Nga dita e sotme, vogëlushët e zonës së Bregut të Lumit kanë një çerdhe të rikonstruktuar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në çerdhen “Zërat e Jetës”, ku mori pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të kësaj godine me mbështetjen e Alpha Bank, e cila u bë pjesë e nismës “Adopto një çerdhe”.
“Fakti që sot ‘Zërat e Jetës’ është një ndër çerdhet më model të Tiranës, pikërisht zonën e Bregut të Lumit, në një nga lagjet më të varfra dhe me kushtet ekonomike më të vështira, është tregues se kemi të njëjtën vëmendje si për qendrën e Tiranës, ashtu edhe në periferi, për t’u siguruar që çdo qytetar i Tiranës merr të njëjtat shërbime”, deklaroi Veliaj. Çerdhja “Zërat e Jetës” është pjesë e projektit të nisur nga Bashkia e Tiranës pak kohë më parë për adoptimin e çerdheve, për të cilat u kërkua ndihma e bizneseve për t’i kthyer në funksionalitet të plotë.
“Më vjen mirë që kjo çerdhe model është bërë pjesë e projektit “Adopto një çerdhe”, ku shumë kompani iu përgjigjën thirrjes sonë dhe dua t’i falenderoj publikisht 31 kompanitë sepse sot kemi marrë një produkt, i cili nëse do të kishim pritur për kalendarin periodik të punimeve të Bashkisë, do të ishin dashur 10 vjet për të ardhur në këtë situatë”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi “Alpha Bank” që iu përgjigjën ndër të parët thirrjes për të marrë një çerdhe në adoptim. “Jam i ndërgjegjshëm që Tirana ka shumë probleme. Pyetja më e rëndësishme është: Nga t’ia fillojmë. Ne kemi zgjedhur të fillojmë nga qytetarët më të vegjël, nga ata që nuk votojnë e nuk paguajnë taksa, pikërisht sepse besoj se forca e një qyteti duket se si drejton më të dobëtit dhe më të vegjlit”, theksoi Veliaj.
Duke e konsideruar nismën “Adopto 1 çerdhe” si të suksesshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka preferuar të shikojë nga afër se çfarë është bërë nga donatorët, të cilët kanë raportuar të përfunduar godinat e marra në patronazh. “Më rezulton që gjithçka që është raportuar nga donatori përputhet në mënyrë të përsosur me atë që pashë me sytë e mi. Më vjen mirë që ofrojmë shërbim fantastik, cilësor, ndoshta edhe më të mirë se shumë çerdhe në ish Bllok ose brenda Unazës së Tiranës”, përfundoi Veliaj.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank, Periklis Drougkas, i cili falenderoi Bashkinë e Tiranës për mundësinë që i dha për të rinovuar këtë çerdhe. “Jemi krenarë për faktin që jemi këtu sot dhe jemi po ashtu krenarë që shohim fytyrat e gëzuara të fëmijëve. Jemi të gëzuar se jemi pjesë e këtij ekipi, që bashkë me bashkinë të kontribuojmë për të bërë më të mirë jetën e qytetarëve dhe veçanërisht të fëmijëve. Aktiviteti ynë ka qenë gjithnjë në shërbim të komunitetit dhe ne do të vijojmë të mbështesim projekte që kanë si qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit”, tha Drougkas.
Në çerdhen “Zërat e Jetës”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank, Periklis Drougkas, shpërndanë dhurata për të vegjlit.
Bravo Zoti Veliaj ,sa mire e sa para do ish shqiperia Po te kishte shume si ti.Zoti te Bekoft!
Po lajmi i kabllove qe vareshin ne Kabulin e Tiranes ku e cuat? Hahaha, me urdher te kryebashkiak Hajvan Veliaj u hoq! Ky vend ka shume media rrumpalle si ju (qe as media nuk jeni)……..ka nevoje urgjente per nje media te pavarur qe eshte profesionale dhe besnike ndaj principeve dhe vlerave te larta te gazetarise. Bythelepiresat dhe inkompetentet nuk i hyjne askujt ne pune.