Tahiri: Gjuha e urrejtjes ndaj policisë, më së pari i shërben botës së krimit

23 Shtator 2015, 12:42Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm, ndaj të cilit opozita ka vendosur një rekord për konferencat dhe akuzat ndaj tij në këto 2 vite qeverisje, deklaroi sot se gjuha e urrejtjes ndaj policisë, i shërben botës së krimit.

Unë besoj që nuk ka pasur kohë, në këto dy dekada kur policia ka qenë subjekt i akuzave i shpifjeve dhe mbi të gjitha i gjuhës së urrejtjes ndaj policisë. Nuk ka pasur kohë tjetër gjatë këtyre dy dekadave kur politika ka konsideruar policinë një çështje të politikës së ditës, subjekt akuzash, subjekt shpifjesh dhe subjekt të gjuhë së urrejtjes.  Dhe nuk ka vend tjetër  demokratik ku për hir të politikës së ditës  të përdoret  dhe policia dhe mbi të gjitha gjuha e urrejtjes ndaj policisë.  E kujt i shërben kjo?

Sigurisht, më së pari  botës së krimit që në një mënyrë apo në një tjetër përfiton nga cenimi i marrëdhënies së besimit të qytetarit dhe institucionit dhe Policisë së Shtetit.

Dhe, në qoftë se dhe atëherë kur policia bën sukses në punë e saj ka gjithmonë një motiv për të akuzuar, për të  sulmuar dhe  për të përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj policisë, sigurisht ky mision bëhet i vështirë”, tha Saimir Tahiri.

Policia e Shtetit ka krijuar një model të shëndosh të marrëdhënies me komunitetin gjatë këtyre dy viteve të fundit dhe kjo falë vullnetit të qeverisë dhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët.

Këtë tha Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë ceremonisë përmbyllëse të projektit shqiptaro-suedez për “Policimin në Komunitet”.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, përfaqësuesi i ambasadës suedeze në Tiranë, Johan Ndisi, Drejtori i Programit të Policimit në Komunitet, Robert Korkuti etj.

Ministri Tahiri në fjalën e tij u shpreh se në këto dy vite, Policia ka çrrënjosur imazhin e saj të keqtrashëguar nga qeveria e shkuar.

Po ashtu, Tahiri u shpreh se korrupsioni në radhët e Policisë mbetet problemi kryesor. Ministri i Brendshëm akuzoi se baltosja e policisë i jep kurajo krimit, prandaj nënvizoi Tahiri, rilindja e policisë kalon përmes bashkëpunimit dhe jo baltosjes së saj. Ai gjithashtu inkurajoi të gjithë qytetarët të denocojnë shkeljet e kryera nga punonjësit e Policisë.

“Ne i jemi mirënjohës Suedisë për ndihmën e dhënë për Policinë e Shtetit. Ne e dimë se ka pritshmëri të lartë të publikut si pasojë e rezultateve. Vijimi i programit do të shkoj aty ku duhet për të vlerësuar burimet njerëzore me efiçencë. Kjo na ndihmon për të krijuar një model marrëdhënie mes policisë dhe qytetarit, komunitetit. Një model që do jetë bazë e punës së Policisë”, theksoi Tahiri.

“80 milionë euro në 20 vite janë investuar nga partnerët dhe këtu lind pyetja, a kemi qenë efiçentë në përdorimin e atij kapitali? E dimë që jemi larg pritshmërive dhe për këtë arsye gjatë këtyre dy viteve kemi krijuar infrastrukturën e duhur që qytetari të ketë një mjedis të përshtatshëm për të krijuar marrëdhënie solide me Policinë. Po ashtu i kemi dhënë mundësi qytetarit të ketë mjedis të përshtatshëm për denoncimet apo abuzimet e punonjësve të policisë. Për këtë hyn në punë dhe teknologjia më e re e vendosur në shërbim të qytetarit”, tha Tahiri.

“Kemi trashëguar një polici të rrënuar dhe ky është problemi kryesor. Policia ishte instrument represiv ndaj qytetarit dhe jo e besueshme. Policia nuk ngjallte respekt dhe në këto dy vite, puna jonë është bazuar tek çrrënjosja e kësaj kulture. Polici ishte arrogant, por sot ai është më tolerant, më njerëzor. Mbetet ende objektiv lufta ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit”, theksoi Tahiri, duke i bërë apel qytetarëve shqiptarë për bashkëpunim duke denoncuar çdo rast abuzimi.

Takimi i sotëm shënon formalisht fundin e projektit të Policimit në Komunitet, i cili ka zgjatur 3 vite e 6 muaj. Projekti kishte në thelb krijimin e kapaciteteve, të cilat do të ndihmonin në krijimin e marrëdhënieve të shëndosha me komunitetin. Në këtë projekt janë angazhuar mbi 70 organizata të shoqërisë civile nga e gjithë Shqipëria dhe risi ishte partneriteti me biznesin.

5 komente në “Tahiri: Gjuha e urrejtjes ndaj policisë, më së pari i shërben botës së krimit”

  1. ppsh says:

    Makina e hashashit si i ka punet ??

  2. Stefi Greqi says:

    Mos ma keq se opozita jone z Tahiri vazhdo odjale se ti e di …Qente lehin karvani shkon perpara.

  3. Stefi Greqi says:

    Mos ma keq se opozita jone z Tahiri vazhdo odjale se ti e di …Qente lehin karvani shkon perpara.

  4. Ilir says:

    Eshte nje thenie e popullit: Pema qe leshon fruta goditet me gure. Se si ka qene situata e rendit ne kohen e SB kete e dine te gjithe. Prandaj i lutem z. Tahiri te vazhdoj sic e ka nisur dhe te mos merret me lehaqente

  5. poeti says:

    Ministri Tahiri te leje propaganden e tij enveriste dhe te jape pergjigje urgjentisht per implikimin e tij direkte ne trafikun e droges me kanabisin albanez dhe me kokainen kolumbiane, sepse Bota ka njohur edhe Al Kaponen ne SHBA qe i kendonte hymne sukseseve te tij ne luften me kontarbanden e uiskit gjate regjmit te THATE, nderkohe qe ai ishte kontrabandisti kryesor qe kishte pushtet te pakufizuar jo vetem ne Cikagon e viteve 30-te por ne te gjithe SHBA dhe Kanada.

    Ministri Tahiri te leje propaganden e tij enveriste dhe te jape pergjigje urgjentisht per implikimin e tij direkte ne trafikun e droges me kanabisin albanez dhe me kokainen kolumbiane, sepse:

    AMAN O RILINDJA SOCIALISTE SE NA PLASET SHPIRTIN ME KETE PROPAGANDE ENVERISTE QE JU BEN NJESOJ SI PARTIA BERISHISTE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje