Gjashtë vjet më parë ai u arratis nga ajo liri që i jepte politika dhe kërkoi një jetë tjetër në periferi, larg vëmendjes dhe publicitetit.
Regjisori Artan Rama dhe grupi i xhirimit i “Të Paekspozuarit” ka udhëtuar drejt fshatit Zalt, disa kilometra larg Tiranës për të sjellë jetën e Ndre Legisit, pa kostumin e politikanit, por të fermerit në “American Farm”
Ka njerëz të cilët arratisen edhe nga liria që ne fituan në 1990. “Ka njerëz të cilët ikin drejt një lirie tjetër të madhe”, siç thotë Erich Fromm.
“Arratisje nga Liria”
Këto fusha, një pjesë e të cilave, të lëna djerrë, shtrihen jo shumë larg Tiranës. Këtu nuk ka ujë dhe energjia elektrike mungon.
Mbi kodrat përreth, ngrihen shtëpi të pakta dhe qetësinë e luginës,e prish, herë pas here, zhurma e avionëve që ulen diku pranë.
Jemi në Zalt. Ish deputeti Ndre Legisi i cili mbërriti këtu afro gjashtë vjet më parë.
“Në 2009 së bashku me 5 kolegë të tjerë vendosëm të largoheshim nga politika e partisë nga LSI “
I mënjanuar dhe i zhgënjyer nga miqtë e tij më të ngushtë,duke mos e pranuar nënshtrimin, ai fillon betejën me fatin
Ndre Legisi: “Provova të bëhesha avokat, pasi më lidhte shumë si deputet por nuk arrita dot. Isha jashtë të gjitha mundësive për ta kryer këtë profesion. Alternativa e vetme ishte bujqësia , pasi kisha një eksperiencë pune 10 vjet, thotë Legisi
Si një punonjës shkencor, kishte ëndërruar të bëhej veteriner, por politika ia kishte ndërprerë ëndrrën. Dhe tani që lidhjet me të i kishte shkëputur, pasioni u rikthye. Ish politikani, vendosi të shndërrohej në fermer dhe të ndërtonte një fermë
Ndre Legisi: “Duheshin lekë ta bëje, dhe vullnet. Vullnetin e kisha por duheshin lekët. U reklaua një projekt i AZHBR-së që jepte kredi deri në 300 mln lekë të vjetra”
Këtu në Zalt, në këto shtigje me baltë e me ferra, mes zabelëve të egër, do të kërkonteta realizonte idenë e tij Ndre Legisi. Por në këtë truall, me banorë të pakët, vetëm shtatë kilometra larg Tiranës, vështirësitë ishin të mëdha
Ndre Legisi: “Nuk kishte drita. Duhej të sillnim dritat,pastaj duheshin hapur puse se nuk kishte ujë, duheshin hapur rrugë se nuk kishte rrugë. Zona është një pamje shumë e bukur por I largon njerëzit. Megjithatë në atë kohë trishtimi që kisha unë, largimit nga politika, diskutimeve dhe halleve që kisha nuk më bënë përshtypje. E diskutova me djalin që mori përsipër të bënte planin e biznesit. Isha skeptik, pasi pavarësisht nga edukimi, nuk besoja se do ishte I sukseshëm e do fitonte si projekt.
Në jetë, jo të gjithë e kanë mundësinë për një shans të dytë, por kjo, jo për Ndrekën.Ndërsa përballej me vështirësitë e para, një lajm i mirë mbërrin në fshat
Ndre Legisi: “Pasi aplikuam u vlerësuam dhe na u dha kredia. Ishte një moment çlirimi, por dhe entuziazëm i imi, sepse fitoi projekti që bëri im bir. Kjo më rriti pasionin të punoja këtu”
Përmes projektit,ai synonte të transformonte këtë terren të vështirë në një ferme të suksesshme. Por ndoshta, në një mënyrë tjetër, ai filloi të ndryshonte edhe vetë
Ndre Legisi: “Fakti që banka e ndoqi gjithë administrimin e parave më krijoi besimin se në këtë vend mund të marrësh kredi, dhe nëse nuk I përdor të blesh benza, vila por për zhvillimin e biznesit për të cilin ti ke fituar të drejtën të marrësh kredinë them se do kesh sukses”
Por, në terren,situata dukej jo kaq e lehtë! Për banorët autoktonë të zonës, i sapoardhuri shihej me dyshim.
Ndre Legisi: “Ishin paragjykimet e zonës. Çfarë bën ai këtu si politikan. Unë isha në shënjestrën e tyre. Edhe kur punoja isha në shënjestrën e tyre dhe mendonin se unë po shtiresha. Ka ardhur do ikë. Këto tabu ditë pas dite filluan të binin pasi unë isha me tan ë makinë, më shikonin me bidonë e termus në krah. Më shikonin duke shpërndarë djathë. Dhe më pas e kuptuan se ky veprim nuk ishte teatër por realitet”
Në fakt beteja për tokën nuk është vetëm një betejë më ferrat. Sepse sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kanë mbetur të pazhvilluara për shkak të konflikteve mes fshatarëve.
Në fakt beteja për tokën nuk është vetëm një betejë më ferrat. Sepse sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kanë mbetur të pazhvilluara për shkak të konflikteve mes fshatarëve.
Konfliktet për tokat nuk mungojnë edhe këtu. Ndaj ish-deputeti tregohet i kujdesshëm për të shmangur pasojat e këtij ligji famëkeq.
Ndre Legisi: Ligjit 7501 vetëm sa ngatërroi çështjet e pronësisë por nuk I zgjidhi. Vetë m sa I ka konfliktuar dhenuk I bëri me pronë. Unë bëj pjesë në ato 6 deputetë që në 1992 e kam votuar kundra. Pasi votova kundra u shqetësua grupi PS dhe zoti Ruçi më kërkoi llogari. Ata tha që janë për tokat kështu duhet të gjejnë vendin e vet. Të shkojnë në Partinë Republikane po të duan.
U emocionova. Ishte votimi i parë që dilja kundër. Nuk kisha kulturën e Partisë së Punës, pasi nuk kam qenë anëtar i asaj partie. Nuk i dija këto rregulla dhe u bëra keq. Më shpëtoi Pandi Majko, I cili bëri një ndërhyrje. Pusho tha Ballist! Pusho kulak! . Ky ishte kur grupi qeshi (qesh dhe ai) dhe unë shpëtova dhe kapërceva situatën nga kjo përgjegjësi politike që do të mbaja për shkak të votimit kundër.
Konfliktet për tokat nuk mungojnë edhe këtu. Ndaj ish-deputeti tregohet i kujdesshëm për të shmangur pasojat e këtij ligji famëkeq.
Ndre Legisi: Që kur e mora këtë tokë, e mora me bankë. I hapa numër llogarie dhe lekët ia kalova direkt në numrin e tij të llogarisë. Kjo bëri që kur erdhi puan për ta shitur, prona kishte origjinë. Prandaj është shumë e rëndësishme, që seicili të interesohet të paguajë taksat të ketë hipotekën. Asnjë ditë nuk kam qenë informal.
Dhe kështu, në një ditë të zakonshme, gjashtë vjet më parë, Ndre Legisi nis një punë të re. Larg salloneve të politikës dhe shkëlqimit të një jete publike së cilës i përket,ai zgjedh të shkojë në pyll. Për shumë nga miqtë e dikurshëm, ai, është një i harruar. I zhgënjyer nga njerëzit, u kthehet kafshëve.
Ndre Legisi: “E nisa me stallën e vjetër. Mora ca qingja në fillim. Zonën e rrethova me mjete rrethanore. Isha I përkushtuar të hapja tarraca. Mora 30 kokë, ishte mençuri e tim biri që të mos rriskoja shumë. Pasi nëse do funksiononte më vonë do të blinim të tjera.
Transformimi do të përfshinte edhe këtë kodër e cila shumë shpejt do të shndërrohej në një tarracë ullinjsh, e çliruar prej ferrave shumëvjeçare. 120 rrënjëve ekzistuese do t’u shtoheshin edhe 80 të tjera.
Vullneti për të punuar zgjoi një traditë të hershme familjare: pasioni i dikurshëm për bletët u shndërrua në një aset të rëndësishëm për fermën e sapokrijuar. Falë tij, në Zalt u shfaqën kosheret e para që prodhuan mjaltë.
Ndre Legisi: “Ne prodhojmë jo vetëm mjaltë por dhe bletë. I ndajmë i mirëmbajmë I shtojmë dhe I shesim. Komshiu këtu poshtë i ka bletët tek unë dhe sot ka gati sa unë. Shkon në 25 mijë lekë të vjetra një bletë. Është fitimprurëse nuk ka nevojë për shërbim të madh. Gjatë dimrit merrem me këtë punë
Prodhimet në fermë u shtuan. Dhe lista e gjatë e punëve nuk mund të zbatohej “i vetëm”.
Ndre Legisi: “Në ndihmë kam dhe një familje këtu. Deri tani ka qenë një biznes familjar”
Në krye të një ekipi të vogël, Ndre Legisi ndryshoi gjithçka. Hapi rrugën, shpoi tokën dhe nxorri ujin. Një pjesë të pronave të fshatarëve, i mori me qera,i mbolli me jonxhë e misër për të ushqyer dhitë. Ngriti një baxho për prodhimin e djathit dhe oborrin përreth stallës e mbolli me perime. Brenda një kohe të shkurtër, lugina u gjallërua. Derisa një ditë në fermë mbërriti një vizitor i veçantë.
Ndre Legisi: Avokat Ngjela i cili pavarësisht nga kushtet e këqija kur ndodheshim në atë kohë ka qenë një mbështetës dhe frymëzues. Por më tha: Me kaq sa e ke nisur ti zotëri, nuk bën dot prokupi, po nuk e rrite dhe ti japësh dimensione nuk mjafton.
Por ndonëse në përmasa të vogla, bilanci në fermë ishte në rritje. Falë kujdesit e përkushtimit, prodhimet ishin mjaft cilësore. Ndaj suksesi i saj nuk kishte mbetur pa rënë në sy!
Ndre Legisi: Pata disa mundësira për të zmadhuar dimensione e kësaj ferme.
Por shpesh, një mënyrë e re e të menduarit është dimensioni i duhur për një vendimmarrje të drejtë. Pikerisht koncepti i partneritetit me biznesmenë të tjerë do t’i garantonte ish politikanit zgjerimin e fermës.
Ndre Legisi: Falë partneritetit me Maksim Caslin, një biznesmen që kishte një fermë në Lushnje hartuam një plan biznesi dhe nisëm të ndërtonim një fermë më të madhe që kisha unë
Përmes këtij bashkëpunimi mund të sigurohej një sasi më e madhe ushqimi, mund të rritej numri i krerëve të dhive e kështu do të zgjerohej kapaciteti i fermës.
Ndre Legisi: Bujqësia dhe asgjë tjetër nuk bëhet nëse nuk ke një bashkëpunim të sukseshëm. Nëse do të arrijmë të kemi bashkëpunim me investitorë nuk do të zhvillohemi dot. Askush nuk është I zoti që vetëm të rrisë dimensione e një ferme. Falë këtij bashkëpunimi nuk do të arrija kurrë të kisha këtë fermë.
“American Farm” do të pagëzohej inisiativa e re. Falë kësaj ortakërie do të ndërtohej një stallë tjetër, më e madhe dhe moderne. Nevoja për jonxhë e misër do të rriste sipërfaqen e punueshme dhe kërkonte një fuqi punëtore akoma më të madhe në dispozicion. Nga 30 krerë dhi, që kishte në fillim, numri i tyre shkoi, në rreth 700. Bashkë me to u shtua dhe shumellojshmëria e racave.
Ndre Legisi: Dhitë alpine i blemë në Francë. Para nesh atje ka vajtur Gjergj Bojaxhiu, Petrit Ago, Nari i Lundrës.
Por, siç tregon më tej, – ende pa mbërritur mirë në Shqipëri, – një një surprizë e pakëndshme ia fashiti entuziazmin.
Ndre Legisi: Në doganë mësoj që kafshët për therrje nuk paguajnë tvsh, ndërkohë që kafshët për riprodhim paguanin. Dhe 500 kokë dhitë mund të kishin mbetur në doganë nëse partneri im nuk do ishte I gatshëm të likuidonte faturat të cilat nuk ishin pak por 44 milionë lekë
Një shumë kjo, e cila në një rast tjetër, – shpjegon ai,- mund t’i shtohej zërave të investimeve, për të cilat ferma e re kishte nevojë. Kjo taksë e padrejtë, mund t’i rëndojë bizneset e reja dhe shkakton dyshime në premtimet e qeverisë ndaj investimeve në bujqësi, – vazhdon më tej.
Ndre Legisi: Nëse ne do mbetemi pa mbështetje financiare nga ana e qeverisë, gjërat do të vështirësohen shumë, jo vetëm për mua por për cilin do që ka bërë investim mbi fjalën e kryeministrit që çdo investim serioz në bujqësi do të ketë mbështetjen.
Në “American Farm” gjithçka e kanë marrë seriozisht: që nga ushqimi i përzgjedhur, sipas një diete të shëndetshme, e deri te kujdesi ndaj racës.
Për Ndre Legisin, më shumë se e tillë, ferma,është një histori ndryshimi;është një proces transformimi, së pari, se si shohim veten tonë, e së dyti, përmes mënyrës që vështrojmë realitetin, si kërkojmë të na shohin të tjerët.
Gjashtë vjet më parë ai u arratis nga ajo liri që i jepte politika dhe kërkoi një jetë tjetër në periferi, larg vëmendjes dhe publicitetit.
Ai punoi si bujk e fermer për të siguruar ekonominë e familjes, për të siguruar të ardhmen e fëmijëve.
Ai nuk kishte, as toka e as pyje, por ofroi punën, vullnetin e këmbënguljen,për të mos u kthyer kurrë pas; ai kërkoi miq tëtjerë dhe me ta ndërtoi një biznes të suksesshëm. Ndaj sot, ai ka dhe një reflektim
Ndre Legisi: Tani nuk do ti ndërroja me politikanët. Tani jam më i lumtur se jam me Muratin, me Fetiun me këta punëtorët këtu sesa jam ndjerë ngrohtësisht me Edi Ramënn për shkak mënyrës sit ë duan dhe të kundërshtojnë dhe mënyrës si ata të duan dhe mund të ndërtojnë një partneritet .
Këtu në Zalt, në këto kodra të buta, ku ngriti biznesin, ish politikani, zbuloi një realitet të ri. I tërhequr në kopshtin e tij ai kërkon që këtë zgjedhje ta bëjnë dhe të tjerë.
Ndre Legisi: Unë kam një problem me atë pjesë të popullit që gjatë periudhës së komunizmit janë marrë me bujqësi dhe janë larguar nga fshatrat e tyre. Në mënyrë shumë të justifikuar, pasi s’kanë pasur drita, ujë, rrugë kanë ardhur në Tiranë. Njoh shumë agronomë që shesin në trotuare njëri tjetrit, këmisha. Në fakt ata janë agromonë, veterinerë, mund të merren me tokat e tyre dhe të krijojnë të mira materiale nga toka e tyre. E di se ka vështirësitë e veta, e kam provuar vetë. Kam përshtypje se më shumë do fitonin dhe më mirë do ndiheshin nëse do të mbanin dhi në fshat sic mbaj unë ose të punojnë tokën e tyre siç bëj unë, sesa të shesin në trotuar ku dikur policia e Edi Ramës, më vonë e Lul Bashës e tani e Veliajt I gjëmon që t’I largojë nga trotuarët. Populli të kuptojë se politika nuk hahet, hahen produktet bujqësore e blegtorale. E të jetojnë mirë më shumë se të merren me politikë të merren me bujqësi e blegtori sepse ky është zanati i të parëve tanë. Unë nuk e di zanatin e gjyshit të Edi Ramës por di cfarë zanati ka pasur gjyshi im. Nuk është turp të bësh këtë punë, turp është të rrish pa punë apo të pasurohesh pa punuar asnjëherë. Ndihesh më me personalitet. Po të flisja nga pozitat e anëtarit të kryesisë së PS-së që jam formalisht sot, nuk do guxoja të flisja kaq lehtë. Ndihesh më i lehtë. E rëndësishme është shëndeti. Unë edhe sikur të gjithë këtë që ka këtu, me inat e pa inat ta marrë pushteti, unë prapë mbijetoj. Shkoj në një mal tjetër dhe ndërtoj jetën. Nuk ka rëndësi se cfarë janë ata për mua, rëndësi ka kush jam unë për veten time.
Pas një dite të lodhshme,ai ulet në mencën aty pranë me mikun dhe fqinjin e tij. Eshtë një mencë punëtorësh dhe çmimet janë të lira. Por është një ushqimi shijshëm që sigurohet prej fermave të zonës.
Pas pak, urbani i linjës do ta kthejë në qytet. Kostumin e politikanit e ka hequr prej kohësh dhe në sytë e pasagjerëve ai është një njeri i zakonshëm. Gjashtë vjet më parë ai zgjodhi të bëhej njëri prej tyre dhe vetëm tani arriti të kuptojë me të vërtetë,se çdo të thotë të jesh i tillë.
Me fat ky kodosh, U arratis nga liria! Por ama jo shume larg Tiranes iu cfaq nje fat dhe gjeti toke, une kam toke dhe nuk ma japin, ua kane dhene fshatareve. Ky gjeti dhe pare, mua sot e kesaj dite nuk me japin as paret as pronen legjitime. Ka dy lloj shtetasish ne shqiperi. Nje pale qe bejne lloj lloj mutesirash dhe dalin pa lagur. Nje pale qe linden dhe vdiqen te shtypur dhe te lagur deri ne palce nga shiu natyror dhe uji i burgjeve te ngritur nga triumfatoret fshatare-katunare dhe maloke.
Kush te pengon ta fillosh me 5-6 krere dhi o Zaho !-Rendesi ka ta fillosh,pastaj te meson vete puna,por ne s’kemi durim, ne duam shume e te gjitha menjehere .
Pavaresisht skepticizmit te ndonjerit per menyrat e fillimir te ketij biznesi ngaana e Ndre legisit, duhet marre ne konsiderate mesazhi qe jepet. Shqiptaret po i largohen bujqesise e blegtorise dhe, duke qene objektiv nje largim nga fshati si ne qytete apo ne rrethina apo ne meigracion, tashme ka ardhur koha t’irikthehen tokes, malit, pyllit etj. Shqiperia nuk mund te zhvillohet ndryshe dhe vetem me punesim, sidomos te vajzave dhe grave, ne industrine e fasonit me paga qesharake dhe pa ndonje siguri. Ajo qe prodhon vete nuk vdes kurre. Njerezit do hane e do pine, pra do konsumojne dhe keshtu prodhimi e ka te garantuar tregun, per vete dhe per te tjeret. Vetem se fshati do ndihmuar sidomos me infrastrukturen rrugore, se pjesen tjeter nuk e ka keq. Nga sa kam pare edhe nga kronikat ne TV, fshataret te paren kerkojne rrugen. Po ashtu duhen ndihmuar fillimisht me kredi te buta (se nuk jane te gjithe me fat si politikani Ndre Legisi, dhe nuk e kane token e tyre, te blere apo te trasheguar, 7 km larg Tiranes, (me mire thuaj ne Tirane). Perfundimisht keto lloj inisiativash pavaresisht se nga merren duhen perkrahur. Duhet pranuar se Ndreja mund te jete ne te fundit sesi ky ka plot shambuj ne Shqiperi por fatkeqesiht nuk u bejhet pubicitet, jo per ata po per te tjeret qe ende hezitojne te perfshihen apo te “rrezikojne”, ne ate drejtim, ku porbabiliteti i deshtimit eshte minimal ose thiajse zero. Nuk do fitohet ndonje gje te madhe mbase, por nuk do lypesh e do t’i lutesh shtetit per ndonje pune 15.000 te reja, apo ndonje asistence e ndihme sociale, sa per te mbajtur frymen. Kjo eshte varferia e vertet ne fakt.
Kush te pengon ta fillosh me 5-6 krere dhi o Zaho !-Rendesi ka ta fillosh,pastaj te meson vete puna,por ne s’kemi durim, ne duam shume e te gjitha menjehere .Vetem nje gje ben gabim Ndreçi(keshtu e quante Nano)qe flet mire per ish shefin qe ne ate kohe e vleresonte (sipas fjaleve te vete Fatos Nanos) me pak se nje lavatriçe.
Ndreu, politiken e kishte per te mbushur thesin.
Fermen e ka per te ushtruar profesionin.
Fatkeqesisht te gjithe parlamentin i kemi fermer.
Mjere shqiperi per politikanet qe ka pasur dhe dote kete.
Si ishte puna qe morì 300mil leke kredi te azhbr me planin e biznesit te te birit…ha ha ha ha…Thuje qarte mer Ndreke qe kishe mik dhe e more se te qe per planin e biznesit te tet biri…
Hallall! Ky ka qene gjithmone i ndershem dhe, deri diku, i pakorruptuar. Interesant se pasi njohu mire Edi Ramen dhe Ilir Meten, ju shtua dashuria per hajvanet dhe derrat…
Respekt, per punen dhe mendjen, kaq kisha, lum ai qe kupton qe politika ne shqiperi te con ne rrenim dhe ja mbath e ben nje jete te qete. Respekte per pune, sme inetersojne se ku gjete token, apo 300 milion, une shoh njeriun e punes, “kush punon zoti i dhashte” thote populli.Te ishin politikanet shqipetare aq largpames sa te vidhnin e investonin ne bujqesi sot do ishim 100 here me mire se sa jemi por sjane te tille te gjithe. Respekte per punen dhe duart e arta.
Bravo, nje mesim i mire per te gjithe! Jane grumbulluar gjithe plehrat ne
Tirane dhe hane njeri tjetrin. Me mire larg prej tyre, koken thefshin. Po
si griu kanceri, do te grihen vete…….
Drejt keni ju qe se keni provu bujqesine,por b=Ndre Legisi e gjeti shtruar.Mire nuk ka rrh]uge por token kush ja dha?Po kredin ku e gjeti ?Kush fermer ka mar 300 miljon leke? Pse ne Tirane u jepkan keto kredi por mos eshte ortak dhe i biri atij qe dha kredine?Ai sheh koleget ne rruge qe shesin por pse si jep dhe atyre toke apo mbaroj pat vetem per ish deputetin? Ky djali i Ndres qenka shume i zgjuarmos ka mbaru noj shkolle ne Suedi sepse bursa marin deputetet? Mua me pelqeu se dha nje ide te bukur ne televizion BENI ZGJEDHJE TE REJA,
POR PARA ZGJEDHJEVE TE DORZOJ TOKEN QE KA MARR SE MUND TA KETE BLERE ME NJE EURO .
Po ti Guri apo Druri si e ke emrin, mos duhet me te von edhe CV e cunit qe te te mbushin mendjen ty. Kaq trongull je. Fermeret qe njef ti po ti japesh 300 mio e mbajne frymen ke eurolloto e pare qe gjejne rruges. Ka plot njerez qe marrin kredi dhe jetojne po ik bej ndonje poc dhe mos shaj kot njerezit qe nuk I njef dhe sta kane zone rrugen.
O moni nuk di je i bardh apo i zi sepse po qe i bardh nuk do flisje kuturu.Ku e di ti se ai qe mer Kredi shkon ne lloto por siduket e ke vete kete zanat.Une e njof Ndren se ka maru nja 10 vjet mbas meje por i rrofte antarsia e partise dhe fitoi.Ti po qe ortak me te ndihmoje.
Legisi eshte nje ikone e vertete shqiptare.
Por dembelhanja jone,qe di vec te lehe,me mendje dhe krahe te thare eshte normale qe te vjelle vrere.
Legisi thote me siper, qe e ka marre me qira ate toke dhe nuk eshte se ka shkelur ndonje ligj.
Forca Legisi,ti je njeriu i vertete,por fatkeqesisht shume i rralle ky lloj puntori ne kete toke.
Ndre Legisi ka qene deputeti me i mire qe ka pasur Mirdita deri me sot. Kurre nuk eshte bere pjese e pazareve por ak pasur nje te keqe, nuk nenshtrohej para kryetareve. Ne kohen e Legisit qarku Lezhe nuk kishte deputete kriminele sic ka sot. Ne ate kohe kishte PS te vertete, jo mercenare si sot.
Respekte per NDRE LEGISIN, qe e ka kuptuar qe politika, ne menyre te vecante ajo shqiptare, eshte e perdale ne te gjitha drejtimet.
Nuk kam ndermend ti futem asaj se si e mori kredine me mik ose pa mik, sepse fundi i fundit kredi eshte dhe ne qofte ne kete rast NDRE LEGISI nuk del i sukseshem, banka kredituese nuk e ka per gje ta marri pasurine e tundeshme dhe te pa tundeshme dhe mundi, djersa te shkon dem dhe per lesh. NDRE LEGISI, suksese ne biznesin tuaj bujqesor-blegtoral.
Kurse per ata qe thone ne nuk po i marrim pronat, ata jane vetem disa militant servila, frikacak qe vine nga rradhet e ashtuquajtureve ish pronar dhe te persekutuarve politik qe per 25-se vjet i kane bere fresk, temena, lepe-peqe Partise Demokratike dhe shpellarit komunist SALI BERISHA, agjent dhe bashkepunetor i sigurimit te shtetit me pseudonimet “PENICELINA” dhe “BISTURIA” i cili zbatoj me besnikesi udhezimet dhe direktivat e KATOVICES qe pronareve legjitim dhe persekutuarve politik genjeni, mashtroni deri ne gen duke i dhene ne dore nje leter pa vlere qe gjoja po te jepet prona dhe te sorollaten nga zyra ne zyre, nga gjykata ne gjykata.
Te cilen Partia Demokratike dhe mashtruesi SALI BERISHA e realizoj me sukses te plote, sepse nga 25-se jete politike, 13-te vjet ishte ne pushtet, ne pozite. Ne vitin 1992 me bekimin, miratimin dhe aprovimin e Partise Demokratike, te SALI BERISHES me takemin e tij krijuan dhe votuan LIGJIN FAMEKEQ 7501 ne KUVENDIN e SHQIPERISE. Pra, PARTIA DEMOKRATIKE (SALI BERISHA) dhe PARTIA REPUBLIKANE (FATMIR MEHDIU) nuk kane mbrojtur asnjehere kerkesat e drejta dhe ligjitime te pronareve te vertete ligjitim (ish-pronar) dhe te persekutuarve politik. Kjo shtrese eshte perdorur keq nga komunisti demagog SALI BERISHA.
Dihet tashme per te mbrojtur te drejtat e tyre, nje grup te persekutuarish politik u flijuan deri duke u djegur si rasti i LIRAK BEJKOS qe u dogj, u flijua duke vdekur. U pervelua dhe vdiq per nje kauze te drejte dhe ligjitime. Askush nga kjo shtrese nuk i perkrahu duke filluar nga JOZEFINA TOPALLI-COBA, SIMON MIRAKA, RESHAT KRIPA, BESIM NDREGJONI te cilet nuk jane as me pak dhe as me shume leva te qelbura te komunistit SALI BERISHA duke tradhetuar idealet e te pareve te tyre. Jo vetem kaq po jane bere deri agjent dhe bashkepunetor te sigurimit te shtetit me pseudonime si eshte rasti me flagrant i JOZEFINA TOPALLI-COBA qe kishte pseudonimin “DESINJATORJA”, qe deri tani nuk e ka pegenjeshtruar asnjehere.
Sa per punen e PARTISE SOCIALISTE, EDI RAMES dhe FATOS NANOS e kane thene qarte dhe sakte qe ne nuk i mbrojme interesat e pronareve ligjitim (ish pronar) dhe te persekutuarve politik. Nuk duam asnje lidhje me to.
Pamvaresisht se eshte shume vone pronaret ligjitim (ish pronaret) dhe persekutuarve politik akoma nuk po mesojne nga situatat sepse ecin sipas teorise qe: “GESHTENJAT NXIRREN ME DUART E TE TJEREVE”. Tung debila pronar “ligjitim” dhe te persekutuar politik se me ju nuk shkohet hic gje kundi sepse keni mendesi, ide te pjerdhura.
Bravo Ndre nje interviste e lire dhe e sinqerte . Ju cunat e kafeneve lejini dokrrat dhe konspiracionet qe ju vijn nga tymi i cigares bohu i pak me serioze .
Me respekt te thelle i dashur Ndre, ke gjetur zgjidhjen e duhur, fal dhe djalit tend te nderuar e te kompletuar. Une te uroj me gjithe shpirt se pari shendet per ty dhe familjen dhe prosperitet. Njeriu i ndershem e puntor e gjen gjithmon zgjidhjen, pamvaresisht veshtiresive dhe paqartesive fillestare. Ti po ndjek shembullin e te pareve tane, qe ne kushte akoma me te veshtira e nxirnin me thonje buken e gojes e mbijetonin. Ke bere mire qe u largove nga politika dhe ndoqe profesionin tend te nderuar te specialistit te bujqesise dhe gjurmet e tradites popullore, duke u bere njekohesisht shembull per te tjeret ne fshatin shqiptar me plote hapsira zhvillimi. Te kam ndjekur vazhdimisht ne hapat e para ne politike e me tej, veshtiresite e perpjekjet me te ne 1996 e me tej, por njeriu i ndershem mbetet i tille, e ka ne gen kur i thone. Rendesi ka qe njeriu ne jete te gjeje vetveten dhe te doje te tjeret e te bashkepunoje, sikurse ke bere e po bene ti, i dashur Ndre. Shpresoj qe nje dite te te takoj nga afer. Me sa jam ne dijeni, kete rruge ka ndjekur edhe profesori i Mbrojtjes se Bimeve ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, ku ke punuar dhe ti, Rexhep Uka: edhe ai i la lamtumiren politikes e ofiqeve dhe krijoje fermen e tije bujqesore ne Laknas te Kamzes, 15 kilometera larg Tianes: dhe ai ne gjurmet e te pareve e tij.
Respekt.
ARRATISJE NGA LIRIA.
Hahaaaaa, shume e thjesht me 300.000 euro tè ngresh nje ferme nga zero….
Nde Legisi ka qene nje nder politikanet me te ndershem, por jo qe tregon eshte shume e bukur per te qene e vertete.
Vihet nga hiçi, behen ca leke ne politike edhe pse jo sa te tjeret, leket dalin per te jetuar pa patur frike se nuk arrin ne fund te muajit dhe ndiqen pasionet per qejf.
Gjithsesi respekte qe ka ditur te largohet me nder.
epo kesaj more vellezer i thone me plote gojen ….o ilir o monikqir ..o ilir o monik-shkerdhyer,o ilir o pragqir ,o ilir o femij-qir
Zaho koka
MOS i hyn asaj Pune te merresh me prona
Se po pregatiten ca politikane te rinj ca lri fresha frd
Qe sa t’ pasurohesh do ta gjejne klecken ta konfiskojne
Ndreu paska qene kunder 7501
Por ish ministri brendshem
E paska perjashtu
Legisi paska ik nga xhungla politike
EPO u merrka vesh ma mire me kafshet.
Eshte vertete nje inisiative per tu perkrahur nga ata qe kane lene fshatin dhe profesionin e tyre duke ardhur ne qytet ,po te mos kishin bere kete ky vend do te ishte ndryshe,por pas vitit 1990 nuk kishte politikan tja mesonte kete. Meqenese Ndrea nuk e di se cfar e ka pasur gjyshin Edi rama po ja tregoj une , e ka pasur mekanik per rregullimin e automjeteve ne nje servis privat ne qytetin e Durresit.Fale ketij profesioni u punesua ne Ministrine e jashteme ne Tirane si shofer dhe mekanik automjetesh te ketij institucioni.Por Edi nuk do tja dije per zanatin e gjyshit se ai ai ka perqafuar politiken megjithse thote se nuk jam politikan por jam nje njeri qe dua te ndryshoj per te mire vendin te shohim si do ta ndryshoj !?.Politika i terheq njerzit per te marre pushtetin se ndihen zot dhe bejne cfare te duan ,pastaj harrojne premtimet qe kane dhene dhe shikojne te pasurohen sa me shpejt per veten e tyre pa pyetur per popullin qe i kane kerkuar voten dhe ai ja ka dhene duke i besuar per ate qe i kane premtuar .Popullin nuk mundet ta genjesh perhere sepse rradhen tjeter ai te shkul nga karrikja e pushtetit, prandaj kujdes me popullin ai te duron , por me pas te flak qe mos te shkoje me mendja ta genjesh perseri..
Në mars 1998 policia arreston pjesëtarë të UÇK-së në Tropojë…
Shkoj në Ministri të brendshme me kërkua lirimin e tyre. Në hyrje të Ministrisë me pyetën të kush do shkoj dhe nëse kam termin. I zënë ngushtë, me ra ndërmend emri i NDRE LEGISIT. U them: “Të Zotëri Ndre Legisi”. U befasuan, sepse ai ushtron funksion të lartë: Sekretar shtetëror (nëse e kam mbajt mend saktësisht). I telefonuan që ta njoftonin. Më thanë: “Ju mirëpret.”
Nuk e njihja personalisht, nuk kisha komunikuar ndonjëherë.
Vërtet më mirëpriti.
Ia paraqita rastin. U zu ngushtë. Më erdhi keq. Më sqaroi se drejtor i përgjithshëm i policisë është Sokol Bare dhe prandaj duhej të shkoja të ai.
Pas bisedave për rrjedhat dhe për vështirësitë me përcolli deri të zyra e Sokol Barës. Nuk e gjetëm aty. Më tha prit pak, me sqarim se po interesohej ta gjente.
Në ndërkohë aty pari kalo Ilir Çano. U befasua kur më pa. Me mori në zyrë të tij. Aty mësova se ishte zv-drejtor i Policisë se Shqipërisë (edhe pse me kishte rastisur të rrija shpesh me te, meqë interesohej nëse kishim nevojë për ndihmë të tij.).
Ia paraqita gjendjen e tensionuar në Tropojë, për shkak të arrestimin të kuadrove të UÇK-së. I erdhi keq. I telefonoi menjëherë drejtorin e policisë në Bajramcurr, Drejtori Z. Hyka. Ai e njofton se ashtu e kishte urdhëruar Sokol Bare.
Z. Çano e urdhëroi ti lironte dhe policitë të mirësilleshin ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.
Në dalje nga zyra takova sërish Z. Legisi. Më pyeti nëse isha mirëpritur.
U ndamë duke më thënë serish: “Jam në dispozicion që të ndihmoj sa kam mundësi…”
Mbrëmë përcolla emisionin në tv me Ndre Legisin. Më erdhi keq për zhgënjimet e tij partiake, qeveritare e politike…
Mu rikujtua takimi i marsit 1998: “Fisniku edhe në baltë nëse rrëzohet, nuk ndotët!” – mendova me vete.
Pergezimet me te mira dhe vleresimet me te larta per Ju insiativen e arritjet, jeni shembull shume pozitiv per mjafte te tjere qe duan te punojne.mbaresi.
Une personalisht nuk e njoh zotin Ndre Legisi por si politikan e kam ndjekur dhe e kam vlersuar per qendrimet e tij ne parlament gjate diskutimeve te tij, por komentin e zotit Kelemti e lezova me ankth cdo rrjesht se mos ne ate pozicion qe paska psur ne ate kohe delikate per Kosoven, zoti Legisi te kishte bere ndonje gabim, por mora fryme lirisht kur pashe qe i nderuari Kelmendi ishte pritur dhe ruante per zotin Legisi ate respekt ku thote “Mu kujtua takimi i marsit 1998: “Fisniku edhe ne balte nese rrezohet nuk ndotet” Zoti mos e lashte kombin shqiptar pa njerez te mire. Faleminderit zoti Legesi dhe faleminderit shume zoti Kelmenti per sinqeritetin. Zoti ju ruajte!