3 vite burg për Vladimir Gjutën, organizatori i eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri

16 Shtator 2015, 16:22Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vite burg për Vladimir Gjutën, për akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë. Pretenca është dhënë sot, ndërsa seanca u shty pasi mungonte avokati mbrojtës i tij.

Gjuta akuzohet nga policia si kreu i grupit prej 7 personash, ndërsa nipi i tij Baftjar Bruka, 24 vjeç ishte krahu i djathtë i Gjutës. 35-vjeçari nga Kukësi akuzohet për “Vepra me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në lidhje me këtë ngjarja vazhdojnë të qëndrojnë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta. Të akuzuarve u faturohet edhe shpërthimi në banesën e zyrtarit të Policisë së Korçës, Alfred Nomani.

3 komente në “3 vite burg për Vladimir Gjutën, organizatori i eksplozivit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Për ktë cub
    E halabak
    3 vjet burg
    Janë shum pak!!
    *
    E mbron baca
    Prej Vicidoli
    Ndaj shpërthen
    Kudo tritoli.
    *

  2. shvejk says:

    Shume ulet e mban pazarin prokuroria per vepra terroriste.

  3. Shtet V.K. says:

    Shtet vari k..in… Ne nje shtet tjeter ky do kishte ngrene t egjatin per minimalja nja 25 vjet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje