Tirana feston ditën pa makina, kryebashkiaku Veliaj: Në zonën e qendrës së Tiranës, ajri 4 herë më i pastër se në një ditë normale

22 Shtator 2015, 18:06Sociale TEMA

Qendra e Tiranës sot ka qenë katër herë më pak e ndotur se në një ditë normale, ku qarkullimi i automjeteve është diçka e zakonshme. Ky është suksesi i parë i nismës së Bashkisë së Tiranës “22 shtatori – Tirana pa makina”, ku shumë qytetarë të kryeqytetit i janë bashkuar dhjetra aktiviteteve të organizuara në segmentin nga Hotel Dajti te sheshi Skënderbej. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi të gjithë qytetarët që sot zgjodhën të mos i përdornin makinat e tyre dhe që ndihmuan në oksigjenimin e qendrës së qytetit.

Sot matëm nivelin e ndotjes së ajrit në qendër të Tiranës, i cili ishte 4 herë më i pastër se në një ditë normale. Mjafton vetëm kjo statistikë për të kuptuar se, ashtu si çdo trup i sëmurë që ka nevojë të oksigjenohet, ashtu edhe një qytet i “sëmurë” ka nevojë të oksigjenohet”, u shpreh Veliaj.

Ai bëri të ditur se në Tiranë ka 800 mijë segmente rrugore që përshkohen nga makinat çdo ditë, nga të cilat 400 mijë janë më pak se 1 kilometër. Sipas tij, nëse secili prej nesh, segmentet me më pak se 1 kilometër distancë, do t’i bënte me biçikletë ose në këmbë, trafiku do të ulej me 50%.

Sikur secili prej nesh të mendonte për fëmijët e këtij qyteti sa herë që merr makinën dhe kryen udhëtime të panevojshme, duke prodhuar dioksid karboni apo helme që dëmtojnë mushkëritë e qytetit, apo sa herë kur dikush përballet me situatën e një qyteti ku fëmijët gjithnjë e më shumë problemin kryesor kanë obezitetin dhe faktin se janë të shëndetshëm përtej normave normale, do t’i bënin llogaritë ndryshe”, deklaroi Veliaj.

Bashkia e Tiranës është një ndër bashkitë e shumë qyteteve në botë që i’u bashkuan Ditës Ndërkombëtare pa Makina, duke ndaluar lëvizjen e makinave në qendër të qytetit. “Jam shumë i ndërgjegjshëm që qyteti që gjetëm përpara 60 ditësh nuk është një qytet ideal as për parkimin, as për biçikletat, as për këmbësorët, as për autobusët, as për plehrat. Nga diku duhet t’ia fillojmë, ndaj kemi vendosur që çdo ditë të bëjmë nga një ndryshim edhe në infrastrukturë, por edhe në kulturë”, theksoi Veliaj.

Kthimi i Unazës së Vogël të Tiranës në një hapësirë për qytetarët do të jetë një traditë që do të përsëritet nga Bashkia e Tiranës. “Në 17 nëntor, që është dita e çlirimit të Tiranës, do të bëjmë një tjetër çlirim të qytetit nga makinat dhe ndotja. Po përgatitemi që shumë shpesh, qytetit dhe fëmijëve të qytetit tonë, t’u falim pronën më të rëndësishme, që është qendra e qytetit”, tha Veliaj.

Në orët e para të mëngjesit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kurorëzuar dashurinë e një çifti në sheshin “Skënderbej”. Më pas, kryebashkiaku i’u bashkua aktiviteteve të tjera që u zhvilluan brenda Unazës së Vogël të Tiranës, në të cilën qarkullimi për automjetet ishte i ndaluar. Këtij aktiviteti iu bashkua dhe ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i cili mbërriti me biçikletë në qendrën e festimeve të ditës pa makina, ku u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj dhe Lu iu bashkuan aktiviteteve të garës së fëmijëve me biçikleta, hapësirës së kampingut me çadra dhe provuan emocionet e ngritjes së parashutave.

8 komente në “Tirana feston ditën pa makina, kryebashkiaku Veliaj: Në zonën e qendrës së Tiranës, ajri 4 herë më i pastër se në një ditë normale”

  1. sit..back..and relaks →→→ says:

    lumsi ne, vetem per kllouna nuk vuajm. kemi vete po na sjellin dhe nga jashte.

    1. erty says:

      po mer shok po 4 here me e pster qendra 10 here me te ndotura rruget e tjera

  2. idiotet e Ripjelljes says:

    Kokrra e inferiorit! Merr edhe nje ambasador te huaj qe ta kete si mbeshtetje ndaj pasigurise qe ka ne ate qe ben. Kurse ju servilet e Tema e quani “sukses” kete fasade. Pyeteni ambasadorin Lu nese guxon kush te beje marrezira te tilla ne New York apo Washington ne dite jave? Dhe ku Amerika apo Perendimi e ku ne qe mundohemi t’i kopjojme ne ceshtje simbolike te parendesishme por ne ato kryesoret jemi akoma ne Epoken e Erret.

  3. 0nyx says:

    Mu desh sot te shkoja nga myslym shyri per ne porcelan me makine. 3 ore e gjysem ne trafik mor te qifsha buçen qe e nderpret qarkullimin e makinave ne dite jave kur kemi pune ne vend qe ta nderpresesh dite shtune ose diele

  4. Tarrasi says:

    Hajde Fiiiiqqqqqq, Haje QqqqqiiiiFFF

    Sa keq qe mbarruan shpejt fiqtë sivjet
    ja kishim fut nje t’shitme mu ne mes te bulevardit

    Hajde Fiiiiqqqqqq, Haje QqqqqiiiiFFF

  5. Mandi says:

    Jonka sikur te na ndihmoje edhe ti ne me linja autobusi te cilat kane orare fikse te mberritjes ne stacion dhe po keshtu edhe ne destinacion. Asnje nga ne sdo te perdorte makinen. Ju siguroj qe sot kishte me shume makina se dje por vetem se ishin te kufizuara ne levizjen ne qender. Keshtu qe nuk ja ke arritur qellimit. Qe te marresh duhet qe me pare te japesh o krietar.

  6. aleko says:

    Idjot i ripjelljes qenke vertet idjot qe se paske shokun.Si mund te perbuzesh nje veprim te tille qe synon te pastroje qofte edhe per nje moment mushkrite e njerzve sidomos femijeve nga bloza kanceroza qe qarkullon ne kete qytet qe ka ndotjen me te larte ne Evrope?..Mesiguri qe duhet te jeshte nga ata qe as ja ke idene fare se cfare thith me mushkrine tende per te siguruar ate qe quhet jete…zotri…

    1. idiotet e Ripjelljes says:

      @aleko

      Nuk rregullohen mushkerite me nje dite o idiot i ripjelljes!!!! Po ata qindra qe ngelen ne trafik, si i behet qe mushkerite e tyre thithen 3 here me shume tymra sot se normalisht??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje