Biznesi amerikan: Ja 9 kërkesat për ulje taksash në 2016

6 Shtator 2015, 13:32Ekonomia TEMA

Komiteti i Taksave të AmCam kërkon ulje të tatimit mbi dividentin, tatimit mbi fitimin dhe ulje të tatimit mbi të ardhurat personale

Rritja e taksave nga qeveria duket se ka ndikuar negativisht në mbledhjen e të ardhurave. Biznesi amerikan që operon në Shqipëri është i mendimet se qeveria duhet të thjeshtëzojë taksat, pasi sistemi aktual po i çon qytetarët drejt shmangjes së detyrimeve. Pak ditë më parë komitetii Taksave pranë Dhomës Ameriakane të Tregtisë (Am Cam) ka hartuar disa sugjerime, tw cilat ia ka nisur Ministrisë së financave, ku kwrkojw tw përfshihen në paketën fiskale 2016. Biznesi amerikan kërkon ulje të nivelit të taksave, lehtësim të procedurave tatimore si dhe rritjen e aksesit të biznesit në instancat ankimuese.

Kërkesat kryesore janë ngritur nga biznesi ameriakn që operon në fusha të ndryshme, sic është industria e duhanit, e cimentos dhe tetelekomunikacionit, të cilat kanë hasur problematika të shumta me tatimet dhe doganat.

Një ndër kërkesat kryesore e AmCam është rishikimi i tatimit mbi fitimin, pasi sipas tyre rritja e tij thjesht ka ulur bazën e taimpaguesve dhe nuk ka rritur të ardhurat. Ata kërkojnë po ashtu rishikim të të tatimit mbi të ardhurat personale nga paga, duke ulur nivelin e shkallës së tatimit mbi të ardhurat personale, në mënyrë që shaklla e tatimit të jetë më pak progressive.

Biznesi ameriakn kërkon gjithashtu të rritet periudha kohore për mbarjten fiskale të humbjeve nga 3 vjet që është aktualisht, në 5-7 vjet.

Në filozofinë e Dhomës Ameriakne  në një vend të varfër si Shqipëria, mbledhja e taskave nuk duhet të orientohet tek pagat, por atje ku gjenerohen më shumë të ardhura, si përshembull në pasuritë e patundshme.

 

Ja taksat që kërkohet ulje:

*Rishikim i normës së tatim fitimit

*Rishikim të tatimit mbi dividentin

*Rishikim i tatimit mbi të ardhurat personale

*Rritje e periudhës për mbarjten fiskale të humbje nga 3 në 5 deri 7 vjet

*Pagesa e detyrimet tatimor dhe kamatvonesa (e ankimuesit) të paguhet pas vendimit të gjykatës

*TVSH-ja për energjinë ndaj biznesit të ulet nga 20 % në 6 %

*Revokim Iitaksave indirekte mbi lëndët djegëse kur përdoren në industri

*Industria e telekomunikacionit, mos aplikohet TVSH për vënien në dispozicion të pajisjeve

*Të mos aplikohet çmim refrence në  produktet e duhanit, në vecanti atyre të BE-së

*Operatorët e tregut të cigareve ( anëtarë të Am Cam) shqetësim për TVSH-në mbi regjimin në sektorë të vencantë, sic është “Furnizimi i cigareve”. Teuta Shamku

7 komente në “Biznesi amerikan: Ja 9 kërkesat për ulje taksash në 2016”

  1. populli i varfer says:

    Vetem tek TVSH cigareve mund te bejne dicka sepse eshte monopol i qeveritareve vete…..

  2. Argita_B says:

    Biznesi si amerikan kerkon ulje te taksave mbi dividendin!! Sot dividendi taksohet 15% maksimalisht, ne nje kohe qe ne Evrope nga 25 ne 50%. Taksat ne Shqiperi jane mjaft te ulta, taksat qe tatojne punen po, duhen ulur pasi do te hapin vende pune te reja. Perse duhen ulur taksat qe biznesemeneve amerikane ne nje kohe ne Shqiperi padrejtesite sociale dhe diferencat ndermjet te pasurve e te varferve rritn nga viti ne vit!!

    1. MIRI says:

      vetem ne shqiperi kan teka kta nga usa pse nuk i kerkojne ne usa te ulin taksat per kinezet ose per kedo por vetem ktu tek ne shesin pordh a thua se kan 75 perqind te industris

      1. Argita_B says:

        Pikerisht, biznesmentet amerikane qe braktisin tregun me te madh ne bote, Ameriken, per te bere biznes ne Shqiperi jane ne pjesen me te madhe ose te deshtuar ne Amerike, ose matrapaze. Ne Amerike si ne çdo vend tjeter nuk ka vetem njerez te sukseseshem, po ka dhe derra te trashe.

  3. alti says:

    Qeveria shqiptare ,mos te degjoje shume perfaqesuesin e dhomes amerikane Grenhof ,por te mbaje kete menyre taksimi ,dhe te shtoje luften kunder informalitetit .Taksimi progresiv eshte eventual dhe ne USA dhe eshte forcuar me ardhjen ne presidence te zotit Obama ,bile nje nga bisnesmenet me te pasur bill Geits e perkrahte kete taksim ,pasi tek shtresat e ulta dhe te mesme ,tatimi mbi pagen , ul fuqine konsumatore. Granhof esahte ne unison me PD per te kthyer taksen e thjeshte ,ku shteti nuk mblidhte as gjysmen e parave te atyre qe mblidhen sot .Po ju pelqeu ky taksim qe ka nje diference minimale nga 10% ne 15 % nga taksa e sheshte ,mire ,po ashtu ikni fare nga Shqiperia .Ju keni ardhur , te fitoni ,por dhe shteti me taksa mbahet ,dhe jeni ju qe i keni mesuar ekonomine e tregut botes.

  4. Ing.Ndertim says:

    Në vendin tonë nuk kemi investimet amerikane. Dhoma Amerikane është bërë nga shqiptarët. Pse nuk mund ta shprehin veten e tyre nën Dhomës së Tiranës në një vend demokratik?

  5. ILIRIA says:

    Taksat duhet te ulen per bisnesin e vogel sepse bisnesi i madh e gjen mundesine per te manovruar se TVSH nuk i kane reale por gjysem per gjysem dhe dobici ju ngelet bisnesit te vogel qe nuk manovron dote dhe duhet te ulen pagesat per sigurimin e punonjesve per BV qe te kene mundesi per ti paguar duke ulur edhe iformalitetin duke ulur taksat me 1/2 qe te mblidhen 100% e vleres sepse do te shtohet baza e tatimpaguesve. Po vazhdoi keshtu kane per tu mbyllur bisneset e vogla. Faleminderi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje