Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë që njihet si Spitali Ushtarak i kanë dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë të anulohet iniciativa për kalimin e këtij spitali sërisht në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Mjekët kanë renditur dhe arsyet përse ky spital dëmtohet nga kjo procedurë.
Më poshtë peticioni i plotë:
“U njoftuam që ka një inisiativë nga ana juaj për kalimin e Spitalit Universitar të Traumës në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Duke qënë se për 20 vjet ky spital është administruar nga Ministria e Mbrojtjes me një eksperiencë aspak pozitive ,gjithë stafi i mjekëve te Spitalit te Traumes menduan t ‘ju paraqesin disa argumenta me të cilët mendojmë se mund ta rishikoni nga ana juaj,për të mire të punës në shërbim të pacientëve.
Që nga viti 1993 deri në Dhjetor 2012 pacientët e traumatizuar janë trajtuar pranë Spitalit Ushtarak ,pra për 20 vite në vartësi të Ministrisë së Mbrojtes.Gjatë kësaj kohe pasi u provuan dhe riprovuan të gjitha mënyrat e mundshme të menaxhimit u pa që një gjë e tillë ishte e pamundur ,dhe për këtë arsye u mor vendimi për kalimin në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Prej 25 vitesh është një nga spitalet më të rëndësishme të Shqipërisë. Ka shërbyer si qëndër traume ne situatat më kritike të vëndit.Është i vetmi spital i këtij lloji në Shqipëri.
Kemi patur vazhdimisht mungesa në barna dhe materiale mjekësore.
Ka patur vazhdimisht ndërprerje të aktivitetit të sallave të operacionit për shkak të mungesave materiale.Ka patur raste që për 6-7 muaj nuk janë kryer operacione.
Çdo kërkesë që i drejtohej Ministrisë së Mbrojtjes merrte përgjigjen “Shëndetësia nuk është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes .
Ushtria nuk kishte dhe nuk mund te ketë kapacitete njerëzore për menaxhimin e Qëndres Kombëtare të Traumës.
Nga statistikat ndër vite ,u pa që 97% e punës përbëhej nga pacientë civilë.
Në këtë spital trajtohen rreth 44.000 urgjenca në vit.
Shtrohen rreth 3600 pacientë dhe nga keto 50% e tyre vijnë nga rrethet me transport tokesor dhe ajror.
Kishte mungesë të theksuar të koordinimit midis Spitalit Ushtarak dhe Spitaleve të rretheve për shkak të vartesive të ndryshme,çka ka sjellë në disa raste vonesë në trajtimin e pacientëve.
Perballimi i ngjarjeve traumatike masive e vuri në vështirësi financiare spitalin duke qënë që buxheti në Ministrinë e Mbrojtjes llogaritej për ushtarakët ,dhe nuk kishte mundësi rialokimi.
Ishte i pamundur hartimi i protokolleve dhe strategjive të profilaksisë dhe trajtimit të traumës nga Ministria e Mbrojtjes, si një problem kombëtar gjithnjë në rritje.
Në Ministrinë e Mbrojtjes mungon ekspertiza për menaxhimin e traumës.
Deri ne Dhjetor 2012 Spitali Ushtarak mbeti Spital më pak i pajisur me aparatura mjekësore krahasuar edhe me spitalet e rretheve.
Nuk është blerë asnjë pajise mjekësore dhe nuk është bërë asnjë investim për 20 vite të vartësisë nga Ministria e Mbrojtjes.
Menjëherë pas ardhjes në pushtet të Koalicionit të majtë u organizua një takim ndërmjet Ministrit të Shëndetësisë z. Ilir Beqaj dhe një grupi mjekësh nga Spitali Universitar I Traumës. Në këtë takim ministrit ju prezantua situata skandaloze ku Ushtria e kishte katandisur spitalin.
Ministri reagoi në mënyrë emergjente duke sjellë rezultatet e mëposhtme:
Spitali gjatë këtyre 3 viteve ka bërë hop cilësor në menaxhim.
Që nga viti 2013 deri tani nuk është ndërprerë puna asnjëherë duke kryer rreth 20-25 operacione në ditë.
Është pajisur gjatë vitit 2014-2015 me aparatura cilësore të munguara deri në atë kohë si ,Skaner dhe Rezonancë Magnetike ,respiratorë ,laborator ,monitor individual dhe qëndror per pacientet në reanimacion,.
Ka patur përmisime të dukshme në furnizim me medikamente dhe materiale mjekësore.
Është punuar fuqishëm për sa i përket edukimit në vazhdim.
Është përgatitur materiali i nevojshëm për impletimin e lëndës së traumës në Fakultetin e Mjekësisë dhe në ciklin e specializimit të kirurgjisë së përgjithshme aq të nevojshëm për përgatitjen e mjekëve të rinj.
Si rezultat i financimit nga Fondi I Sigurimeve Shëndetësore ka patur rialokime fondesh duke sjellë përmirësim në furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore.
Jemi të mendimit se kalimi në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes sjell menjëherë këto pasoja:
Dëmtim i dinamikës për rritjen e buxhetit për spitalin .
Pamundësi për rialokim fondesh .
Prishja e projektit për formimin e departamentit të traumës.
Prishja menjëhershme e projektit të bashkimit të shërbimit Ortopedi-Traumatologji në një të vetëm në Spitalin e Traumës.
Rrezikun deri ne ndërpreje të kredisë të shtetit Italian prej 5 milion Euro për spitalin e Traumës.
Pamundësi për krijimin e lidhjeve me Spitalet analoge te shteteve perendimore te varura nga Ministria e Shëndetësise.
Humbje e sistemit të referimit.
Ulje te nivelit cilësor të personelit shëndetësor.
Ulje të nivelit të shërbimit ndaj pacienteve.
Në këto kushte kemi mendimin e gjithë stafit që t’ju kerkojmë mundësinë e rishikimit të urdhrit për të mos kaluar Spitalin Universitar të Traumës në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Nëse e shikoni te arsyeshme jemi të gatshëm që një përfaqësi e mjekëve t’ju takoj ,për t’ju prezantuar çdo detaj që do e gjykoni te nevojshëm . “
Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës .
“Spitali i Traumes”……eshte nje traume e madhe per cdo pacient qe shkon atje,se keni idene se sa hapur dhe sa shume leke te kerkojne qe doktoret e deri te pastruesja me e thjeshte!!!
S’me plas trapi fare as Edi Ramen as per ndonje tjeter thoshte nje nga ata Kirurgo-kasapet para ca ditesh,dua kaq leke qe te behet operacioni!!!
(Flas nga pervoja personale)
Mjere ata te mjere qe shkojne ne keto spitale!!!
E pse dreqin keni frik nga Ministria e Mbrojtjes????
Ju njesoj do ti vidhni qytetaret Hallexhij, pavaresisht se nen cilen chati e ushtroni aktivitetin.
Problemi me ju, or te ashtuquajtur Mjek, eshte se e keni shnderruar profesionin me human te njerzimit ne Biznes personal…ne nje Biznes te pist dhe te frikshem ne pavijonet shteteror..
Ky eshte problemi or zoterinj “Mjek”.
Ju perpara se te te caktoni diagnozen, te vendosni Tarifen. Njesoj si tek dyqani i Zeqos. Kaq kushton nderhyrja, po deshe vazhdojme, posdeshe, apo po smundesh….vdis.
Gjithsesi mos u trishtoni, kjo situate eshte ne cdo spital dhe qender shendetsore ne Shqiperi. Pra nuk jeni vetem ju te Traumes!!
Spitalin e Hajduteve te traumes
Urgjentisht ne vartesi te ushtrise dhe ne krye te spitalit nje ushtarak
me dispipline shkencore mjekesore
JU HAJDUTEVE TE SALOIUT NE CDO QOSHE TE SHTETIT SHQIPTAR
Urgjentisht ta marre ushtria
Pretekse koti te fabrikuara tek Parti-haleja
Shoku, po me ve ne dyshim Rilindjen…
Ne Shqiperi shteti ben sikur e paguan mjekun dhe mjeku ben sikur punon. Besimi mjek-pacient ka humbur ne te dyja krahet. Shteti te gjeje menyra te motivoje mjekun, duke e paguar. Mjafton te shikoni se si paguhen mjeket ne Turqi. Se nuk jane me te mire se mjeket tane. Pacientet kane te drejte qe ankohen, por kur te kerkojne mjekesi falas, mos ta kerkojne nga mjeku por nga shteti. Mjeket nuk kane nevoje per lemoshe, por ata duan shperblimin e merituar…..
Kane nenshkruar nje peticion keta kasape,po kush e ve me ne binare ate spital,cdo gja ka 25 vjet qe doli jashte kontrollit, ata kane hall te mbushin xhepat e tyre, te blejne shtepi nmoderne, te bejne vila, te pushojne jashte shtetit me gjakun e ketij populli qe nje dite do t’u dali per hundesh,pa frike, amulli dhe anarshi duan se fitojne me shume, iken ata mjeke te nderuar dhe respektuar qe kishin per qellim jeten e pacientit dhe jo te mbushnin duart m e leke gjaku te atyre njerezve
Permbajtja e ketij peticioni verteton mendesite kriminale te mjekeve te tij.Spitali Ushtarak i para 90-tes ishte nje institucion shendetesor MODEL per gjithe vendin dhe konsiderohej FAT DHEPRIVILEGJ te shtroheshe apo te diagnostikoheshe ne kete spital. Personeli mjeksor ishte jo vetem i afte profesionalisht por me shume Humane.ASNJEHERE NUK MUNGONIN MEDIKAMENTET MJEKESORE DHE RYSHFETI ISHTE I PANJOHUR.Cdo jave beheshin konsulta mjekesore per te gjithe pacientet e shtruar ne spital me pjesemarrjen edhe te drejtorit te spitalit.Pastertia ishte STERILE aq sa wc-ja e atehershme ishte me e paster se dhomat e reanimacionit tuaj sot.ASKUSH NUK TE THOSHTE ATEHERE:-Blini hekurat qe do vihen ne kemben e thyer se spitali nuk ka,sic thoni ju sot.Kete spital ju ja keni GRABITUR USHTARAKEVE duke ua dhene privateve dhe mijra ushtarake dhe familjet e tyre i keni lene n mes te 4 rrugeve.Nuk eshte shkaku i vartesise mungesa e buxhetit per ju,por POLITIKAT KRIMINALE qe jane zbatuar per te mbushur xhepat tuaja dhe te ministrave tuaj mafioze.SPITALI USHTARAK T’U KTHEHET USHTARAKEVE DHE T’I SHERBEJE GJITHE URGJENCAVE NGA i gtithe vendi FALAS.Deri tani e dine mire familjaret e te aksidentuarve se sa SHTRENJTE U KANE PAGUAR PER CDO OPERACION.Te shporren mjeket civile dhe Spitalin ta komandoje Ushtria.Peticionin tuaj ta hedhin ne kosh dhe kujt nuk i leverdis te punoje atje te SHPORRET sa me pare.U jane tronditur fitimet kolosale,jo se ju ha meraku pe pacientet.
Ne te gjitha shtetet perendimore ,ministria e mbrojtjes ,ka ne varesi te sa nje spital i specializuar ,vetem per ushtaraket .Ankesa mjeket skane pse bejne ,dhe me duket jane te fryra politikisht . Kush kerkon te punoje ,ti beje yzmetin punes dhe te respektoj disiplinen ushtarake ne spital ,qe me pare ishte model ne mbare Republiken . Kush nuk do te iki dhe te shkoje tek privatet ,ku do jete me I lire per te kryer bisnes me punen e tij ,ate qe sot po bejne ne spitalet shteteror .
mjeket ne liste jane ata te cilet kane qene dhe jane pjese para dhe pas 2013. Argumentet per menaxhim te keq para 2013 dhe shume te mire pas ketij viti nuk egzistojne pasi para 2013 spitali ushtarak ishte spitali me sherbimet me te mira ne Shqiperi me infrastrukture e pajisje me bashkekohoret. Nuk e di qe mjeket qe flasin nuk e paskan dite qe ne Spitalin Ushtarak ka pas Skaner, rezonance manjetike, laborator etj dhe me e keqja eshte se nuk e paskan dite shumica e mjekeve qe kane qene ushtarake dhe jane specializuar jashte vendit nga ushtria. Shumica e ketyre mjekeve jane mjeke te specializuar me fondet e ushtrise jashte vendit investim te cilin nuk ia kane kthyer forcave te armatosura. Spitali ushtarak ka patur ambjentet me te mira, trajtim ushqimor dhe logjistik me te mire se te gjithe spitalet e vendit. Pacientet qe i drejtoheshin spitalit ushtarak kishin besimin se aty mernin trajtimin me te mire fale emrit qe i lane atij plejada e shkelqyer e mjekeve ushtarake nder vite. Kete besim kane dhe sot pacientet kur i drejtohen atij spitali por qe menjehere zhgenjehen. Sherbimi ne Spitalin e traumes nuk mendoj se varet shume nga varesia e tij nga Ministria e Mbrojtjes apo Ministria e Shendetesise, ajo varet nga morali dhe ndershmeria e atyre mjekeve qe kane bere peticion. Por duke i lene te keqiat dhe te mirat e varesise se pershkruar ne peticion mendoj qe Edi Rama duhet ta kaloj Spitalin e Traumes ne varesi te Ministrise se Mbrojtjes per disa arsye; e para eshte morale sepse ai ne fushte eletorale i premtoj ushtarakeve te liruar dhe ne uniforme se do tia kthente spitalin ushtarak; e dyta eshte e nevojshme lehtesimi i Ministrise se Shendetesise nga nje buxhet shume i larte qe mer spitali i traumes dhe kalimi i ketij buxheti ministrise se mbrojtjes per te rritur buxhetin e Ministrise se Mbrojtjes sipas kerkeses dhe objektivit para partnerenve te NATO-s. Pavarsisht se buxheti i spitalit te traumes eshte pjese e Ministrise se Mbrojtjes ne nje forme ai i kalon shoqerise shqiptare si sherbim.
Z.Kryemister, Ju lutem i ktheni nderin e dikurshem SPITALIT USHTARAK!Mjaft me keta qe dhe firmat e nje peticioni “serioz” i kane zhgarravina!?Fshati qe duket nuk do kallauz.Faleminderit.
te gjitha shkrimet e mesiperme me kujtojne fjalet e enver hoxhes rametliut per mjekesine.o popull.harrojeni se do kete shendetesi si ne kohen e enverit.jemi ne kapitalizem.fakti qe ka spitale private ne treg atehere dhe mjekesia eshte nje biznes dhe shume fitimprures.mjeket i kemi te atij niveli qe na takon,ashtu sic kemi dhe politikanet qe na drejtojne perdite drejt humneres,na vjedhin,na shkaterojne te ardhmen dhe nuk duan tja dine fare.sa per mjeket e spitalit ushtarak duhet ti falenderojme dhe ti mbeshtesim.mjek te keq nuk ka.ka te afte dhe te papafte.njesoj me politikanet.
Po ju perseri do te vidhni, hjduter me thase jeni te gjithe nga i pari tek i fundit. Ku i moret shtepite nga 2 e nga 3, po makinat nga me luksozet, po shetitjet jashte shtetit e brenda. Ju duheni rras ne hapsane te gjithe, po nuk ka kush e ben kete pune.
Spitali me mjeket dhe infermieret me te korruptur ne bote, keta duhet te pushohen teresisht dhe t’u hiqet e drejta ta punojne ne c’do cep te territorit shqiptare. As edhe nje gjelper nuk behet ne spital pa pare. Me mire te mbyllet fare!
“8 shtatori”, sipas mendimit tend sa duhet ta kene rrogen mjeket! E se sot kane rrogen e vogel dhe vjedhin ma shpjego se si te pasurit bejne gjitheshka per tu pasuruar me tej. Se rrisim rrogat e vjedhin, çfare tre bejme?
Megjithate eshte mentaliteti i injorances shqiptare qe se ke rrogen e vogel duhet te vjedhesh, rrogat ne nje shtet duhen te jene te tilla qe i jep mundesine qe te gjithe te jetojne, qe rroga te motivoje pune me rendiment e cilesi, te motivoje punen e ndershme dhe jo vjedhjen. Se mjeku kerkon rroge te madhe, se polici kerkon rroge te madhe se ushtaraku kerkon rroge te madhe, se mesuesi kerkon rroge te madhe, atehere Ai qe punon do te thote zoteri, “nuk kam nevoje per mjek sepse nuk dua te vdes per buk, se vdes nuk kam nevoje per mjek,” atehere ai qe punon do te thote, “nuk kam nevoje per polic, sepse polici me kushton jeten, keshtu me mire blej nje arme se sa mbaj polici” e keshtu mund ta mbyllim se qytetari nuk ka nevoje per shtet dhe as kombi nuk ka nevoje per shtet qe e rrjep. Mjeket duhet te punojne me rroge ose edhe pa rroge fare njelloj si te paguhen miliona.
se mbase se kuptova mire po te kjo lista e mjekeve qe kane firmosur peticionin sa HODO jane . Duket si ndermarrje familjare