Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur i kënaqur nga rezultatet në mjedis të një dite pa makina.
Përmes një postimi në Facebook, Veliaj duke ju referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit thotë se dy treguesit që shkaktohen nga tymi i mjeteve, ka rënë ndjeshëm në të gjithë Tiranën.Veliaj:
“Shiko rezultatin e 1 dite pa makina!Sot Tirana u mbush me frymë, ndërsa të gjithë ne kemi thithur më pak ndotje. Të dhënat inkurajuese të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tregojnë se vetëm nga mungesa e qarkullimit të makinave në sheshin “Skënderbej” nga ora 06.00 deri në 14.00, niveli i NO2 dhe Benzenit, dy treguesit që shkaktohen nga tymi i mjeteve, ka rënë ndjeshëm në të gjithë Tiranën”.Veliaj e ka një përgjigje edhe për kritikët e nismës së ditës pa makina që u përballën të martën me trafik të rënduar.
Veliaj: “Çdo ndryshim fillimisht has rezistencë, pastaj bëhet traditë – 2 mijë vjet histori e provojnë këtë. Nëse ‘të stresoi’ dita pa makina, shko bëj një analizë të mushkërive apo yndyrës në gjak për të kuptuar çfarë duhet të të stresojë SERIOZISHT! Kanceri nga ndotja dhe obeziteti janë dy vrasësit më aktive të qytetit. Jeto shëndetshëm, Bashkia është në krahun tënd që të jetosh gjatë”.
OR VELIAJ …. MBARONI UNAZEN E MADHE TE TIRANES …. DHE DO TE CLIRONI SHUME VEND PER PASTRIMIN E AJRIT …. SE KAMIONAT DUHET TE KALOJNE NGA UNAZZA … DHE CLIROHET QARKULLIMI …KAQ GJE TE THJESHTE NUK E KENI KUPTUAR …POR BENI SIKUR ..SKUPTONI …. DHE MBILLNI PEME ..DHE BENI PARQE … KJO ESHTE NDRYSHIMI …
Cfare mashtruesish na solli Rama ne partine Socialiste. U pastrua qyteti per nje jave. Cfare mashtruesi eshte ky o njerez? Ky ne Tirane e Koco ne jug. Ne veri plot me burgaxhinj. Pse kjo eshte partia socialiste? Nuk e votoj me partine socialiste me keta. Eshte mbledhur gjithe llumi. Cohuni socialiste ta pastrojme