje