Konkurimi për Spitallën, Ahmetaj sqaron procedurat dhe kriteret për fituesin

4 Shtator 2015, 14:26Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj organizoi sot një tryezë të rrumbullakët me Dhomat e Tregtisë, përfaqësues të biznesit, Atashe Tregtarë dhe Ekonomikë të Ambasadave të akredituara në Tiranë dhe përfaqësues të mediave, me rastin e hapjes se procedurës konkuruese për zonën ekonomike të Spitallës.

 

Në datën 24 Gusht, Agjencia e Prokurimit Publik publikoi Njoftimin e Kontratës për zonën e Spitallës, ndërsa në datat 26-27-28 Gusht njoftimi u publikua edhe në gazetën ndërkombëtare “Financial Times”.

Në fjalën e tij, Ministri Ahmetaj tha se projekti i Zonave të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik është një nga më të rëndësishmit që qeveria Shqiptare, në bashkëpunim me ekipin e Universitetit të Harvardit, ka punuar përgjatë më shumë se një viti. Projekti i zonave bazohet në parimet e produktivitetit, parashikueshmërisë dhe përfitueshmërisë, me qëllimin krijimin e një mjedisi biznesi me regjim të veçantë juridik dhe fiskal, që stimulon investimet, zgjeron bazën e industrive dhe teknologjive të reja dhe, mbi të gjitha, ofron kushte për punësim.

Ministri e vuri theksin tek procedura e konkurrimit, tejet transparente , e hapur dhe e bazuar në ligj.

Sipas VKM nr.666 datë 29.07.2015, “Për shpalljen e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Spitallë , Durrës” i ndryshuar, me VKM, përcaktohet se llojet e veprimtarisë që do të zhvillohen në zonë janë : Prodhuese, industriale dhe agropërpunuese; Industri të reja me Teknologji Hi-Tec dhe inovatore; Industri eficente në përdorimin e energjisë; Industri me produktivitet të lartë; Aktivitete të teknologjisë së informacionit; Pjesë këmbimi për makina, materiale ndërtimi, përpunim ushqimor etj; Tregtare dhe magazinim mallrash;Shërbime (Administrimi, bankare, doganore, shëndetësore, juridike, kompani sigurimesh, noteriale etj; aktivitet transporti; aktivitet logjistike ndihmëse etj.

Periudha e funksionimit të zonës është 99 vjet ndwrsa kriteret e vlerësimit tw ofertave sipas peshës specifike janë: Propozimin e projektit teknik 20 pikë; Ndikimi mjedisor 6 pikë; Ndikimi social dhe numri i të punësuarve 16 pikë; Kohëzgjatja e punimeve 8 pikë dhe kapaciteti financiar i kompanisë për financimin e projektit 50 pikë.

Ligji i ri për Zonat e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik parashikon incentiva fiskale dhe lehtësi proceduriale për zhvilluesit dhe përdoruesit e zonës:

 

 

Afati për procedurën e konkurimit është 65 ditë nga data e publikimit, deri më 28 tetor 2015.

 

13 komente në “Konkurimi për Spitallën, Ahmetaj sqaron procedurat dhe kriteret për fituesin”

  1. Falmerajer says:

    Investimi ne zonat e shpallura si zona te lira ekonomike eshte shume i rendesishem per nje sere arsyesh. Se pari, rrit numrin e investitoreve te huaj.Se dyti, sjell zhvillim per zonen ku investohet.Se treti, krijon vende pine.Se katerti, investohet kapital i huaj ne vendin tone.Te gjitha keto shkaktojne impakt pozitiv ne ekonomi.

    1. kristin says:

      Lehtesirat fiskale qe u krijohen atyre qe investojne ne keto zona bejne te mundur thithjen e sa me shume investitoreve te huaj. Investimet qe pritet te realizohen jane te gjitha ne dobi te vendit tone.

      1. klajdi says:

        Kthimin e nje zone ekonomike te lire zonen e spitallese , nje zone qe eshte shume pran aeroportit edhe portit te durrsit do rriste shume investimet e huaja edhe do kishte inpakt shume te madh ne ekonomine e vendit duke hapur me shume vende te reja te pune

        1. mario says:

          Efektet qe kane dhen ne shtet fqinje si Maqedonia kto zona te lira ekonomike kane qen te medha duke pasur nje inpakt ne ekonomine e vendit. Prandaj hapje e tyre ne shqiperi do kete po ashtu nje inpakt pozitive ne ekonomine e vendit sepse ndikon ne prodhimtari edhe ne konkurueshmerin e bizneseve vendase!

          1. mandi says:

            Kto zona do ndikojne ne rritjen e punsimit brenda zones edhe jashte saj per qytetaret shqiptare rritjen e investimeve te huaja qe do sjellin teknologji te reja ne kto zona , rritje e sipermarrjeve duke bere te mundur me ane te ktyre zonave eksportimin e produkteve te tyre jashte vendit edhe rritje te ekonomise se vendit!

      2. Oksidenti says:

        Per aq kohe sa nga keto investime, hapen vende pune, ndikohen pozitivisht treguesit ekonomike, sillet zhvillim, zonat e “lira ekonomike” jane nje gjetje e mire.

        1. liza says:

          Ofrimi i lehtesirave fiskale qe ofrojne kto zona te lira ekonomike do ta bej qe thithjen e investitotrove te huaj te jene shume e lehte. E vetmja gje qe duhet te bej shteti shqiptare eshte marketingu shume i mire i ksaj ne thithjen e tyre!

      3. Albi says:

        Mendoj se Zgjedhja e nje politike te tille ekonomike sic jane zonat e lira ekonomike tregon se vendi jone jo vetem qe kerkon te terheqe me shume investitore te huaj, dhe te rrise ekonomine e vendit tone por edhe te afroje ekonomine shqiptare me modelet me te zhvilluara europiane

    2. Gledis says:

      Zonat e lira ekonomike eshte nder zgjedhjet me te mira te bera nga kjo qeveri. Te terheqesh sa me shume investitore te huaj esht pikerisht ajo qe na duhet ne si vend,shto ktu edhe te mirat ekonomike dhe vendet e reja te punes.
      Qeveria po tregon se eshte e afte te gjeje mundesi te shumta per zhvillimin ekomik te vendit tone

  2. Tema says:

    Qdo zonë (e dikurshme, e sotme, ose e nesërme ) duhet të ket bazën e jetës ose të mos ekzistoj

  3. dr says:

    Shyqyr qe te fillojne te punoje nje pjese e mire e rinise ,se mbeten rrugeve .

  4. eklipso says:

    Prit kur të shpallet fituese ndonjë firmë e Kokëdhimës ose ndonjë Fazlliçi të Ramës.
    Po nuk pamë gjë nuk besojmë.

  5. Ing.Ndertim says:

    Kjo nuk është shaka. Porti nuk është drejtuar nga ana e investitorëve të kualifikuar; port nuk është një port konkurrues; bisedimet Ministria e zonës së lirë. Porti i parë duhet të jetë në duart konkurruese evropiane, jo duart arabe ose turke. Porti i dytë ka për të rritur kapacitetin e trajtimit. Operatorët Port bashkohen dorë të hapë një ‘port të thatë’ në formën e zonës së lirë të trefishojë kapacitetin trajtimin port.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje