"Gjoba 10 milion lekë për moshlëshim të kuponit, e paarsyeshme"

7 Shtator 2015, 16:00Ekonomia TEMA

Profesor Sotiraq Dhamo, një nga ekspertët më të njohur të taksave në vend, thotë se gjoba prej 10 milionë lekë për moshlëshim të kuponit tatimor është e paarsyeshme dhe nuk e ndihmon luftën ndaj evazionit.

“Gjoba nuk ka qëllim që të shkatërrojë, por të parandalojë dhe të jetë e mundshme të paguhet. Se mund të përballemi me situatën që të vendoset gjoba dhe nuk mund të paguhet. Po të llogarisim këtu që shumica e bizneseve në vend janë deri në 8 mln lekë qarkullim, nëse vendoset një gjobë prej 10 mln lekë të reja, edhe po të dojë biznesmeni nuk e paguan dot. Pra, gjobat duhet të kenë një kuptim për t’u vendosur dhe jo për të trembur”, thotë Dhamo.

Ndërsa Luan Bregasi i Biznes Albania mbështet ashpërsimin e masave ndëshkuse ndaj evazionit.

Por, sipas tij, ato nuk duhet të jenë të palogjikshme.

“Nëse deri tani një gjobë ishte dyfishi i faturës që bëhej evazion nga biznesi, le të fuqizohet deri në dy, tre apo në katërfish. Por të mos jetë fikse sepse sikurse taksat e larta që prodhojnë evazion, edhe gjobat e larta provokojnë korrupsion tek ata që do administrojnë sistemin e gjobave”, thotë Bregasi.

Një projektligj i ri që amendon ligjin ekzistues të procedurave tatimore parashikon gjobitjen me 10 milionë lekë të bizneseve me qarkullim më të madh se 8 milionë lekë në vit, nëse nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Paralelisht ai parashikon të njëtën masë gjobe për bizneset të cilat nuk kanë kasa fiskale të rregullta. Drafti, i cili është ende në fazë fillestare, u është shpërndare ministrive përgjegjëse për komente.

Kryeminsitri Edi Rama kishte paralajmëruar më parë ashpërsimin e masave kundër informalitetit, një pjesë e të cilave duket se janë materializuar në draftin e ri të procedurave tatimore. / TCH

15 komente në ““Gjoba 10 milion lekë për moshlëshim të kuponit, e paarsyeshme””

  1. ??? says:

    Ketu ne UK po more nje punetor pa letra te vene £250.000-500.000 gjobe, ndersa po te luash me taksat ta shqyejne deren pa mandat gjykate dhe 10vjet burg I ke te sigurta. Ore professor, shteti me dhune mbahet se po te ishte me te mira ishte dhjere bota.

    1. roberto says:

      Ore Spiridhon Dhimi!
      Gjoba 10 milion te shtohet akoma dhe per kete te pergjigjen hajdutet deri ne nje!
      I ka apo nuk i ka leket ky hajdut nuk ka vlere!
      T’i sekuestrohet malli,pasuria si shtepi,makina etj dhe ne funfd t’i konvertohen ne dite BURGU!!!
      Frike nga keto masa ka vetem HAJDUTI,ndersa te tjeret as qe duan t’ia dine fare!!!

  2. beni says:

    10 meleon eshte pak,
    ti mbyllet bizesi perfundimisht
    e dini ju sa kan fituar tregtaret ne keto vite?

  3. artan fuga says:

    Po pse gruas se deputeti Dash Peza,mikut te Edi Rames i vune gjobe vetem 500000 ????

  4. Toni says:

    Pra profesori ka te drejte. Leshoni kuponin se se paguani dot

  5. Denissi says:

    Do vije koha qe Edi Ramen dhe qeverine qe ai udheheq do e falenderojme per keto ce po bene,,,,,po shqiptaret duhet te mendojne per kalamajte e tyre qe ta kene te ardhmen me te ndritur e jo sot per sot,,,,,shpresoj qe te funksionoje ligji taman ne Shqiperi,,,,dhe shqiptaret te mesohen nje here e mire qe kur te dalin nga shtepia mos te ju shkoje mendja vetem te beje prapesi,,,,,Sali kafshes i vie inat qe nuk mundi te beje asgje ne kete drejtim dhe tash si idiot pellet si gomar,,,,gjithsesi gomari kur eshte duke ngordhur i ka shqelmat me te rende,,,duhet duru edhe pakk sa te ngordh,,,,

    1. sit back .....and.. relaks--->>>> says:

      femijet e shqiptareve do jene me fat te ndritur vetem nqs lindin jashte shqiperise, ne perendim ose ne usa, ne shqiperi do kene fat muti si baballaret dhe gjysherit e tyre

  6. Ledio says:

    Sotiraq “tmerri i Ekonomikut” ose experti me i mire ne fushen e taxave: mbaj mend qe i ngelje studentet edhe nuk u jepje provimin edhe nqs u duhej te perseritnin vitin me ato testet e tua te destinuara per ti ngelur…. Keshtu eshte edhe puna e shtetit. Shteti nuk eshte edukatori qe duhet tu mesoj njerezeve qe duhet te paguajne taxat, parkojne makinen ne rregull apo te rrespektojne ligjet. Shteti krijon ligje dhe vendos gjoba apo masa te tjera adminstrative , qe ne nje forme apo ne nje tjeter e detyrojne qytetarin qe ti rrespektoje. Dmth me pake fjale gjobat jane mase ndershkuese e jo per te mbushur vrymat e buxhetit. Dhe heres tjeter krijoj testet per te testuar njohurit e studenteve me ate qe quhet ” nivel i mjaftueshem” , jo me bagazhin tend prej ” intelektuali”.

  7. eli-tiv says:

    …..kuponi ..jepet nga shitesi dhe merret nga bleresi……nuk thuhet “leshohet”..???

  8. plaku i mocem says:

    Ketu ku banoj une, ne se nuk jep kuponin tatimor,mbyllet i tere bisnesi dhe shkon ne burg.Kamerat survejojne 24 ne 24 ore,ne 7 dite te javes,kush hyn e del ne local,kush paguan ne arke.Nuk ka fare nevoje per kontrollore,jane kamerat qe nuk ke nga leviz.I zoti i bisnesit eshte ai i interesuar me teper per prerjen e kuponit tatimor.Pike.

  9. Sali Qeni qeni i qenit says:

    “Plaku i moçem” ketu ku jetoj Une askush nuk te kontrollon. Duhet te jesh i bute i urte te paguash rregullisht edhe te besh evazion rregullisht. Kur te vijne gjoba mos e diskuto por shko e paguaj e mjaft mbyllet edhe historia te harroje e nuk te kujtone per dhjetra vjet. Se taksat e tatimet kane leshuar ndonje urdher-ekzekutimi shko nga ata, qaj e bej te varferin se je duke vdekur per buk e ata gjejne menyra per te lehtesuar e te zgjasin kohen e pagesave pa asnje problem. Kujdes! mos nis para per te korruptuar se te arrestojne menjehere, Kujdes, mos e ngrij zerin dhe mos te shkoje mendja per te kercenuar, se pa kthyer koken te arrestojne.
    Une besoj se gjoba qe kane vene eshte shume e drejte, edhe se nuk ka nevoje per profesorllek per te kuptuar se eshte gabim. Une mendoj se shkelesi duhet te futet ne burg, dhe shteti te ndertoje burgje edhe per qytetare te tjere, sa per familjaret e shkelesit te behen pasterma per nenepunesit dhe politikanet e shtetit shqiptar. Une mendoj se ligjet duhen respektuar edhe se njerzit te vdesin ligji eshte ligj. Une mendoj perpara ligji me pas buk, jane gjera te rendesishme keto.
    Se do te isha Une KM me dhjete ligje te theshta ne nje vit askush nuk ben evazion fiskal asnje nenepunes nuk guzon te marre rryshfet, asnje polic nuk mund te ndaloje pa arsye dhe nuk mund te beje pyetje qe nuk i ka te shkruajtura ne urdher-kontroll. Problemi eshte i thjesht duhet te dish te besh shtet, duhet te dish te arganizosh shtet ne te gjitha kushtet e rrethanat e sfavorshme, duhet te dish te drejtosh makinen-shtet megjithese asnje KM shqiptar nuk kane patente drejtim mjeti, e si do te drejtojne shtet! etj etj etj

  10. lefter says:

    Sotiraq Dhamo profesor! dhe shprehet keshtu! Vajmedet Shqiperi. Po te kapi kontrolli pa bilete ne tram, autobuz apo metro, ose dhe pa shkeluar abonene te jep gjobe 107 euro ne vend. Bileta ben 2 euro, pra 53 fishin. Po nuk e pagove brenda dates se caktuar ne faturen qe te vjen ne shtepi, dyfishohet ne 214 euro, e keshtu me radhe. Profesor , mos i meso keq nxenesit se do behen si ti. Mora kete shembull te thjeshte, konkret, po deshe profesor, pyet se si jetohet ne Europen qe kerkon dhe ti ti shpiesh shqiptaret. Se ketu ne fund te sekuestrojne dhe shtepine, pa vendim gjykate dhe po nuk ishe ne shtepi te shqyejne deren, marrin gjithe plaçken dhe nuk ke te drejte futesh brenda se shkon pas hekurave. profesor, keshtu mbahet shteti dhe demokracia ne kapitalizem, s’ka keqardhje per shkelje ligji. Jane organe te tjera ato qe te ndihmojne ne rast nevoje. Eshte per tu çuditur me keta profesore shqiptare ne te gjitha fushat qe jane kunder ketyre ligjeve qe bota mbahet ne kembe. Vetem keshtu s’luan dot, pastaj ke rregull, qetesi, sherbim, pune etj.

  11. ELI says:

    KETA DUAN TE PUSHKATOJNE NJEREZIT PER NJE KUPON MESADUKET…. E TEMERRSHME E PALLOGJIKSHME….ESHTE BERE TANI TE THUASH QE ME MIRE MOS KESH BIZNES, SESA TE KESH

  12. eli says:

    tani na rezulton qe me mire mos kesh biznes sesa te kesh…e temerrshme dhe e pa llogjikshme eshte vlera e gjobave. me mire te vendoset termi ‘pushkatojme’ njrezit per nje kupon.

  13. ILIRIA says:

    Ndaj Bisnesit te Madh mire eshte te ashperohen gjobat por me llogjike dmth per cdo shkelje ligji te jene te sanksionuara qe per 1 punetor te pa rregjistruar gjoba te jete 3 fish apo 5 fish i pageses normale te punonjesit ose per mos leshim te TVSH gjoba te jete 10 fish i vleres reale te mallit ne trege dhe sekuestrim te atij malli dhe vleresim te mallit sepse faturat e TVSH i bejne fiktive dhe me gjysem cmimi dhe i ngelet dobici ne dere Bisnesit te Vogel sepse edhe e ndihmon qe te mos kaloje xhiron 2 milion apo 8 milion qe ska mundesi ku te ankohet se duan qe te mbajne me buke familjen dhe duhet te rritet limiti i xhiros nga 8 milion ne 20 milion te reja qe bisneset te mos hapin nga 3apo 4 NIPTE per te manovruar nga efekti i xhiros dhe te ulen tatimet qe te kene mundesi pagese te gjithe duke u regjistruar te gjithe 100%. Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje