FOTOT/ Përdhunime të panumërta, sakatime dhe zhdukje! Brenda qytetit të frikshëm që urren femrat

21 Shtator 2015, 18:43Politika TEMA
FOTOT/ Përdhunime të panumërta, sakatime dhe zhdukje! Brenda

Rajoni i Guerreros në Meksikë njihet në botë për shkak të resortit të Akapulkos, një ndër më luksozët.

Por gjithashtu ai njihet edhe për një fakt tronditës: urrejtjen ndaj femrave.

Femra të sakatuara, të përdhunuara dhe qindra të zhdukura numërohen çdo vit në të.

Vetëm vitin e shkuar janë zhdukur më shumë se 600 femra.

1249 femra të tjera janë përdhunuar vetëm vitin që lamë pas.

6 femra vriten çdo ditë në Meksikë, raportojnë grupet për të drejtat e femrave.

Nuk dihet nga buron gjithë kjo urrejtje për to, por femrat janë padyshim qeniet që urrehen më shumë në këtë zonë.

“Nëna ime u gjet në një kanal me kokë të prerë. Policia nuk mundi ta identifikonte por unë e njoha nga një shenjë që ajo kishte që në lindje”, rrëfen mes lotësh Aide Nava, vajza e njërës prej qindra viktimave.

Policia thotë se femrat janë objektiv i përditshëm i karteleve në Meksikë.

Por problem ngelet edhe hetimi.

Për shkak të pafuqisë së policisë as çereku i vrasjeve nuk hetohet plotësisht.

Vetëm në vitin 2013 u vranë 3892 femra në gjithë Meksikën por as një mijë prej tyre nuk u hetuan.

14 femra në 100 mijë vriten çdo ditë në rajonin e Guerreros, katërfishi i mesatares shtetërore.

Një shifër e frikshme që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Shoqatat e ndryshme civile drejtojnë gishtin nga shteti i cili mbledh supet.

Ato besojnë se shumë prej femrave vriten nga trafikantët e qenieve njerëzore të cilët shesin organet në tregun e zi ose shesin vajzat e reja për skllave seksi.

E ndërsa hetimet policore ecin me hapa gjithmonë e më të ngadalta për të shkuar në moszgjidhje të vrasjeve misterioze, statistikat e vrasjeve dhe përdhunimeve rriten frikshëm./a.l

 

 

10 komente në “FOTOT/ Përdhunime të panumërta, sakatime dhe zhdukje! Brenda qytetit të frikshëm që urren femrat”

  1. albani says:

    Kafsheri te kryera nga kafshe ndaj njerezve.
    Duhet te zhduken kafshet vrasese.

  2. real says:

    ISIS … ?? E shikoni qe kafsheria nuk njeh fe….

    1. ed says:

      o mazllem

      vetem mazllemet vrasin ne emer te fese dhe zotit.

      gjithe kriminelet e tjere jane gjithmone me te ndershem se ju!!!!!!

      1. Mbreti says:

        Pune islamikesh!!!???? Per mua kjo esht pune Evgjitesh!!!! A qe arab,Grek,apo Meksikan,apo Taleban,apo Serb!!!! Evgjitet skan fee!!!!!! As Zot !! Sa ka Janullatosi edhe Milosheviqi!!! Aq ka Mullah Omari me ISIS et, mjekrre janulla mjekrre mullahet e ISIST,Mjekrre Irinejet e Serbis!!!

        1. babo says:

          Amerika vret tere lezet me Drone dhe Bomba Atomike … ca thu ti mer dak … jane me kulture andej.

  3. shqiptari says:

    q… jeten, keta qenkan vellezerit e ISIS nga kontinenti amarikan. Brazili dhe Meksika, dy vatra ku llumi njerezor shumohet si virusi

  4. G says:

    Meksika duhet zhdukur e tera!

    1. Cubi says:

      Dhe Shqiperia eshte bere si Meksika per drogen keto kohet e fundit nga kanabistet se ju krenaristet thjesht jeni ” krenare “.

  5. Kunder says:

    Ca nuk pret nga sunitet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje