Policia italiane flet për drogë dhe hetime të nisura që në 2012-ën, por Basha ia faturon Tahirit

17 Shtator 2015, 17:45Politika TEMA

Lulzim Basha ka postuar në faqen e tij në Facebook, linkun e mediave italiane për një megaoperacion kundër drogës që vinte nga Shqipëria ku janë arrestuar 15 persona.

Vet kreu i PD-së e adreson këtë gjithë trafikun e narkotikëve tek qeveria e tanishme dhe fajëson Ramën e Tahirin, por nuk e ka lexuar lajmin e plotë, ku thuhet se hetimet kanë nisur qysh në vitin 2012, kohë kur në qeveri ishte PD-ja dhe madje ka pasur edhe 19 trafikantë të arrestuar, ndërsa vlera e drogës së sekuestruar në 2012-ën ka qenë 70 milionë euro ndërsa sasia 3.500 kile sipas këtij shkrimi,  të cilit i referohet Basha.   “Gli accertamenti sono cominciati nel 2012 e hanno portato all’arresto, in flagranza di reato, di 19 trafficanti.  E al sequestro di 3.500 chili di droga. Che, agli attuali prezzi di vendita, avrebbero fruttato 70 milioni di euro” , ” Verifikimet kanë nisur në vitin 2012 ku janë arrestuar në flagrancë 19 persona dhe është sekuestruar 3.500 kg drogë, e cila nëse do të shitej me çmimin e tanishëm kap vlerën e 70 milionë eurove”,   citon media italiane, linkun e së cilës e ka postuar Basha në Facebook.

Por duket se kryetari  i opozites sheh dhe flet vetëm për atë që ka dëshirë të komunikojë politikisht, “nje skandal nga qeveria e deshtimeve dhe mashtrimeve”. 

2 komente në “Policia italiane flet për drogë dhe hetime të nisura që në 2012-ën, por Basha ia faturon Tahirit”

  1. si do qe te jete ,ai eshte treguar nji trap,kur me dashje apo pa dashje ,zhulin e vehtes se tij ,ja faturon padrejtesishte qeverise aktuale !

    ketu traplliku i tij duket i dyfishte,,,,,se mos eshte hera e pare…..

  2. Alo says:

    Ky eshte me idiot se trapi I shqupit. …harron Populli kollaj ket fare muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje