Një çift në Mançester të Anglisë kishte bërë një plan që brenda tre vitesh të blinin një shtëpi dhe të martoheshin.
Por, ata u detyruan ta braktisin këtë plan dhe të martohen brenda tre muajsh, pasi dhëndri u diagnostikua me kancer dhe nuk ka shumë kohë në dispozicion.
Laura dhe Steven Monks u martuan të premten, në një cremoni që ishte paguar nga donator të panjohur.
Ata kërkuan ndihmë financiare për t’u martuar dhe gjetën një mbështetje të madhe, pasi iu paguan çdo shpenzim për dasmën, duke nisur nga veshjet, deri tek hoteli ku u zhvillua dasma.
Dy 35-vjeçarët u fejuan në vitin 2013, vetëm pak muaj pasi sollën në jetë vajzën e tyre.
Ata njihen prej 10 vitesh.
Historia e tyre ka prekur shumë njerëz.
ueeee vertet shume prekese
http://bit.do/Propozimet-me-te-bukura
Shume prekese. Sa ka te beje nje shoqeri e emancipuar. Ketu tek ne po e moren vesh nje gje te tille te bejne dalje menjehere.(natyrisht ka perjashtime).
Kjo eshte dashuri prej verteti!
Jo si ajo e tipit “sa ke lek e shendet je burre/grua e mire, po te iken mirupafshim e gezohem qe u njohem”