Avokati i Popullit: Të shpallet niveli i minimumit jetik për shqiptarët

25 Shtator 2015, 15:10Sociale TEMA

Institucioni i Avokatit të Popullit kërkon nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë informacione lidhur me hapat e ndërmarrë për shpalljen e nivelit minimal të standardit të jetesës në Shqipëri. Ky standard konsiderohet si mjaft i rëndësishëm, nga ana e Avokatit të Popullit, pasi mbi bazë të tij përllogariten pagat, pensionet, pagesa e ndihmës ekonomike, si dhe përfitimet e tjera sociale për të gjithë kategoritë dhe shtresat në nevojë. Në Shqipëri nuk ka ende një minimum jetik, të shpallur zyrtarisht. Një gjë e tillë ngre pikëpyetje mbi mundësitë e mbijetesës për shumë familje  dhe persona, fati i të cilëve varet nga pagesat e ndihmës ekonomike, të paaftësisë etj.

Në shkresën me dt. 25.09.2015 drejtuar ministrit Blendi Klosi thuhet se:

“Pranë institucionit të Avokatit të Popullit, sindikata dhe organizma të tjera joqeveritare kanë bërë në vite kërkesa të vazhdueshme për të shpallur zyrtarisht minimumin jetik. Duke qenë se minimumi jetik, nuk është vetëm një tregues që lidhet me nevojat që ka njeriu për të siguruar mbijetesën në kushtet aktuale, por bazuar në të, përcaktohen edhe nivelet e përfitimeve në skemat e mbrojtjes shoqërore, i jemi drejtuar me rekomandimin Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku kemi propozuar ngritjen e një grupi pune për studimin dhe përcaktimin e nivelit minimal të standartit të jetesës në Shqipëri.

Në përgjigje të qëndrimit të mbajtur ndaj këtij rekomandimi, jemi vënë në  dijeni, se nga Kryeministria ju është dërguar shkresa nr. 2386 datë 16.06.2014, ku është kërkuar… ‘’Organizimi i punës për ngritjen e një grupi pune, me drejtues dhe ekspertë, të cilët pasi të kenë studiuar gjendjen në vend, të japin rekomandime konkrete për mënyrën dhe procedurat që duhet të ndiqen për të përcaktuar nivelin minimal të standartit të jetesës në Shqipëri. Rekomandimet e grupit të punës do t’i përcillen Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, i cili në ushtrim të funksioneve të tij, të ndërmarrë hapat konkretë për inicimin e akteve përkatëse për përcaktimin e minimumit jetik në Shqipëri”.

Pas marrjes së kësaj përgjigjeje, iu drejtuam Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë nëse është ngritur grupi i punës për studimin dhe përcaktimin e nivelit minimal të standartit të jetesës në Shqipëri. Me shkresën nr. 474/2 datë 09.03.2015, jemi informuar si më poshtë:

MMRS dhe strukturat e saj, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët socialë, është informuar në vazhdimësi me kërkesën e tyre për të studiuar dhe përcaktuar nivelin e minimumit jetik në Shqipëri, si një tregues përcaktues të nivelit ekonomik e shoqëror të popullsisë shqiptare. Aktualisht, janë marrë në shqyrtim dhe po vlerësohen kërkesat dhe propozimet e sindikatave dhe grupeve të ndryshme të interesit, duke i ballafaquar me përvojat dhe studimet bashkëkohore që ndiqen në përgjithësi për këto procese studimore. MMSR shpreh interesin dhe gatishmërinë për fillimin e procesit të studimit dhe shpalljes së nivelit minimal të standartit të jetesës në Shqipëri.”

Sa më lart, kërkojmë të na dërgoni një informacion lidhur me vijimësinë e ndjekjes së këtij proçesi dhe hapat e ndërrmarrë nga ana juaj.

Këtë kërkesë e bazojmë në nenin 63/4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që përcakton se: “Organet dhe funksionarët  publikë janë  të detyruar t’i paraqesin Avokatit të Popullit të gjitha dokumentat dhe informacionet e kërkuara prej tij”, si dhe në nenin 19/b të Ligjit Nr.8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, që përcakton se: “Avokati i Popullit kë të drejtë të kërkojë shpjegime nga çdo organ i administratës qëndrore dhe vendore, si dhe të marrë çdo dosje apo material që ka lidhje me hetimin”.

 

2 komente në “Avokati i Popullit: Të shpallet niveli i minimumit jetik për shqiptarët”

  1. qazimi says:

    Eh,more Avokati i Popullit sa vone je kujtuar per vte folur per MINIMUMIN JETIK!!!
    Une si qytetar i ketrij vendi e kam komentuar me DHJETRA here neper faqet on line te gazetave,ndersa zotrote pasi bere 3-4 vjet ne detyre,u KUJTOVE TE BEJE DETYREN!!!
    Per mua institucuini i AVOKATIT TE POPULLIT eshte nje FORMALITET PA VLERE qe i duhet KAPITALIZMIT per te propadanduar dhe MASHTRUAR njerezit se ja,”SHTETI KA CAKTUAR AVOKAT PER JU”!!!
    Dengla sume!!!
    Pse nuk ndihet ky AVOKAT,qe shteti per 25 vjet me radhe NUK KA ZBATUAR KUSHTETUTEN DHE LIGJET E VETA duke na MOHUAR TE DREJTAT TONA SI ISH USHTARAKE per pensione te PARAKOHESHME DHE PLEQERIE???
    A e di ky AVOKAT se STATUSI I USHTARAKUT jo vetem nuk eshte zbatuar ASNJE DITE per 20 vjet,por eshte ndryshuar disa here duke shkelur PARIMIN E SIGURISE JURIDIKE vetem per te mos na dhene maseen e caktuar ligjerisht per pension???
    Pse nuk ndihet ky AVOKAT kur vete Gjykata Kushtetuese nuk kerkon te zbatohet Vendimi i saj nr.33/2010 ne favor te ushtarakeve nga qeverite fashiste ANTI NJEREZORE???
    Pse nuk ndihet ky AVOKAT,qe t’i thote qeverise mashtruese RAMA,qe ka 2 vjet e NUK SHFUQIZON LIGJET ANTI KUSHTETUESE TE SALI BERISHES per pensionet e ish ushtarakeve???
    Pse nuk ndihet ky AVOKAT kur gjykatat kane 20 vjet qe gjykojne ceshtjen e pensioneve tona te pa paguara padrejtesisht,kur disa na japin te drejte,disa jo,disa japin shume e disa japin pak!!!
    Kush e shkakton kete rrumpalle:MAFIA NE PUSHTET,RRUMPALLA LIGJORE APO KORRUPSIONI???
    Pse disave u jepet e drejta ndersa shumices JOOOOOO??
    Mos valle ata qe e fituan te drejten kane PAGUAR NEN DORE apo ka te beje me PA AFTESINE E GJYQTAREVE!!!
    Merru me keto probleme,AVOKAT I POPULLIT, qe jane me shume se MINIMUMI JETIK!!!
    Kur shkruaje ne gaqzeta dikiur,ishje me NJEREZOR,ndersa tani po luan edhe ti si politikan!!!

  2. antoni says:

    Bravo Avokato. Mos digjo komentues si ky siper qe ose skupton gje ose e di fare mire dhe do te zbehi punen e institucionit tuaj. Qazo hidhi nje sy google dhe kerko “Avokati i popullit dhe minimumi jetik” dhe do gjesh cka bere nder vite dhe jo vetem per kete. E pastall llap mor i shkrete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje