Moda e re e punësimit të shqiptarëve në Dubai; 500 aplikime në javë

5 Shtator 2015, 09:15Ekonomia TEMA

Duket se të rinjtë, të sapodiplomuar ose jo, të gjendur përballë fatit që nga njëra anë, tregu i punës po rrudhet dita-ditës dhe nga ana tjetër, eksperienca u mungon, shohin si një alternativë të mirë kontratat e punës jashtë, ku ato në Emiratet e Bashkuara Arabe po lulëzojnë. Agjencitë: kemi 500 aplikime në javë nga Shqipëria…

Briseida Sinaj, 29 vjeçare, prej një viti jeton e punon në Dubai. Aplikoi për punë, pas një rekomandimi, direkt në një kompani angleze, Chris Garrod, e specializuar në arredimin e brendshëm të hoteleve. Pasi kompania e mori në telefon, realizoi intervistën, dha një provim dhe u punësua si asistente ekzekutive e drejtorit rajonal të Azisë dhe Lindjes së Mesme. Briseida shprehet mjaft e kënaqur me punën e saj, jo vetëm për të ardhurat, që janë disa herë më të larta se ato që merrte në Shqipëri si shefe buxheti, por dhe vlerësimi dhe mundësitë për të ecur në karrierë, pa pasur miq, siç ndodh rëndom në Shqipëri.

Ajo pohon se ka mjaft individë nga Shqipëria, që po vijnë në Dubai në kërkim të një alternative dhe pune më të paguar në atë që po quhet si Amerika e Lindjes dhe që vetëm vitet e fundit është “zbuluar” nga shqiptarët. Si pozitiv përmend edhe faktin që diploma shqiptare njihet në Dubai.

Të punësuarit janë nga mjekë e dentistë e deri tek kamarierë. Ata që vijnë përmes agjencive kanë një pagë mesatarisht 1000-1500 USD në muaj, nëse aplikon direkt tek një kompani, ka më shumë shanse për një pagë më të lartë. Është shumë e vështirë të marrësh pashaportë, apo letra qëndrimi, pasi jepen vetëm viza pune.

Moti është i nxehtë dhe tre muajt e verës ka pak kontakte me ajrin direkt; muajt e tjerë janë si vera në Shqipëri. Ndryshe nga perceptimi i krijuar për një vend mysliman, Briseida thotë se në Dubai femrat e huaja nuk janë të detyruara të mbulohen dhe mund të shohësh nga të gjitha. Megjithëse Dubai të jep mundësinë të kesh një jetë luksi, përsëri Shqipëria i mungon…

Agjencitë: Hoteleria ofron më shumë mundësi

Hoteleria duket si mundësia më e mirë për të gjithë të rinjtë që aplikojnë për punësim jashtë vendit dhe ku vendet si Arabia Saudite po joshin me pagat e majme dhe kontratat e leverdishme. Ermal Jauri, nga “Europe Agency”, thotë se pjesa më e madhe e kontratave për jashtë janë në sektorë të hotelerisë, duke filluar nga shërbimet por edhe vende të tjera që kërkojnë profesionalitet më të lartë.

Një kontratë në fushën e hotelerisë, si ndihmës, recepsionist, profesionist i marrëdhënieve me klientët, marketing e deri te menaxher, paga mujore neto nis nga 700 dollarë deri te 4000 për pozicionet e larta.

I pyetur se pse të rinjtë janë të interesuar për vende të tilla, ai përgjigjet se “në kushtet ku në Shqipëri një të sapodiplomuari i kërkohet llogari se pse nuk ka përvojë, jashtë mendësia është ndryshe. Programet e punësimit nuk kërkojnë eksperiencë të veçantë (ndryshe është në vende vakante tejet profesionale), ndaj dhe të rinjtë tërhiqen nga shërbimet në hoteleri, ku dhe pjesa më e madhe e tyre kanë një bazë të mirë anglishteje, por që njëkohësisht trajnohet paraprakisht nga ne si agjenci përpara se të dërgohet jashtë, ku dhe merr një tjetër formim trajnues, para nisjes së punës”,- përfundon Jauri.

Në mënyrë të veçantë, ai shtoi se të rinjtë kërkojnë për mundësi jashtë, të pakënaqur me nivelin e pagave në Shqipëri, si dhe të nxitur nga fakti se një agjenci e kësaj kategorie realizon edhe kontratat me kompanitë jashtë, nuk është thjesht “hapësirë” ekspozimi i vendeve vakante.

Aplikimet në Shqipëri

Sipas statistikave të një agjencie të punësimit “Europa Agency”, në të tria zyrat në rajon (Tiranë, Podgoricë, Prishtinë) bëhen 700-800 aplikime në javë. Nga këto, 500 janë aplikues nga Shqipëria. Ata shtojnë se n.q.s të 500 këta janë të mirë dhe përzgjidhen, të gjithë mund të punësohen, pasi kapaciteti i ofruar është i madh, vendet e lira të punës janë të shumta. Kudo jashtë, por më tepër, sipas tyre në Arabinë Saudite

“Në Tiranë, ne bëjmë minimalisht dy prezantime në javë, pra dy persona të përzgjedhur pas aplikimit për të kryer intervistën online me kompaninë jashtë. Sipas të dhënave, mbi 70% e aplikantëve që përzgjidhen për të kryer intervistën përzgjidhen për vendin e punës dhe vijojnë më tej fazat e punësimit”,- thekson Ermal Jauri.

Pozicionet menaxheriale, ja eksperienca e një shqiptari

Erand Saliaj, punonjës prej vitesh në një ndër bankat kryesore në vend, “përqafon” idenë e të punuarit jashtë, sapo ai shikon një mundësi të artë, nga paga dhe përvoja profesionale. Ai aplikon dhe pasi kalon të gjithë procedurat, përzgjidhet si menaxher financiar i një kompanie të njohur ndërtimi në Dubai dhe nis punë në qershor të këtij viti.

Duke qenë se paga mujore e një pozicioni të tillë prestigjioz përfshin atë të një viti në vendin tonë, pas kalimit të të gjitha etapave, ai vendos të shpërngulet në vendin e nxehtë, së bashku me bashkëshorten e tij, pas fitimit të një kontrate të garantuar 2-vjeçare. Për më tej, ai thotë se ende nuk e di se si do të vijojë, por qëllimi është krijimi i një përvoje shumë të mirë, që Shqipëria nuk e ofron dhe fitime të mira, kundrejt faktit se bazën e jetesës e ke të paguar (banesën, udhëtimin në punë etj).

Monitor

30 komente në “Moda e re e punësimit të shqiptarëve në Dubai; 500 aplikime në javë”

  1. Anonymous says:

    O Tema po kur ju jep mend edhe Ermal Jauri…paskeni vajt per lesh.Ermal me ty skam gje, per ty rrofte Gjunkshi.. Hajt te fala.

    1. Astrit says:

      Pse ju ka kap paniku juve bijve te Janullatosit, ca jan keto reagime histerike haaaa. Ju ka shperla trute janulla o ekstremista taleban ultra orthodoks

  2. eklipso says:

    1000-1500 euro është rroga minimale në Europën perëndimore për të punuar në Mc-Donalds.

    Rinia tregohuni të mençur, regjistrohuni për kurse gjuhe nëpër Europë, (p.sh. Francë, Gjermani, Suedi) dhe pastaj shikoni e gjeni punë.

    Tema pse bëni reklama mashtruesve?

    1. Astrit says:

      Eklipso, 1500 € eshte paga maksimale ne shumicen e vendeve te evropes o taleban i janulles, po ku ta dish ti nga ajo kasolla ku te ka ngujue janulla pran kompjuterit duke ber propagand o pope i qelbun,

      1. & says:

        Astrit o bir,po ku i gjen ti keto informata o kokrra e injorantit?
        Si na qenka paga maksimale 1500 euro ne shumicen e te Evropes?

        https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_European_countries_by_average_wage
        Nuk e kupton qe thjesh nxjerr vehten tende si injorant dhe i painformuar,o taleban i Arabise ose Janulles,si ta kesh qejfin.

        1. beni says:

          Pershendetje,

          Sikurisht qe jam shume dakort me mendimin tend qe rroga max nuk eshte 1500 Eur por nga ana tjeter shifrat e dhena ne faqen qe ke postuar jane “average wage” dhe nuk reflektojne rrogat qe merr shumica e popullsise. ME fjale te tjera psh eshte e vertete qe rroga mesatare ne Austri eshte 2300 Eur por mos harrojme qe pjesa derrmuese merr rroga ne intervalin 1000 – 1600 Eur.
          Shendet dhe gjithe te mirat

  3. eklipso says:

    Me shku në arabinë saudite është me shku për lesh arapi. Është e njohur nga të gjithë që po shkove në vendet arabe, të marrin pasaportën dhe të mbajnë skllav e do i lash bythën arapit.

    1. mario says:

      shkoni ne arabine saudite shkoni dhe kur te vini shkoni ne maternitet dhe shikoni kur te pjellin grate e Shqiperise arabe ahhhhhh Popull kafshe arabet po ju mashtrojne vetem e vetem qe tju bejne muslimane ore trushkulur te prapambetur qe shisni nder e komb per para.

      1. tfgs says:

        ku eshte e keqja ketu,leri sunitet te largohen ne vendin e tyre te origjines,arabi!
        sa me shume sunite te largohen nga shqiperia,aq me shpejt afron dita e bashkimit te shqiperise ne evrope.
        Gyzela jeni njishi,largohuni drejt arabise,mijera dollars ju presin atje,shkoni e mos u kthefshi kurre………

    2. Astrit says:

      Eklips, ne arabin saudite jetojn dhe punojn 6 milion evropian dhe amerikan po ti nuk e din o kelysh i janulles se ta kan shperla trurin popat

      1. Te q'' fsha Janullen dhe gjyzelat e Arabise bashke says:

        Pse kaq shume vrer o trim? Pse po e propagondon kaq me te madhe Arabine,apo meqe na kane mbajtur si miq per qindra vjet? Merre gruan dhe shko atje po te kesh kaq shume qejf.

  4. Angry Birds says:

    ….ne kohen e sulltanit merrnin jenicere, sot te japin kontrata pune 1000 dollare, qe me arsyetimin e kostos se jeteses ne nje vend te zhvilluar kuptohet qe eshte ekuivalenti i nje page normale ketu…..shto ketu edhe rrezikun e trushpelarjes ideologjike e fetare si perfundim dihet se kush po shkon por nuk dihet se kush po vjen

  5. nino says:

    agensite turistike po nxjerin pare nga i terei ky muhabet. keto agensi mbajne nga te punesuarit nje pjese te mire te pages.

  6. ! says:

    $1000-1500 ne muaj?

    me aq para ne dubai hiqesh zvarre. nuk e kam idene se ne cfare kushtesh mund te jetosh atje me aq pak te ardhura.

  7. filani says:

    Eklipso, ne Itali ne McDonald’s e ke 900 euro/muaj. Plus turned. Mos pergjithesoni kot vendet e europes kur nuk dini.

    1. eklipso says:

      filano edhe 900 euro është më shumë se 1000 dollarë me kursin e sotëm të këmbimit.

      Më mirëkupto se e kisha mendjen te europa e veriut,se jugu po emigron vetë.

      Gjithsesi, më mirë 900 euro në Itali sesa 1000 dollarë në arabi.

  8. prap kallarja kuqe. sme rre syni mu jooo. says:

    Ne usa ne mcdonalds merr me pak se nje mije dollare. Ku vetem qiraja e baneses shkon teteqind. Pastaj korenti, uji dhe te tjerat. Dyqind dollarw ne shqipwri pa qira jane shume shume me teper se nje mije dollare ne amerike

  9. ” Briseida ” , me ke shkove e shoqeruar ne Dubaj , me burrin , me prinderit a po vetem ? Po me te pritur kush te priti ? Ai shefi , cfar kushte te vuri qe ti te ishe sekretare e tij ? Kur te te tha qe ti te ishe e gacme per te , para buke apo pas buke ? Po ne cofte se kishte kryer pune me ndonje femer tjeter ty cfar detyrash te dha ? Ta veje ne gjume apo tja ferkoje hajdarin deri sa te eksitohej per masturbim ? Gjeja qe te kerkojme te bejshe eshte qe ta terheqes me vehte edhe ARGITEN E SALIUT me qellim qe edhe ky budalla ka nevoje te laj borxhet e vjetra kur i pat premtuar edhe Berluskonit qe t’i viheshin ne dispozicion femra shqiptare ku ai i kishte ne qejf e mundesisht 14- 18 vjece te gjitha te virgjerta ! Sistem krimi qe e degjeneroi gjithe Shqiperine .

  10. Tema says:

    Mbreti arabis saudite vizit protokolere në shba

  11. bert says:

    Po cfar hoteleri ne arabin saudite o gyzela kur femrave u ndalohet ngarja e makines edhe jo me punimet neper hotele… Ato hotele qe mund te ofrojn pune mund te jene ne doha, dubai, ose katar por gjithmon perparsin kryesore e kan meshkujt…Juve as pastruese nuk ju marin se kan pakistaneze, indiane edhe filipineze qe punojn gjithe muajin per 100$… Du tju behet shplarje truri edhe do tju degjenerojn si njerez… Pse keto zyra qe ofrojn keto pune jan te hapura ne shqipri , kosov edhe mal te zi, me arsyen e vetme se aty shplarja e trurit eshte me e lehte edhe takimi me Metin ne parajse eshte me i drejtperdrejte…

    1. Ks says:

      Nuk është ashtu si thua se dubai është diqka tjeter pa qen vete mos paragjyko se kam pa edhe shqiptare tu punu e kishte kryqin ne qaf po kerkujt nuk i pengojke.

  12. al paci says:

    Mos u genjeni o shqiptar te shkoni ne keto vende arabe te pasuar, shikoni njeher se ca u bejn te huajve indjanet pakistanezet dhe bangladesh ka me shumic ne keto vende arabe dhe nuk paguajn me shum se 300 dollat muaji. Shfrytezim ne kulmit dhe te drejtat e njeriut nuk respektohen fare. Ven vertet nga vendet perndimore sitomos inxinier ndertimi dhe arkitekta vetem keta paguhen shume, po perndimoret kan dhe shtetin e tyre mbrapa qe i mbron qe mos ti mohoen te drejtat. arabadhet jan njerzit me te poshter qe mban kjo bote sidomos ata arapadhet e ketyre vendeve te pasura, do jeni shum her me mir te shkoni te punesoheni ne malesin e dukagjinit ne shqiperi se sa ne keto vende.

  13. abcde says:

    lajm bythe,lajm brimsildash

  14. deda says:

    po pse nuk shkojne arabet e sirise ke arabet e emirateve?

    1. kevin says:

      Po ec thuaja astritit.

      Te na e shpegoj kte

  15. gezim says:

    Afrikani: zanatet e mija jane: elektricist dhe hidraulik. kam mbi 20 vite pune. njohes i mir i skemave. kam punuar ne afrik. kam punuar ne greqi
    . Kam nje fizik te mire trupore .perballoji vapen. kerkoj te punoj ne emi e bash arabe. nr tel: 0699337387 : 0684141824
    vlore albania

  16. panajot kondi says:

    Jam 42 vjec,,kam punuar ne ndertim,,tani ushtroj zanat,me lyerje ,nese do ishte e mundur do doja nje informacion,,lidhur me punesimin,Flm per mirkuptimin,,,,,,nr i tlf,,0693988046,,,,

  17. Ardian Himi says:

    Kerkes per pun ne fushen e ndertimit si elektricist edh idraulik ..njohes I zanatit dhe me pervoj pune

  18. klevis says:

    ju lutem jam i interesuar per pun elektricist me dipllom te rregullt faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje