Elbasan, sekuestrohen 740 kg duhan, procedim për tregtarët informal

6 Shtator 2015, 12:08Ekonomia TEMA

Dega e Doganës Elbasan në bashkëpunim me strukturat e Antikondrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Crown Agents, të mbështetuar nga Policia e Shtetit, zhvilluan sot në orët e para të mengjesit një operacion në tregun informal të duhanit, ngritur në sheshin pranë kryqezimit të Cërrikut.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar u sekuestruan dhe konfiskuan rreth 740 kilogramë duhan i grirë, i ambalazhuar në qese plastike, gati për shitje.

Tregtarët që kishin nxjerrë për shitje sasinë e duhanit të sekuestruar janë fermerë, kryesisht nga Qarku i Elbasanit.

Sasia më e madhe e duhanit të grirë u braktis nga fermerët tregtarë në momentin që mbërritën grupet e kontrollit dhe kryen veprimet për konfiskimin e mallit.

Grupet e përbashkëta të kontrollit në terren kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale për dokumentimin e rasteve të konstatuara dhe ndëshkimin e shkelësve.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganës në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjore është e vendosur të çojë përpara përgjegjësisë ligjore dhe të ndëshkojë çdo abuzues, me qëllim final luftën kundër informalitetit dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Doganës përsërit apelin ndaj fermerëve dhe prodhuesve e tregtarëve të duhanit që të regjistrohen në institucionet përkatese, të paguajnë taksat dhe të kryejnë pas kësaj veprimtari të ligjshme të prodhimit e tregtimit të mallrave që paguajne akcizë

4 komente në “Elbasan, sekuestrohen 740 kg duhan, procedim për tregtarët informal”

  1. humi says:

    Bravo ju qofte e paskeni luftuar evazionin.Po shikoni more maunet e Vilma Nushit dhe te Grigor Jotit qe futen nen hunden tuaj me bekimin tuaj ne dogana.Lerini te shkretet te mbajne frymen me buke.Shko e kap ate qe duhet apo ato jane te paprekshem sepse cdo 2 vjet kontribuojne per fushatat tuaja elektorale.

  2. veterani says:

    EEEE More Edi Rama e shikon sa punon dogana dhe policia ne Elbasan.Bile kete e ka deklaruar dhe n.drejtori i tatimeve ne takim me tatimoret elbasanas se qenka rrethi me i rregullt, fjalim qe u prit me duartrokitje nga kta te fundit.Vetem Ju z. Kryeminister nuk po dergoni njee flete lavderimi,pika qe sju bie thuaj.

  3. al paci says:

    Si gjithmon ligji ne shqiperi godet me te dobtin dhe fukaran. keta fermeret luftojn per mbijetes dhe nxjeri aq pak sa dhe familjen nuk e mbajn dote me buke, turp per kete shtet qe do te tregojn forcen me dobtin gjithmon.

  4. tani says:

    As enver hoxha nuk jua ka sekuestru duhanin fshatareve dhe jo vetem qe i lejonte ta mbillnin e jua mblidhte ne fermentimet e duhanit me lek ne dore por mbyllte edhe njerin sy per fshataret qe e shisnin nen dore ne qytet e ti cohesh e ju heq buken e gojes shtreses me te vujtur te vendit sepse i ke vendos nje aksiz te cmendur 44 mije lek kg per prodhimin vendas aq sa ma leverdi ke te pish marlboro se sa me te dredhur dhe kete e ke bere vetem e vetem per arsye klienteliste per tu mbushur xhepat nushve e dushve por nuk mund te mashtrohet pafundesisht ky popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje