Gjok Cali: Vëllai i Armando Prengës hyri në polici me pistoletë në dorë për të më vrarë, policët u fshehën

17 Shtator 2015, 10:35Kronika TEMA

Gjok Cali, një nga vëllezërit e përfshirë në konflikt me deputetin Armando Prenga, thotë se vëllai i këtij të fundit, Eduard Prenga, ka hyrë me pistoletë në polici, kur ai kishte shkuar për të bërë denoncim.

Isha në zyrën e një polici kur në korridor dëgjova Armando Prengën që me pistoletë në dorë kërcënonte se do të më vriste.

I thashë policit nxirre pistoletën se ai do të na vrasë brenda në komisariat.

Polici nuk fliste.

Madje tentova edhe t’ia merrja pistoletën, por ai u largua.

Kur Eduard Prenga hyri në zyrë me pistoletë në dorë mua nuk më pa dhe u largua”, u shpreh Cali në një intervistë për News 24.

Sipas tij, policët ishin fshehur të gjithë kur Armando Prenga dhe njerëzit e tij nisën të qëllonin me automatik e pistoleta dhe lanë të plagosur 5 pjesëtarë të familjes së tij.

Ishin fshehur të gjithë policët.

Doli një polic dhe kemi ngarkuar Nikollën në makinën e policisë.

Vëllain tim të plagosur e ngarkuam në makinën time dhe i dërguam në polici.

Armando Prenga ishte në cep të spitalit. Qëlluan me breshëri para spitalit”, tha Gjok Cali.

Ai tregoi edhe versionin e tij për nisjen e konfliktit në Patok.

Ishte me makinë në Patok dhe unë i bëra shenjë me drita.

Armando Prenga u ndalua, doli nga makina dhe më ka goditur me pistoletë në kokë.

Më ka gjuajtur edhe një herë më pas.

Pritëm policinë, nuk erdhën. Më pas më njoftuan nipat e mi se në lokal kishin ardhur tre makina dhe kishin thyer lokalin”.

Vëllai i tij, Gjon Cali, i plagosur në konflikt, hedh dyshime mbi rolin e policisë.

Si ka mundësi të fiken kamerat e policisë pikërisht atë natë” pyet ai?

Ai hedh dyshime të forta se licensa e Lagunës së Patokut, vëllait të Armando Prengës, i ëshë dhënë në mënyrë tërësisht abuzive.

Ne licensën e kemi marrë vitin ’91, në qeverinë teknike të Vilson Ahmetit. Në 2015 do të bëhej një tender abuziv. Tenderi duhej bërë me elektronikë, e thotë rregullorja.

E dyta firma (e Eduard Prengës) u themelua pa pasur asnjë lloj historiku e eksperience në fushën e peshkimit”, shprehet Gjon Cali.

3 komente në “Gjok Cali: Vëllai i Armando Prengës hyri në polici me pistoletë në dorë për të më vrarë, policët u fshehën”

  1. Dean says:

    Mire vllai I Armando Prenges,po ti o Ditzi c’a pislliku ke bo,se edhe ti s’je pa faj?
    Mos na luj virgjereshen,or trim!

    1. Pjeter Mustakuqi says:

      Pune malokesh te pabese. Kurbinasi C plagosi Kurbinasin A, dhe historia vazhdon me vrasje, gjakmarrje, djegje shtepije…
      Calaj ka bere te njeten gje 25 vjet , se e mbronte Berisha.

  2. Lezha 100 says:

    Po dean bythqiri ky ka mrojte te drejten e vet po Italianet qa I banen ketyre prengajve qe vjdhshin shpijat e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje